Shumë thjeshtë dhe në një festival golash Luftëtari ka arritur që të marrë 3 pikët përballë kuqebluve. Në momentin më të mirë të ekipit shkodran dhe pas një sërë rezultatesh pozitive vjen Luftëtari që prish ecurinë e ndeshjeve të fundit. Supriza e gjirokastritëve detyrojn Cicmil të bëjë autogol në minutën e 6-të. Shkundje për kuqeblutë, që reagojnë menjëherë, me forcë, duke rikthyer ekuilibrin rezultativ në minutën e 13-të. Eshtë kapiteni Shtubina, ai që qetëson trajnerin Cungu, gjithë kohës në këmbë. Por gjirokastritët nuk janë ndalur me kaq. Përmes kundërsulmeve të shpejta, miqtë sigurojnë sërish avantazhin. Reginaldo prek për herë të dytë rrjetën e portës së Agoviç, duke i vënë sërish para “malores” kuqeblutë. Këta të fundit nuk pajtohen kurrsesi me humbjen, ndaj e spostojnë lojën në gjysmëfushën kundërshtare. Në minutën e 29-të është mbrojtësi Marku, ai që vulos barazimin 2-2 të pjesës së parë. 45 minutat e dyta nisin nga “zero”, në barazpeshë të plotë. Luhet hapur dhe në kërkim të fitores, ndaj emocionet nuk mungojnë. Vrapi “flirton” me avantazhin në minutën e 67-të, por portieri mik e largon topin në vijën fatale. Nuk fal Reginaldo në minutën e 74-t, kur bën të heshtë tifozët dhe vulos në 3-2 fitoren për Luftëtarin. Tashmë mund të konsiderohet “tërmet 3-ballësh” në Shkodër, me Luftëtarin që mahnit dhe rrëmben edhe duartrokitjet e vendësve.
Në kuotën e 18 pikëve, bluzinjtë e shohin veten direkt mbas Vllaznisë, me një pikë më pak se ajo. Kjo humbje vjen e papritur për kuqeblutë ndërsa mund të cilësohet edhe si e pakuptimtë në momentin më të mirë të këtij sezoni ndoshta për Vllazninë.

Komentet