Fushaj pas barazimit me Dinamon: U rikthye loja



I kenaqur nga loja e skuadres qe financon, sidomos per pjesen e dyte te ndeshjes me Dinamon, presidenti Fushaj rikonfirmon synimet e Vllaznise, per fitimin e te dy trofeve, por per te arritur keto sipas tij skuadra duhet te tregoje me teper qendrueshmeri ne lojen e saj. Ne fakt, ka pritur qe perballja me Dinamon te perfundonte me fitoren e ekipit te Vllaznise, por kunder kampioneve edhe barazimi eshte i pranueshem. “Duke lene menjane rezultatin – thote presidenti i Vllaznise – qe ndoshta duhet te ishte ne favor te skuadres sone, per mua, me teper rendesi ka rritja e nivelit te lojes se skuadres sone, e cila ne krahasim me ndeshjen paraardhese me Bylisin dhe me Flamurtarin ne Vlore, ishte shume me e mire. Kjo tregon se futbollistat tane kane mundesi te japin me shume ne fushen e lojes dhe kete do ta kerkojme patjeter ne ndeshjet e ardhshme”, ka vijuar Fushaj.

Kritika ? Ndonese nuk e fsheh aspak kenaqesine qe i ka dhene skuadra qe ai financion, sidomos per pjesen e dyte, qe ka kujtuar ne nje fare mase takimet me Tiranen dhe Partizanin, presidenti shkodran Valter Fushaj, wshtw ndalur edhe nw ndonje kritike ne adrese te skuadres, sic eshte rasti i mungeses se rendimentit te 2-3 futbollisteve, te cilet per momentin nuk parapelqen t’i citoje me emra. “Se kush jane keto emra, e dine mjaft mire vete futbollistet ne fjale, por ne te njejten kohe edhe shoket e tyre. Por, ajo qe ka rendesi, do te thoja se eshte fakti qe keta futbolliste duhet te bejne me shume perpjekje, per te paraqitur ne fushe nje loje me cilesore, pasi per momentin, ata nuk po i pergjigjen kerkesave dhe strategjise se klubit. Ne rast te kundert, nese nuk do te kete reagime per mire, do te na duhet te ndalemi me konkretisht me keta futbolliste, rreth marredhenieve dy paleshe per periudhen ne vazhdim”, ka theksuar zoti Fushaj.


Komentet