Ishte menduar ndoshta qe mbledhja ne fjale te zhvillohej qe dje por ne fakt eshte preferuar dita e sotme. Nje analize e hollesishme e humbjes se fundit me Kastirotin e cila eshte konsideruar e pajustifkueshme nga te gjithe ne Shkoder. Perfshi ketu edhe presidentin Fushaj i cili natyrisht qe vazhdon te jete i nxehur me kete humbje dhe mbi te gjitha me lojen e zhvilluar ndaj Kastriotit. Per kete arsye paraditen e sotme ne oren 11.00 ne zyrat e klubit shkodran do te zhvillohet mbledhja e presidentit Fushaj me stafin dhe lojtaret e Vllaznise. Lajmi qe del nga klubi shkodran konfirmohet edhe nga vete trajneri Josa i cili per mediat ka shpejguar: “Nga biseda qe kam patur sot (dje) me presidentin eshte lene qe neser (sot) ne oren 11.00 te zhvillojme nje mbledhje ne lidhje me humbjen e fundit. Nuk jam une pergjegjesi te them se çfare do vendoset ne kete mbledhje por nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe masa ndeshkimore per ekipin. Kjo eshte e drejte e presidentit I cili sigurisht qe eshte i zhgenjyer nga ajo paraqitje e ekipit ne ndeshjen e Shijakut”. Ne kete menyre gjerat jane te qarta: kuqeblute pritet te ndeshkohen per ate humbje e cila I prish shume plane kuqebluve. Ata mendohej te niseshin si  pretendente ne kete vit te ri por paraqitja e fundit zhgenjyese sikur I ka zbehur shume synimet e tyre.
 Duke qene keshtu ne mbledhjen e sotme nuk perjashtohet mundesia qe te kete gjoba apo masa te tjera per kuqeblute te cilet vete jane shprehur se i meritojne keto ndeshkime nisur nga ajo paraqitje e fundit e tyre. Ne kete menyre Vllaznia do ta nise 2008 me zhgenjime dhe njekohesisht edhe me mbledhje e analiza. Ne rast se ekipi do kishte fituar ndaj Kastriotit, askush nuk do ishte kujtuar per gjera te tilla por tashme nuk mund te tolerohet. “viktimat”  e kesaj jave ishin Tirana e Vllaznia por ndersa tek bardheblute u gjet “shkaktari” qe ishte trajneri Hafizi me largimin e tij nga pankina, ne Shkoder te pakten nga burime prane klubit, nuk flitet per nje gje te tille. Madje Josa ka besim te plote tek te gjithe drejtuesit e klubit dhe si rrjedhoje ata qe do ta pesojne duket se do jene futbollistet ku perflitet per gjoba ne adrese te tyre. Ne pamje te pare nje mase e tille eshte mese e arsyeshme sepse ashtu siç flitet per kontrata dhe premio ashtu duhet te flitet edhe per gjoba. Kuqebluve askush nuk ua fal humbjen me Kastriotin, nje skuader e ndertuar vetem nje dite para ndeshjes. Megjithate ata arrijne te fitojne 3-1 madje mund te kishin shenuar me teper gola duke e kthyer keshtu ne nje “tragjedi” ate ndeshje. Fushaj sigurisht qe nuk mund te lejoje te luajne te tjeret me investimin e tij dhe duket se sot mund te kerkoje  ndryshim sa me pare te kesaj gjendjeje. E njejta situate kujtojme qe u pat krijuar edhe para 3 ndeshjes pas humbjes ne Peqin. Ne mbledhjen e zhvilluar pas asaj ndeshjeje, kuqebluve iu ndalen gjysmat e rrogave si kusht per fitoret ndaj Beselidhjes dhe Tiranes. Dhe Vllaznia nisur edhe nga ky presion i fitoi ato duke festuar Vitin e Ri me gjysmen tjeter te rrogav. Futbollisteve shkodrane duket se ua ka qejfi “presionin” dhe sin rrjedhoje nje kusht i tille mund t’u vihet atyre dhe ne mbledhjen e sotme.

Sport Ekspres

Komentet