Java e 7-te: Vllaznia humbet kunder Lacit
Vllaznia rikthehet të luajë në "Reshit Rusi" dhe klubi hap dyert për tifozët, në mënyrë që ata të jenë sa më të shumtë, për të kaluar ekipin e Laçit.
Vllaznia rikthehet të luajë në "Reshit Rusi" dhe klubi hap dyert për tifozët, në mënyrë që ata të jenë sa më të shumtë, për të kaluar ekipin e Laçit.
Ditën e sotme është ndarë nga jeta një nga figurat e njohura të futbolli shkodran, Esat Rakiqi. Në moshën 73-vjeçare, ish-futbollisti dhe trajneri me përvojë të madhe në futbollin shqiptar, ka humbur luftën me një sëmundje të rëndë.
Vetëm 45 ditë pas inagurimit të stadiumit "Loro Boriçi", ka filluar ndërhyrja në tapetin e tij. Federata Shqiptare e Futbollit, është detyruar të bëjë një ndërhyrje të tillë në mënyrë që ta kthejë në parametrat optimalë dhe ta bëjë gati për ndeshjen e rradhës të kombëtares shqiptare, atë që do të luhet më 12 nëntor ndaj Izraelit. Për këtë arsye, prej dy ditësh, punonjësit e terreneve sportive kanë nisur punën në këtë impiant sportiv. Nuk bëhet fjalë për heqje krejtësisht të tapetit aktual dhe vendosjen e një të riu por specialistët përkatës kanë menduar një zgjidhje tjetër për mbledhje bari dhe bashkimin e tij me barin aktual.
Sot, në orën 14:00, në stadiumin e Peqinit, do të luhet takimi Luftëtari-Vllaznia. Skuadra shkodrane ka zhvilluar përgatitjet e fundit për këtë ndeshje dhe, sipas trajnerit Armando Cungu, objektivi i saj është i qartë: marrja e 3 pikëve.
Humbja e së shtunës në Korçë, ndaj Skënderbeut, sigurisht që nuk është kaluar lehtë në kampin shkodran. Drejtuesit e klubit, si dhe stafi teknik, më shumë kanë qenë të shqetësuar me lojën e dobët, të zhvilluar në këtë transfertë. Pasditen e djeshme, ekipi kuqeblu ka zhvilluar analizën përkatëse. Vetë klubi e ka konsideruar një analizë të zakonshme, ashtu siç ndodh rregullisht tek ky ekip, në ditën e parë të stërvitjes, pas ndeshjes, dhe kjo ndodh si në rastet kur skuadra fiton, barazon, apo dhe humb.
Shkon në dy numri i mungesave të sigurta në formacionin e Vllaznisë për ndeshjen me Skënderbeun, ditën e shtunë. Pas asaj të mesfushorit Bardulla, për shkak kartonësh, konfirmohet edhe mungesa e mbrojtësit Marku, por këtë herë për dëmtim. Lojtari nuk luajti as në ndeshjen e kaluar ndaj Korabit, pikërisht për shkak të shqetësimeve që ka ndjerë në gjurin e tij të majtë. Nga sa mësohet, ai ka bërë edhe rezonancën magnetike, nga e cila është konstatuar një çarje e meniskut.