Jam i bindur se kemi ende shumë për t'u përmirësuar dhe në ndeshjet e ardhshme do të jemi edhe më mirë". Numri 1 i pankinës kuqeblu ka folur edhe në lidhje me mesfushorin kroat Ivor ëeitzer i cili u aktivizua në pjesën e dytë të takimit ndaj kukësianët dhe Cungu ka thënë kështu për të: "Duke ditur se ai nuk kishte përgatitjen e duhur fizike, vendosa ta aktivizoj në pjesën e dytë për rreth 30 minuta por ndoshta unë kam këtu një pjesë të fajit sepse me aktivizimin e tij loja në mesfushë ra në aspektin e markimit të kundërshtarit. Ndoshta duhej ta kisha aktivizuar disa minuta më pak, 15 apo 20, gjithsesi është një element që besoj se do të na vlejë në të ardhmen". Skuadra shkodrane në fakt nuk do të ketë kohë "të marrë frymë" sepse menjëherë vjen përballja e rradhës me Partizanin që do të zhvillohet ditën e hënë. I pyetur në lidhje me të, Cungu ka thënë: "Sërish kemi të bëjmë me një ndeshje të vështirë, madje më të vështirë se ajo me Kukësin sepse do të luajmë në transfertë me ekipin nënkampion të Shqipërisë. Por pavarësisht kësaj, ne do të shkojmë të bëjmë maksimumin tonë për të mos dalë pa pikë edhe nga ajo ndeshje por gjithsesi unë do të kërkoj nga futbollistët e mi të japin maksimumin ashtu siç dinë ata ta japin dhe nëse ndodh kjo, mund të marrim diçka në këtë takim".

Komentet