Një gol nga më shumë se 20 metra i Alsid Tafilit, në minutën e 23’ i ka mjaftuar Vllaznisë për të marrë fitoren ndaj Teutës me rezultatin 1-0. Kjo ishte ndeshja e parë e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.
Vllaznia me fitoren 1-0 ka më shumë shanse për t’u kualifikuar, ku një barazim e kualifikon për në gjysëmfinale. Pas ndeshjes, trajneri Armando Cungu u shpreh se rezultoi një përballje e vështirë por fitorja ndaj durrsakëve e ngroh sepse skuadra e tij është më afër kualifikimit. Ndeshja e kthimit me Teutën do jetë pas dy javësh ne Niko Dovana të Durrësit, teksa Vllaznia do të tentojë që të ruaj rezultatin e arritur në përballjen e parë për të prerë biletën në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Komentet