Lajmet nga Vllaznia

Vllaznia mund thelle 6-0 Kamzen per Kupe

Hapi I parë I hedhur para tre javësh në Kamëz, është pasuar me një të dytë pasditen e së mërkurës dhe Vllaznia është kualifikuar për në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Nëse në ndeshjen e parë kuqeblutë kishin fituar 2-0, në ndeshjet e kthimit ata kanë shënuar plot 6 gola në portën kundërshtare, pa pësuar asnjë. Tre prej tyre janë shënuar në pjesën e parë dhe kanë patur për autorë Dycën, Pepën dhe Krymin. Pikërisht këto gola, kanë bërë që skuadra mike të dorëzohet totalisht. Kjo është vërejtur në pjesën e dytë të ndeshjes, kur futbollistët e Vllaznisë jo vetëm kanë shënuar edhe tre gola të tjerë por kanë patur mundësi të shënojnë edhe më shumë.

Vllaznia mund thelle 6-0 Kamzen per Kupe
Tri të verdha, Alsid Tafili mungon në Kukës

Tri të verdha, Alsid Tafili mungon në Kukës

Një nga lojtarët më stabël në formacionin kuqeblu të këtyre 9 javëve të para të kampionatit ka qenë mesfushori Alsid Tafili. Megjithatë, për sfidën e radhës me Kukësin, që do të luhet ditën e diel, ai do t’i mungojë formacionit shkodran. Në ndeshjen e djeshme, me Tiranën, ai është ndëshkuar me karton të verdhë, që ka qenë i treti për të dhe për këtë arsye, në ndeshjen e ardhshme do të jetë i detyruar të mungojë. Kjo do të jetë ndeshja e pare, që trajnerit Cungu do t’i duhet të bëjë planet pa këtë futbollist në qendrën e mesit të fushës.

Marku drejt rikuperimit, për Bardullën ka ende dilema

Marku drejt rikuperimit, për Bardullën ka ende dilema

Pragndeshja me Teutën po shoqërohet nga lajme përgjithësisht të mira në kampin shkodran, sa i takon kontigjentit të lojtarëve të gatshëm. Prej 4 javësh, mbrojtësi i majtë, Antonio Marku, kishte shfaqur probleme në gjurin e majtë, por duket se tashmë i ka kaluar dhe nuk përjashtohet mundësia që në takimin e radhës ta nisë nga minuta e parë. Sa i takon mesfushorit Bardulla, për të ka ende një dilemë. Në ndeshjen me Laçin u detyrua të largohej nga fusha e lojës, pas një dëmtimi në minutën e 32-të të takimit.