Keshtu eshte shprehur dje trajneri i ekipit shkodran pas pyetjes qe i eshte bere se cilat skuadra konsideron si rivale te Vllaznise ne kete kampionat. Agim Canaj, ka folur me nje gjuhe shume te sakte dhe njekohesisht ka bere edhe nje analize te hollesishme te ecurise se skuadres se tij pas 6 javeve te para te kampionatit. “Kur me pyesni se cilet jane rivalet e Vllaznise, une do thosha vetem nje emer: ekipi im. Kjo sepse nese marrim maksimumin ne çdo ndeshje, rivalet do na largohen. Por nese gabojme dhe leme pike, atehere gjerat behen me te veshtira dhe duhen llogaritur pastaj edhe sesi do ndahen skuadrat e tjera. Vllaznia ne keto 6 jave te para ka bere nje paraqitje me oshilacione, por megjithate ndaj skuadrave te forta jemi paraqitur shume dinjitoze dhe kjo me ngroh. Kuptohet qe duhet te luajme ne te njejten menyre edhe ndaj skuadrave te ashtuqujtura te vogla dhe nese ndodh keshtu, vertete qe nuk duhet t’i druhemi askujt. Por kjo nuk do te thote se pas ndeshjes se mire qe zhvilluam me Dinamon, duhet te fleme te qete. Skuadra duhet te vazhdoje te pergatitet per te luajtur gjithnje ashtu”-ka thene numri 1 i pankines shkodrane ne konferencen e djeshme per shtyp. Barazimi i arritur te shtunen ndaj kampioneve ne fuqi eshte vleresuar setepermi nga te gjithe, per me teper nga loja shume e mire qe ka zhvilluar skuadra kuqeblu. Vete Canaj e shpjegon sipas menyres se tij nje paraqitje te tille: “E kishim parashikuar nje paraqitje te tille te mire sepse per kete ndeshje edhe kontigjenti ishte me i plote. Pesimi i golit na goditi psikologjikisht dhe per rrjedhoje gjate pjeses se pare ekipi nuk e mori veten. Ne te dyten nderkohe fale faktit qe ne skuader kemi lojtare me eksperience, loja erdhi duke u ngritur dhe ky 45 minutesh ishte totalisht i dominuar nga ne. E mposhtem kundershtarin ne te gjitha drejtimet sepse luftuam per çdo top, dubluam njeri-tjetrin mjaft mire dhe kjo solli edhe ndryshimin e lojes ne kete pjese. Mbase edhe fati nuk qe me ne ne kete ndeshje gjithsesi e perseris, qe Vllaznia doli e humbur nga kjo ndeshje”-shton me tej ai. Trajneri i kuqebluve njekohesisht vlereson se tepermi edhe lojen e lojtareve qe hyne si rezerva ne kete takim prandj vazhdon: “Osja, Doçi apo dhe Hoti ne minutat e fundit, luajten shume mire dhe kjo gje eshte pozitive per skuadren sepse shtohen forcat qe kontribojne per te. ne te ardhmen madje mund t’u jepet me teper hapesire edhe lojtareve te rinj si Shtupina, Rraboshta e Bala”. Tashme kampionati eshte ndeprere por pergatitjet vazhdojne. E gjithe vemendja eshte perqendruar tek sfida e rradhes me Shkumbinin, te cilen vlonjati i pankines shkodrane e vlereon maksimalisht. Madje shkon deri atje sa ta quaj objektiv madhor. “Kam thene gjithnje qe nuk shoh me larg sesa ndeshja e rradhes madje kete gje ua perserita edhe futbollisteve ne kontaktin e pare qe pata sot me ta. Objektivi madhor per ne duhet te jete ndeshja me Shkumbinin. Vetem kur ta kalojme me sukses ate ndeshje duhet te mendojme pastaj per sfiden pas saj. E rendesishme eshte ta mbajme grupin ne kete tonus dhe njekohesisht te rikuperojme te gjithe lojtaret qe kemi patur te demtuar”-ka thene ne perfundim te prononcimit te tij Agim Canaj.

Komentet