Ne ndeshjen e kaluar me Kastriotin, portieri i Vllaznise Armir Grima ka kujtime te keqija. Ne rradhe te pare sepse skuadra e tij u dorezua pa kushte ndaj krutaneve e pastaj per faktin se ne nje moment te lojes ai ka patur nje konflikt me nje nga futbollistet e kesaj skuadre. Per rrjedhoje, u denua me 5 jave pezullim nga ana e Komisionit te Disiplines. Tashme qe do luajne serish perballe ketij kundershtari, portieri i kuqebluve mendon se nuk do perseritet asnjera histori e rradhes se kaluar. As humbja e skuadres se tij por as dhe ndonje incident me rivalet e tij sepse ne rradhe te pare nuk jane aspak ne natyren e tij, veprime te tilla. Duke folur ne lidhje me kete perballje qe ne fakt duhej te ishte luajtur te shtunen e kaluar por kampionati u nderpre per shkak te tragjedise se Gerdecit, Grima do thoshte: "Ne ishim pergatitur per ta kaluar me sukses ate ndeshje. Fakti qe nuk luajtem te shtunen qe shkoi per shkak te asaj qe ndodhi ne Gerdec, na ka dhene mundesine qe te punojme edhe nje jave tjeter me shume per kete ndeshje. Jam i bindur se Kastrioti kete rradhe nuk ka per "te na shpetuar". Ne duhet medoemos fitorja per te mos hequr dore nga objektivat tona dhe besoj se do ta arrijme ate. Une ne fakt kam kujtime te hidhura nga ndeshja e rradhes se kaluar me kete skuader dhe mbase eshte nje shtyse me teper per te bere me te miren ne fushen e lojes". Fitorja me Besen qe i dha me pas edhe te drejten e kalimit ne gjysmefinale te kupes, eshte konsideruar nje fitore shume e rendesishme per te ardhmen e shkodraneve. Kete e pranon edhe Grima i cili me pas do thoshte: "Kalimi ne gjysmefinale te kupes na ndihmoi te dalim nga ai moment i veshtire qe erdhi pas humbjes me Teuten ne kampionat. Kesisoj ne kupe kemi me shume shanse per te pretenduar pasi jane 4 skuadra ne gare dhe mes tyre nuk ka asnje diference. Do kualifikohet ai qe do gaboje me pak dhe shpresoj qe kete fat ta kemi ne". sakaq pergatitjet e skuadres shkodrane gjate ketyre diteve jane intensive kjo edhe per faktin se trajneri i ri qe ka ardhur, Dervish Haxhiosmanoviç kerkon t'i testoje ashtu siç duhet ne aspektin fizik lojtaret e tij. Nje gje e tille nuk eshte pritur dhe aq mire nga ana e lojtareve qe duken paksa te lodhur nga stervitja e zhvilluar megjithate asnjeri prej tyre nuk e ka kontestuar. Objektivi eshte qeVllaznia te beje nje paraqitje sa me te mire ne ndeshjet qe kane mbetur deri ne fund te sezonit per te kapur ato objektiva qe klubi ka. Kete thote edhe vete kapiteni i kesaj skuadre, njekohesisht edhe portieri i saj Armir Grima qe ne fund te prononcimit te tij do shprehej: "Skuadra jone eshte brenda objektivave te saj jo vetem ne kupe por edhe ne kampionat. Megjithese ketu ndodhemi akualisht ne vendin e gjashte, diferenca me skuadrat e tjera qe jane para nesh nuk eshte e madhe prandaj do punojme per ta ngushtuar ate dhe per t'u ngjitur serish ne vendin qe na takon"

Sporti Shqiptar

Komentet