Marku nuk ia del, lëvizje në formacion
Antonio Marku nuk e ka kaluar dëmtimin në kaviljen duke munguar kështu në sfidën e sotme ndaj Laçit.
Antonio Marku nuk e ka kaluar dëmtimin në kaviljen duke munguar kështu në sfidën e sotme ndaj Laçit.
Mesjava e kthen në transfertë Vllazninë, pasi shkodranët udhëtojnë drejt Laçit për t’u përballur me vendasit. Në atë ndeshje kuqeblutë do të jenë të plotë, teksa në dispozicion të Cungut do të jenë edhe lojtarët që ishin të pezulluar me kartonë.
Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, u shpreh se humbja e djeshme përballë Luftëtarit erdhi si pasojë e mungesave që kishte ekipi i tij dhe jo për shkak të një nënvlerësimi ndaj kundërshtarit.
Shumë thjeshtë dhe në një festival golash Luftëtari ka arritur që të marrë 3 pikët përballë kuqebluve. Në momentin më të mirë të ekipit shkodran dhe pas një sërë rezultatesh pozitive vjen Luftëtari që prish ecurinë e ndeshjeve të fundit.
Tifogrupi “Vllaznit Ultras” kane nisur pergatitjet qe diten e sotme duke vene banderola ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” ne mbeshtetje te ekipit Shkodran. Kete gje e kane bere me dije ne rrjetin social facebook. Kjo pergatitje behet nje dite para ndeshjes Vllaznia – Luftetari, e cila do te luhet neser ne ora 14.00.
Që nga mesdita e sotme në Shkodër ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Vllaznia-Luftëtari. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të klubit dhe tashmë çdokush që ka dëshirë të jetë prezent në “Loro Boriçi” ditën e shtunë, mund të pajiset me biletën përkatëse. Ajo që konstatohet lehtësisht gjatë këtyre ditëve në kryeqendrën e Veriut është se për takimin e radhës ndaj gjirokastritëve ka më shumë interes nga tifozët shkodranë. Rezultatet pozitive të skuadrës së tyre i kanë bërë ata të besojnë se Vllaznia duhet mbështetur.