Një nga mesfushorët më të mirë të Vllaznisë dhe të kampionatit shqiptar Ilir Nallbani, ka folur për ndeshjen që do të luhet në fundjav përball Dinamos dhe për gjëndjen që po kalon skuadra kuqeblu. 

Ilir, pse një paraqitje e dobët në ndeshjen me Bylisin ?  

Nuk di çfarë të them për ndeshjen, por dua të theksoj që çdo skuadër që vjen dhe luan në stadiumin tonë luan shumë e tërhequr prapa. Ata mbrohen me njëmbëdhjetë lojtare dhe është e vështirë të luash bukur e të shënosh. E rëndësishme për ndeshjen me Bylisin ishte që fituam e morëm tre pikë.

Ç’mendoni për pakënaqësite e presidentit dhe të trajnerit ndaj lojës së skuadrës ? 

Që në fillim të kampionatit kemi pasur shumë lojtarë të dëmtuar, dhe në çdo ndeshje kemi pas probleme me lojtarët nga dëmtimet dhe nuk kemi qënë asnjëherë të plotë në fushën e lojës. Në çdo ndeshje ka pasur lëvizje të shumta në formacion për shkak të lëndimeve. Ata kanë të drejtë, por siç pohova e më lartë këto kanë qënë shkaqet që s’na kanë lejuar të dalim në lojën tonë. 

Raporti juaj me trajnerin si është ? 

Unë personalisht i kam shumë të mira, por në përgjithësi të gjithë lojtarët kanë marrëdhënie të mira me stafin teknik. 

Si është gjëndja e dëmtimeve në skuadër për përballjen me Dinamon ? 

Beqiri ka qëndruar për dy javë pushim, dhe sot ka dal në stërvitje me pjesën tjetër te ekipit. Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen me kampionët. Dëmtime të tjera nuk kemi. 

Ç’farë mendoni për ndeshjen me Dinamon ? 

Jemi duke u përgatitur mirë për këtë takim, pasi është një ndeshje e fortë ndërmjet të dy ekipeve. I gjithë grupi beson dhe shpreson që do të fitojmë me lojë dhe me rezultat nda Dinamos. 

Në ç’farë aspekti  mendon se Vllaznia mund të fitojë kundër Dinamos ? Teknik apo fizik ? 

Përballja me kampionët do të jetë shumë  e fortë, dhe në atë përballje do të japim të gjithë maksimumin në fushë. Të gjithë sëbashku do mundohemi të marrim maksimumin nga kjo përballje. 

Cilin nga lojtarët e Dinamos keni  më shumë  frikë ? 

Asnjërin. Gjithsecili prej tyre ka klasin e vet. 

Pika e tyre më e dobët ?

Dinamo është skuadër e mirë, por si  çdo skuadër dhe ato kanë pikën e tyre të dobët, por nuk mund ta them para ndeshjes. 

Kush janë skuadrat rivale të Vllaznisë ? 

Për mendimin tim janë vetëm tre : Tirana, Dinamo dhe Elbasani me të cilat ekipi ynë do të luftoj deri në fund për fitimin e titullit kampion. 

Kombëtarja Shqiptare ? Ka pas interesim të Haanit për ty, qoftë dhe jo zyrtar ?

 Unë shpresoj që një ditë do më jepet mundësia të vesh fanellën kuqezi. Interesim nga trajneri ka pasur, dhe kështu shpresoj që të më jepet një mundësi. 


lntervistoi: Kel Naraçi

Komentet