Lajmet nga Vllaznia

Një takim ndryshon situatën te Vllaznia

Një takim ndryshon situatën te Vllaznia

Vetëm 24 orë pas "alarmit" të Armando Cungut, i cili tha se ishte gati të linte drejtimin e Vllaznisë, gjërat kanë ndryshuar tërësisht në kampin kuqeblu. Ka mjaftuar ai takim i munguar dhe i paralajmëruar ditë më parë mes kreut të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe teknikut Cungu, që situata të ndryshonte tërësisht. Deklaratat publike që përcillnin shqetësimin e trajnerit shkodran Armando Cungu rreth së ardhmes së Vllaznisë kanë bërë që numri një i qytetit të "lëvizë" nga vendi. Edhe pse axhenda e kryebashkiakes Ademi, njëherazi edhe presidente e Vllaznisë, vazhdonte të ishte e ngarkuar në një program të ngjeshur pune, duke konstatuar se situata te Vllaznia mund të pësonte ndonjë devijim nga projektet e hartuara në fillim të vitit, ka gjetur mundësinë që të takojë teknikun Cungu.

Gurishta kthehet titullar pas 3 muajve

Gurishta kthehet titullar pas 3 muajve

Erdenis Gurishta u kthye të luajë si titullar te Vllaznia tre muaj pasi rrezikoi jetën në fushat e futbollit. Më 27 Shkurt gjatë sfidës me Laçin, mbrojtësi shkodran pësoi një goditje në kokë, duke u transportuar në spital në gjendje koma. Pasi fitoi betejën për jetën, 21-vjeçari është rikuperuar plotësisht për të vazhduar karrierën si profesionist.