E mbetur prej kohësh pa një sulmues të mirëfilltë, Vllaznia ka patur probleme serioze me golin në ndeshjet e fundit të vitit të shkuar, por edhe këto të këtij viti. Por, në dy ndeshjet e fundit, ato me Tërbunin dhe Tiranën, diçka ka ndodhur. Në 180 minutat e këtyre dy takimeve, kuqeblutë kanë shënuar plot shtatë gola. Më së shumti, ky numër i madh golash ka shërbyer për t’u dhënë gjashtë pikë atyre, me të cilat kanë krijuar njëfarë shkëputjeje nga Flamurtari dhe Bylis, dy skuadra rivale në rrugën drejt shpëtimit nga rënia prej kategorisë.

1

Ky “shpërthim” i skuadrës shkodrane në fakt ka bërë përshtypje, sepse në 24 javë kampionat, ajo kishte shënuar gjithsej 20 gola. Ndërsa në dy javët e fundit, 7 gola. Ky numër golash i shënuar së fundi ka bërë që edhe golaverazhi të shkojë drejt përmirësimit, teksa shifrat janë pozicionuar në 27-28. Shënuesi më i mirë i Vllaznisë është 19-vjeçari Erald Çinari, me 6 gola, ndërsa pas tij vijnë Ndriçim Shtubina, Arenc Dibra e Sebastian Sosa me nga 3 gola.

2

Më pas, Arlind Kalaja e Jetmir Sefa, me nga 2 gola. Vërtetë Vllaznia mund të ketë shënuar shumë gola në këto dy takimet e fundit dhe kjo falë punës së mirë të bërë në stërvitje, për të rregulluar diçka në manovrën sulmuese, ngaqë mungojnë sulmuesit e mirëfilltë, megjithatë duhet parë vazhdimësia nëse do të ketë sërish gola të tjerë apo jo.



 

Komentet