Alsid Tafili: U ktheva me shumë dëshirë në shtëpinë time
Nuk kisha gjetur shumë hapësira te Partizani, ndaj, sigurisht që e kam pritur me shumë kënaqësi ftesën për të luajtur te skuadra e qytetit tim. Me drejtuesit e klubit kam rënë dakord fillimisht për një bashkëpunim deri në fund të sezonit, por kuptohet se kemi biseduar edhe për vazhdimësinë.