Vllaznia rigjen golin. Shtatë të tillë në dy ndeshjet e fundit
Më së shumti, ky numër i madh golash ka shërbyer për t'u dhënë gjashtë pikë atyre, me të cilat kanë krijuar njëfarë shkëputjeje nga Flamurtari dhe Bylis. Ky "shpërthim" i skuadrës shkodrane në fakt ka bërë përshtypje, sepse në 24 javë kampionat, ajo kishte shënuar gjithsej 20 gola. Ndërsa në dy javët e fundit, 7 gola.