Presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, duket shume i zhgenjyer nga futbollistet e tij pas ndeshjes kunder Flamurtarit, sidomos per lojen ne pjesen e pare dhe ka deklaruar, se do te ndalet gjate, ne nje analize serioze me skuadren. Por edhe harmonia shume vjecare Shkoder?Vlore, duket se eshte tronditur seriozisht. Nese deri tani, ka ekzistuar nje miqesi shume vjecare, jo vetem ne fushen e lojes, por edhe jashte saj, pas 90 minuteshit te se shtunes, nuk mund te thuhet me keshtu. Nje keqardhje te tille, e shpreh per “Sport Ekpres” edhe presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, i cili ka qene prezent ne tribunen VIP te stadiumit “Flamurtari” dhe ka dale prej saj shume i indinjuar, per gjithcka ndodhi ne fushen e loje.

Dhune? “Mendoj – thote presidenti Fushaj ? se ishte nje ndeshje, qe Flamurtari donte ta fitonte medoemos, dhe per kete doli jashte natyre, duke perdorur dhune, gje qe e kane pare te gjithe te pranishmit ne stadium, nderkohe, qe shihet qarte edhe ne pamjet filmike te regjistruara nga kanalet televizive. Nje gje e tille eshte jashte normave te futbollit dhe e demton se tepermi cilesine e tij. Nuk i shkon tradites se ketyre dy skuadrave dhe vete Vlores”. Nderkohe, duke vijuar te flase per kete teme, Fushaj shton se nje gje te tille ia ka shprehur edhe homologut te tij Shpetim Gjika, i cili krahas detyres se kryebashkiakut mban postin e presidentit te Flamurtarit. “Pas ndeshjes, kisha nje bisede me zotin Gjika dhe i thashe se ajo ishte nje loje shume e dhunshme dhe se me te tilla ndeshje nuk mund te shkohet askund.”, eshte shprehur presidenti shkodran. Madje, duke iu referuar rasteve te evidentuara ne fushen e lojes, Fushaj eshte i mendimit, se duhej te kishte me teper kartona te kuq, ne adrese te futbollisteve vlonjate. Sipas tij, nje gjλ te tille ia ka deklaruar menjehere pas ndeshjes kolegut te tij Gjika, duke i thene: “Sikur ne kete ndeshje, te ishte nje gjyqtar i huaj, prej formacionit te Flamurtarit duhej te dilnin me karton te kuq dy?tre futbolliste, pasi loja e tyre ka qene shume e rende ne dem te shkodraneve”. Nderkohe, ajo qe Flamurtari ka shfaqur ne fushen e lojes, sipas Fushajt, nuk duhet te anashkalohet nga strukturat e Federates Shqiptare te Futbollit, pasi perfaqesuesit e saj kane qene prezent ne takim, duke vezhguar nga afer gjithcka ka ndodhur. “Ne i kemi bere te qarta pretendimet tona dhe besoj se strukturat e federates do te marrin masat e duhura.”

Kritika? Nderkohe qe eshte ndalur tek skenat e dhunes, qe jane shfaqur ne kete ndeshje, presidenti shkodran Fushaj, nuk ka anashkaluar skuadren qe ai financon, e cila sipas tij, ka qene shume e dobet ne kete ndshje. Shume i pakenaqur shfaqet Fushaj, sidomos per pjesen e pare te ndeshjes, per te cilen thote se futbollistet kuqeblu kane luajtur jashte cdo parashikimi, me nje loje teper te papranueshme. Tjeter mendim ka per pjesen e dyte, qe sipas tij, dicka filloi te levize te fushe, por atehere erdhi dhuna, duke mos e lene skuadren e tij te shprehet. Fushaj thote, se per kete loje te dobet qe ka zhvilluar skuadra, do te organizohet nje analize serioze dhe do tekerkoje ngastafi teknik te ndalet ne treguesit e secilit lojtar ne fushen e loje. “Do te jem edhe une personalisht i pranishem ne kete analize, sepse skuadra ka luajtur shume, shume dobet ne pjesen e pare te ndeshjes, ndaj nuk mund te pranojme ate loje, pavaresisth mungesave qe patem ne formacion. Flamurtari nuk eshte ekip si i yni, por nje skuader modeste dhe nenuk duhet te dilnim pa pike nga ajo ndeshje.


Komentet