Rubin Hebaj: Ja ëndrrat e mia
Ndeshja e parë si tit ullar, goli i parë dhe fitorja e parë e Vllaznisë në këtë kampionat. Rubin Hebaj është vetëm 18 vjeç dhe të dielën e 18 shtatorit 2016 do ta mbajë mend gjatë.
Ndeshja e parë si tit ullar, goli i parë dhe fitorja e parë e Vllaznisë në këtë kampionat. Rubin Hebaj është vetëm 18 vjeç dhe të dielën e 18 shtatorit 2016 do ta mbajë mend gjatë.
Trajneri i kuqebluve falënderon lojtarët për paraqitjen dhe fitoren, por kërkon nga të gjithë që në vazhdim të jenë më seriozë se kurrë
Eugent Zeka është drejtori i ri sportiv i klubit të futbollit Vllaznia. Ai është emëruar sot në këtë detyrë nga drejtuesit e lartë të këtij klubi dhe zë vendin e Armir Grimës që ka mbajtur këtë post prej pesë vitesh. Nga sa mësohet, Grima ditët e fundit ka paraqitur dorëheqjen në klub për shkak të angazhimeve të tij personale por edhe profesionale ngaqë siç dihet ai është trajner i kombëtares së futbollit të femrave.
Dy prej futbollistëve të Vllaznisë, pikërisht kapiteni Ndriçim Shtubina dhe Alsid Tafili, sot kanë ndërmarrë një veprim shumë fisnik. Duke shfrytëzuar faktin që ishte festa e Kurban Bajramit, ata kanë bërë kurban. Mishin e kanë dërguar te shtëpia e të moshuarve në Shkodër, në mënyrë që edhe ata të gëzojnë një ditë ndryshe. Një iniciativë që e kanë ndërmarrë në emër të të gjithë ekipit, futbollistëve dhe stafit teknik. Ekipi nuk ka qenë në qytetin e vet së fundi, për shkak të angazhimit në ndeshjen e radhës, të luajtur pasditen e së hënës, në Elbasan, ndaj Partizanit, por mëngjesin e sotëm, puna e parë që kanë bërë kuqeblutë, ka qenë ndarja e kurbanit.
Barazimi në ndeshjen e parë hapëse të kampionatit, atë ndaj Kukësit, është konsideruar rezultat pozitiv në kampin shkodran. Natyrisht që të gjithë shkodranët dëshironin fitoren në këtë përballje, megjithatë trajneri i Vllaznisë Armando Cungu mbetet "me këmbë në tokë" e për këtë thotë: "Ndeshjen edhe mund ta kishim fituar sepse na u krijuan dy-tre raste shumë të volitshme. Por e kam të qartë se edhe kundërshtari pati rastet e tij dhe në këtë aspekt, duhet të jemi të kënaqur me barazimin. Në fakt, pikësynimi im para ndeshjes ishte të mos humbnim duke ditur edhe forcën e kundërshtarit dhe për këtë arsye, i kisha porositur të mos zhballancoheshin shumë në fushë.