Lajmet nga Vllaznia

Bashkia Shkodër-FSHF, miratohet marrëveshja për stadiumin

Është miratuar sot me marrëveshje të plotë në Këshillin e Bashkisë Shkodër, akt-marrëveshja e hartuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me impiantin “Loro Boriçi” FSHF do të përdorë këtë stadium për 20 vite, për ndeshjet ndërkombëtare të të gjitha ekipeve Kombëtare, sikurse dhe të klubeve shqiptare që marrin pjesë në Kupat e Europës, apo dhe për ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës

Bashkia Shkodër-FSHF, miratohet marrëveshja për stadiumin
Vllaznia nis largimet, të parët janë kosovarët Haxhaj e Lushtaku

Vllaznia nis largimet, të parët janë kosovarët Haxhaj e Lushtaku

Edhe Haxhaj e Lushtaku kanë qenë dakord për ndërprerjen e kontratave dhe për këtë arsye kanë pranuar të largohen nga Vllaznia. Ata kanë firmosur bashkë me administratorin Kalamishi dhe marrëveshjet përkatëse. Pasi janë likujduar në bankë për detyrimet e deritanishme, janë nisur drejt Kosovës pranë familjeve të tyre. Largimet e Haxhajt dhe Lushtakut mund të jenë të parat për Vllazninë, sepse në ditët e ardhshme nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe të tjera largime të lojtarëve, që nuk kanë justifikuar me blerjen e tyre nga kuqeblutë.

Përgatitjet anti-Laçi ; Shkodranët menjëherë në fushë, i futen punës

Edhe pse një ditë pas ndeshjes me Flamurtarin, kuqeblutë të dielën janë parë të stërviten në “Reshit Rusi”. Me këtë Grima ka dashur të tregojë se nuk ka kohë për të humbur pasi të mërkurën në orën 14:00 do të jenë mysafirë në stadiumin e Laçit. Nisur nga ngarkesa e marrë të shtunën ndaj Flamurtarit, për ato që kanë luajtur 90-të minuta, në program ka qenë një minutazh më i pakët, kryesisht me ushtrime atletike dhe përqendrim i punës me topin, ndërsa për pjesën tjetër të skuadrës program krejt i plotë. Ndonëse deri të mërkurën janë në dispozicion edhe dy seanca stërvitore, edhe në minutat e djeshme stafi teknik ka nisur menjëherë nga puna në përgatitjen e strategjisë anti-Laçi. Kuqeblutë e dinë mirë forcën dhe nivelin e skuadrës laçjane, ku krahas strategut të pankinë Cungu, në përbërje ka edhe futbollistë të tjerë cilësorë shkodranë. Tradicionalisht, gjatë viteve të fundit çifti Laçi-Vllaznia ka dhuruar emocione jo të vogla. Edhe këtë radhë pritet një gjë e tillë, aq më tepër kur sfida në fjalë do të luhet në një stadium të rikonstruktuar dhe në veçanti me një terren optimal, që falë edhe mënyrës së lojës që ka që Vllaznia pritet të jetë një avantazh për kuqeblutë për të realizuar objektivin e marrjes së pikëve edhe në transfertë.

Përgatitjet anti-Laçi ; Shkodranët menjëherë në fushë, i futen punës