Mesfushori i talentuar shkodran po riaftesohet nga demtimi dhe eshte akoma ne dyshim aktivizimi i tij kunder Dinamos
Ne nje bisede te posaçme, Gilman Lika shprehet optimist per te arritur objektivin e fitimit te kupes dhe shpreson per nje zgjidhje sa me te shpejte te konfliktit FSHF-MTKRS!

-Gilman ne radhe te pare si eshte gjendja juaj fizike aktualisht?
Gilman Lika : Mund te them qe jam ne rekuperim e siper. Kam bere disa terapi specifike dhe shpresoj qe te jem i gatshem per ekipin sa me shpejt. Vendi ku jam demtuar une eshte shume delikat, renze kofshes, por fakt eshte se pas terapise ndihem disi me mire dhe kjo me ben te mendoj pozitivisht.

-Dmth, mund te jesh i gatshem per ndeshjen kunder Dinamos?
Gilman Lika : Kete nuk e di akoma. Duhet vezhguar nga afer si do te vazhdoje riaftesimi dhe pastaj do te merret vendimi se bashku me stafin mjeksor. Une di te them vetem qe kam shume deshire te jem ne kete ndeshje per te ndihmuar shoket e ekipit.

-Ke pasur mundesi te ndjekesh ndeshjen e djeshme kunder Shkumbinit?
Gilman Lika : Jo nuk e kam pare ndeshjen. Kam pare disa “highlights”, por jo takimin.

-Ke folur me shoket e ekipit pas humbjes se djeshme?
Gilman Lika : Po kam folur me shoket dhe ato me thane qe arbitrimi ishte shume i dobet. Ekipi kerkoj te jepte me te miren por arbitri favorizoj shume ekipin vendas te Shkumbinit.

-Pas kesaj humbje ne Peqin, mendon se tashme objektivi « titull kampion » mund te quhet i humbur per Vllaznine?
Gilman Lika : Kane mbetur edhe 7 ndeshje dhe jane plot 21 pike te mundshme dhe ne kemi detyren te provojme gjthqka por realisht eshte pak e veshtire qe te arrijme ne krye te tabeles.

-Per ndeshjen kunder Dinamos perveç jush qe jeni ne dyshim aktivizimi, cila eshte gjendja e lojtareve te tjere?
Gilman Lika : I vetmi problem eshte demtimi i Xhevahirit (Sukajt).

-Cili eshte statusi i tij momental?
Gilman Lika : Momentalisht, aktivizimi eshte me pikepyetje, njesoj si une.

-Ne nje ndeshje qe duhet e gjithe forca dhe ndihma sulmuese e nevojshme do te jete nje problem per ju kjo mungese?
Gilman Lika : Normalisht. Te gjithe i dime potencialet e Xhevahirit dhe nje munges e tija eshte e rendesishme por une mund te them qe ne ekip kemi mjaft lojtare te mire qe mund ta zevendesojne ate denjesisht siq mund te jete edhe Alban Jusufi.

-Mos ndoshta perqendrimi tek kupa ju ka ulur disi impenjimin per ne kampionat?
Gilman Lika : Impenjimin ne asnje menyre. Por normalisht qe kur impenjohesh tek nje objektiv, aktiviteti tjeter humbet pak perqendrim.

-Atehere, mund te themi se angazhimi per ndeshjen kunder Dinamos eshte maksimal?
Gilman Lika : Natyrisht! Jemi te gjith te mobilizuar qe jo vetem te kalojme Dinamon por edhe te arrijme fitoren e kupes ne finale ne menyre qe te kemi mundesin e perfaqesimit te kupen UEFA.

-Meqe ra fjala tek UEFA.....?
Gilman Lika : Qesh!E di pytjen qe do me besh.

-Pergjigja?
Gilman Lika : Shiko une mund te theme vetem qe eshte nje problem i madh pezullimi (qe mund te sjelli perjashtim) i Shqiperise nga aktivitetet nderkombetare. Ne radhe te pare per kombetaren qe ndiqet nga aq shum tifoza ane e mbane botes dhe ne radhe te dyte edhe per ekipet shqiptare qe po bejne kaq sacrifica per te marre pjese ne kupat europiane. Pershembull ne po bejne te pamunduren per fitim e kupes, jo vetem per trofeun por edhe per tu perfaqesuar ne kupen UEFA.

-Mendoni se shume lojtare te rinj dhe me perspektive, perfshi ketu edhe Ju, e perdorin aktivizimin ne Kupat e evropes si nje reklamim per te patur ndonje oferte nga klubet Evropiane?.
Gilman Lika : Pa dyshim. Secili prej nesh ka deshire qe te vazhdojne karrieren e tij ne nje kampionat me te rendesishem se ai shqiptar dhe te luash ne Kupat e Evropes ose me skuadrat perfaqesuese eshte nje ndihme e madhe.

-Gjate merkatos u fol shume per nje kalim ne nje prej kampionateve te Europes Lindore.
Gilman Lika : Po eshte e vertet. Ishte mundesija por se bashku me menaxheret e mij vendosem qe te mbaroja edhe kete sezon me Vllaznine dhe tani shpresoj qe ne fund te ketij kampionatit te gjej nje skuader jashte Shqiperise.

-Ndonje emer ne mendje?
Gilman Lika : Asgje konkrete per momentin

-Atehere te urojme riaftesim sa me te shpejte dhe sezonin e ardhshem tu shohim te aktivizoheni me fanelen e nje ekipi te huaj.
Gilman Lika : Faleminderit, per urimet dhe susksese ne punen tuaj dedikuese ne ndihme te futbollit shkodran.

-Edhe ne Ju falenderojme per kohen qe na kushtuat.

Intervistoi bashkepuntori i fkvllaznia.net Kel Naraçi

Komentet