Me fitoren 2-1 në transfertë me sllovenët e Koperit, Vllaznia i ka të gjitha shanset për t’u kualifikuar në turin e dytë të eliminator të Kupës UEFA.

Dy golat e Xhevair Sukajt i japin një garanci të madhe skuadrës shkodrane, që mund të kualifikohet edhe nëse humbet 0-1 në “Loro Boriçi”.

Gjashtëherë fituesja e Kupës së Shqipërisë është përgatitur seriozisht për të arritur rezultatin pozitiv, ashtu siç edhe bënë sezonin e kaluar në turin e parë të Kupës Intertoto kundër NK Zagreb.

“Mendoj se një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë do të thotë se për mua kualifikimi është i hapur”, - tha trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, i ardhur në bankinën shkodrane në fillim, të merkatos së kësaj vere.

“Kualifikimi është ai që ka rëndësi për ne, por ne do të luftojmë të arrijmë fitoren edhe në fushën tonë”, - shtoi ish-trajneri i Dinamos.

Takimi Vllaznia-Koper do të luhet ditën e enjte, në orën 20:00 dhe do të gjykohet nga irlandezi Antoni Butimer. Delegati i UEFA-s është turku Syheyl Onen, ndërsa vëzhguesi i gjyqtarëve i dërguar nga UEFA është serbi Zoran Petroviç.

VLLAZNIA: Ndeshjet ndërkombëtare

2008-2009, Kupa UEFA

Turi I: Koper-Vllaznia 1-2

2007-2008, Kupa Intertoto

Turi I: NK Zagreb-Vllaznia 2-1, 0-1

Turi II: Trabzonspor-Vllaznia 6-0, 4-0

2004-2005, Kupa Intertoto

Turi I: Vllaznia-Hapoel Beer-Sheva 0-1, 3-0

Turi II: Slaven Belupo-Vllaznia 2-0, 0-1

2003-2004, Kupa UEFA

Turi I: Vllaznia-Dandi 0-2, 0-4

2001-2002, Liga e Kampioneve

Turi I: Rejkavik-Vllaznia 2-1, 0-1

Turi II: Gallatasaraj-Vllaznia 2-0, 4-1

2000-2001, Kupa Intertoto

Turi I: Nea Salamina-Vllaznia 4-1, 2-1

1999-2000, Kupa UEFA

Turi I: Vllaznia-Spartak Trnava 1-1, 0-2

1998-1999, Liga e Kampioneve

Turi I: Dinamo Tbilis-Vllaznia 3-0, 1-3

1991-1992, Kupa e Kupave

Turi I: Vllaznia-AEK Athinë 0-1, 0-2

1987-1988, Kupa e Kupave

Turi I: Vllaznia-Sliema Uonderes 2-0, 4-0

Turi II: Vllanzia-Rops Rovaniemi 0-1, 0-1

1978-1979, Liga e Kampioneve

Turi I: Vllaznia-Austria Vjenë 2-0, 1-4

Bilanci: 29 ndeshje; 9 fitore, 1 barazime, 19 humbje. Golat: 27-53.



Sipas Kupave N F H H GOLAT

Liga e Kampioneve: 8 3 0 5 9:16

Kupa e Kupave: 4 2 0 2 6:2

Kupa UEFA: 7 1 1 5 3:13

Kupa Intertoto: 10 3 0 7 9:22

Total : 29 9 1 19 27:53

Komentet