Lajmet nga Vllaznia

VLLAZNIA KTHEHET NË SHKODËR, MBYLL PËRGATITOREN E ULQINIT

Vllaznia I ka dhënë fund sot përgatitjeve të saj në Ulqin dhe pasi ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore, është nisur drejt Shkodrës. Kuqeblutë u stërviten për 10 ditë në qytetin bregdetar të vendit fqinj ku zhvilluan edhe dy ndeshje miqësore, pikërisht ndaj Besëlidhjes dhe Deçiç dhe nga dita e nesërme do të nisin përgatitjet në Shkodër tashmë për ndeshjen e së dielës ndaj Skënderbeut, ndeshje kjo e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. E reja e kësaj skuadre vazhdon të jetë vetëm Endri Vrapi, futbollist ky që ka firmosur kontratë ndërkohë që ende nuk ka asgjë të re sa I takon lojtarëve të kërkuar për sulmin apo dhe ndonjë tjetri.

VLLAZNIA KTHEHET NË SHKODËR, MBYLL PËRGATITOREN E ULQINIT

Vllaznia prezanton Vrapin, tani pret edhe rikthimin e Tafilit

Bashkë me administratorin Astrit Gjyrezi ka firmosur kontratën dypalëshe dhe në fakt drejtuesit e klubit nuk kanë patur dëshirë këtë herë të bëjnë prezantim zyrtar të këtij futbollisti. Ai ka udhëtuar nën shoqërinë e drejtorit sportiv, Armir Grima, për t'u vënë në dispozicion të stafit teknik dhe për të nisur stërvitjen bashkë me pjesën tjetër të ekipit.

Vllaznia prezanton Vrapin, tani pret edhe rikthimin e Tafilit
CUNGU: FANELLËN E VLLAZNISË S'MUND TA VESHË KUSHDO

CUNGU: FANELLËN E VLLAZNISË S'MUND TA VESHË KUSHDO

Largimi I tre futbollistëve të huaj që kishin ardhur për t'u provuar, natyrisht që ka qenë vendimi I duhur I marrë nga trajneri Cungu I cili ka qenë shumë I ashpër në deklaratën e tij duke u ndalur tek gjendja e skuadrës shkodrane e cila ka shkuar në atë pikë saqë kushdo mund të mendojë se mund të veshë fanellën e saj por t

Probleme për Markun e Çinarin, përfundojnë në infermieri.

Ndonëse është vetëm dita e dytë e procesit stërvitor në tokën ulqinake, kanë nisur të dalin në skenë edhe emrat e parë të sektorit të infermierisë. Goditja e parë vjen në repartin e mbrojtjes, ku si pasojë e një ndërhyrje të ashpër të malazezit Cicmil ndaj Markut, ky i fundit ka mbetur i dëmtuar, ku me gjithë ndërhyrjen e stafit mjekësor nuk ka mundur të vijojë më tepër duke e lënë në mes seancën stërvitore.

Probleme për Markun e Çinarin, përfundojnë në infermieri.