Lajmet nga Vllaznia

Cungu: Nëse tregohemi seriozë, mund ti marrim pikë Partizanit

Humbja me Teutën duket se është lënë pas në kampin shkodran. Skuadra tashmë e ka mendjen te takimi i radhës, që do ta luajë nesër në kryeqytet, ndaj Partizanit. Trajneri Armando Cungu në konferencën e zakonshme për shtyp, një ditë para ndeshjes, e ka vlerësuar shumë kundërshtarin, por nga ana tjetër ka lënë të kuptojë se nuk do ishte çudi nëse Vllaznia do merrte pikë. "Shpresoj që ndeshja me Teutën të ketë qenë një gabim elementar i yni dhe natyrshëm që ka qenë një nervozizëm i ligjshëm për paraqitjen e dobët që bëmë, por atë tashmë nuk mund ta kthejmë më pas. Duhet të shohim përpara, sepse kemi një ndeshje shumë të vështirë, atë me Partizanin, i cili është një ekip pretendent për titull, me shumë kualitete dhe me shumë cilësi brenda.

Cungu: Nëse tregohemi seriozë, mund ti marrim pikë Partizanit

Vllaznia, e gjitha në unison: Historia kërkon tjetër gjë prej nesh

Cungu: Pas pesë sezonesh lëngim shpresojmë dhe besojmë se do të arrijmë që të gjithë së bashku ta ngremë këtë emër në majat e futbollit shqiptar. Jetmir Sefa: Mua më bëri përshtypje gjithçka, se Shkodra është qyteti jo vetëm i sportit, por i kulturës dhe gjithçkaje. Vrapi: Realisht mund të them se këtu ndihem shumë mirë dhe shpresoj që në të ardhmen të jem këtu, nëse do të mbetem në planet e klubit

Vllaznia, e gjitha në unison: Historia kërkon tjetër gjë prej nesh