Trajneri i portiereve te Vllaznise Avenir Dani eshte i bindur se portieri qe ai stervit prej vitesh, Olti Bishani, ben per kete skuader. Themi keshtu sepse nga opinioni kryesisht por edhe pjestare brenda skuadres apo klubit, nuk ka shume besim tek ky portier i ri. Nje gje e tille e ben ate te jete gjithnje i mberthyer nga emocionet dhe prej tyre ndoshta ne momente te caktuara mund te vijne edhe gabimet. Tek skuadra shkodran kohet e fundit, problemi i trajnerit eshte bere nje çeshtje. Nisja vone e stervitjes nga Grima dhe mungesa e eksperiences tek portieri tjeter, Bishani, beri qe drejtuesit e skuadres te kerkojne nje ruajtes tjeter porte, te pakten per ndeshjet nderkombetare. Kjo nuk ndodhi mbase edhe pas kembenguljes se njeriut qe merret me kete kategori futbollistesh tek Vllaznia. Dani duket se ka besim te madh tek Bishani dhe per rrjedhoje pas ndeshjes se kthimit me Koperin ka thene publikisht: “Une si trajner do t’u beja thirrje te gjithe tifozeve apo dhe njerezve te tjere se ndaj Bishanit duhet te tregojne edhe pak me teper durim dhe me shume besim. Kjo sepse eshte portier me te dhena shume te mira por nuk ka shume eksperience dhe nese do ta vene gjithnje nen presion, kjo nuk do jete mire per te. une kam besim tek ai dhe prandaj them keshtu”-ka deklaruar njeri nga ndihmesit e trajnerit Canaj. Ne fakt edhe vete Canaj ne ndeshjen e pare ne Slloveni ka shprehur deri diku pakenaqesine e tij ne lidhje me formen e ketij portieri. Pas kesaj ka qene Bishani ai qe ne shtypin sportiv arriti deri atje sa te deklaronte se edhe mund te largohej nga Vllaznia. Ne kete mes duket se ka nderhyre Avenir Dani, njeriu qe e njeh me mire se kushdo tjeter situaten. Per kete arsye pas ndeshjes se kthimit qe siguroi edhe kualifikimin e kuqebluve per ne turin e dyte te Uefa-s, trajneri i portiereve te tyre e vlereson paraqitjen e te besuarit te tij. “Bishani pergjithesisht i zgjidhi mire detyrat qe iu paraqiten. Ka aftesite e duhura per ta bere mire kete pune por siç e thashe, pak me teper mbeshtetje dhe besim ndaj tij, do ishin diçka e mire se Vllaznia do fitonte nje portier shume te zote per te ardhmen”-ka vazhduar me tej Dani. Po ndaj Napolit kush do luaje, Bishani apo Grima? Per kete çeshtje eshte ende heret per te folur megjithese stafi drejtues i ekipit per momentin i ben llogarite me te parin ne porte. Kuptohet qe kjo eshte mese e drejte sepse siç thote edhe Dani, “Grima eshte ne nje stad tjeter. ai ka eksperiencen dhe pervojen me vete por ende formen fizike e cila po vjen duke u rritur gradualisht nga dita ne dite”. Per te me shume se gjithçka tjeter rendesi ka qe 20 vjeçari Olti Bishani te mos humbet si portier sepse te gjesh nje portier cilesor sot eshte shume e veshtire.

Sporti Shqiptar

Komentet