Lajmet nga Vllaznia

Vllaznia merr rrogat para ndeshjes

Ne prag te nje perballje te rendesishme dhe shume delicate si ajo me Flamurtarin, lajme te mira vijne nga klubi I Vllaznise. Ne séancen e fundit stervitore ishte administratori I klubit Neritan Kalamishi I cili u takua me lojtaret dhe trajnerin Grima duke u komunikuar atyre faktin se rrogat kane dale. Futbollistet tashme mund te marrin parate e disa muajve dhe ndaj Flamurtarit do te jene me te qete ne aspektin psikologjik.

Vllaznia merr rrogat para ndeshjes
Grima garanton rrogat, rikthehen të dëmtuarit

Grima garanton rrogat, rikthehen të dëmtuarit

Tekniku i kuqebluve siguron futbollistët se do të marrin pagat. Shkodranët rikuperojnë lojtarët e dëmtuar për ndeshjen me Flamurtarin Pritej të ishte ndryshe, një seancë jo shumë normale që mund të niste edhe me bojkot të procesit stërvitor nga ana e futbollistëve. Por, kësaj situate i ka dalë në ballë tekniku Armir Grima, i cili po jeton me shqetësimin e drejtë të futbollistëve. Më parë në këmbënguljen e tij, përfaqësues të qeverisjes vendore kishin marrë premtimin se rrogat e futbollistëve do të kalohen patjetër përpara ndeshjes me Flamurtarin. Këtë lajm e ka përcjellë menjëherë tek skuadra. Madje, nga sa mësohet, në këmbënguljen e tij, Grima ka marrë garanci që kalimi i rrogave nga dega e Thesarit do të fillojë që nga dita e enjte. Një gjë e tillë ka bërë që “agresiviteti” i futbollistëve në kërkim të të drejtave të tyre të zbutet në maksimum. Me këtë frymë është zhvilluar edhe seanca stërvitore e së mërkurës që falë reshjeve të shiut që vazhdojnë të jenë të pranishme në qytetin e Shkodrës është spostuar në “Reshit Rusin”, një fushë kjo me bar sintetik.

Grima: Meritonim barazimin

Grima: Meritonim barazimin

Trajneri provizor i Vllaznisë është shprehur shumë entuziast për paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes në limite “Luajtëm mirë, ishim të barabartë dhe pësuam një gol të pafat në fund. Besoj se nga kjo ndeshje meritonim një barazim”

"Me 5 mungesa por nuk dorezohemi"

Pa 5 lojtare, Vllaznia do te tentoje nje rezultat pozitiv perballe kryesuesve te kampionatit Shqiptar, Partizanit. Situata ne klub ne prag te kesaj ndeshje te veshtire nuk duket aspak e mire pasi reparti I infermierise eshte I mbushur plot ndersa disa lojtare te formacionit te pare do te mungojne per shkak kartonash. Per zevendes trajnerin Ervis Kraja ky eshte nje shqetesim I madh por ndaj Partizanit, Vllaznia ka patur gjithmone fat dhe ka realizuar ndeshje shume te mira