Pas humbjes ndaj Partizanit, Armando Cungu për SuperSport u shpreh:
“Humbja na zhgënjen, sepse është disfata e dytë rresht dhe përsëri e pësojmë në fund. Është edhe mungesë përqendrimi e jona. Megjithatë, unë nuk mund ta qortoj skuadrën, lojtarët kanë dhënë më të mirën dhe kaq është maksimumi i kësaj Vllaznie. Duhet të vihemi në lëvizje të gjithë, sepse është një moment delikat.”
“Nëse në dy fazat e para ecëm më mirë, kjo ka ardhur edhe për faktin se lufta nuk ishte kaq e egër sa tani. Nuk ndërtuam ndonjë skuadër të nivelit të lartë dhe e kam thënë gjithmonë që duhet kujdes dhe të qëndrojmë sa më larg fundit të tabelës, sepse është një kampionat shumë i vështirë.”