Sulmuesi më në formë i kampionatit shqiptar Vioresin Sinani, ka deklaruar se me golat e tij do të ndihmojë ekipin e tij të Vllaznisë që të jetë një prej pretendenteve kryesore për titull kampion dhe të fitojë për të dytin vit radhazi Këpucën e Artë të Supërligës. Sinani ka thënë se më e rëndësishjma është të fitojë ekipi tij, sesa të arrijë rekordet personale, pasi me Vllazninë ai ka fituar gjithcka në kampionatin shqiptar. Një tjetër synim Viori ka edhe arritjen e një tjetër ftese për në kombëtaren shqiptare të futbollit. Sulmuesi i grumbulluar edhe më parë në kombëtare dëhsiron që me ecjen më këto ritme gjithcka mund të arrihet dhe shumë shpejt mund të jetë në kombëtare. "Këpuca e artë" e sezonit të shkuar, shkodrani Vioresin Sinani dhuroi spektakël në Durrës duke shënuar 3 golat e fitores së tretë të Vllaznisë në tetë javë dhe duke zhytur në një krizë edhe me të thellë nënkampionen e Shqipërisë. Sinani, golashënuesi më i mirë edhe i sezonit të kaluar me 23 gola dhe i para dy sezoneve me 36 gola, edhe këtë sezon është tashmë në kuotën e pesë golave, dhe së bashku me korçarin Ngjela, janë dhe dy shënuesit më të mirë të Superligës për momentin. Me lojën e zhvilluar deh golat e shënuar Viori ka lënë të nëkuptohet se epret edhe një tjetër ftesë nga Otto Baric në kombëtare.

Sinani keni shënuar pikërisht në kulmin e kritikave ndaj jush dhe me trigolëshin në Durrës, besoni se nuk kanë më vend këto kritika?

Mua asnjëherë nuk më kanë shqetësuar kritikat, qofshin ato të drejta por edhe pa vend. Unë kam ulur gjitmonë kokën dhe kam bërë stërvitje në maksimum për të arritur formën dhe golin e për të hedhur poshtë edhe ato kritika ndaj meje, me apo pa vend. E rëndësishme për mua është që unë tashmë jam zhbllokuar dhe kam arritur formën maksimale. Më gëzon fakti se po ecim mirë dhe ekipi ka rrijte në lojën e tij dhe kur ekipi është mirë edhe sulmuesit e kanë më të lehtë të arrijnë të shënojnë. Them se Vllaznia sivjet nëse ruan këtë ritëm dhe ecuri në kampionat mund të pretendojë pasi ekipi është konsoliduar dhe e ka gjetur vetevetn cka na ka munguar në javët e para.

Vetëm në dy javë keni shënuar pesë gola, e mendoni veten përsëri Golashënuesin më të mirë të kampionatit në këtë sezon?

Më e rëndësishme për mua është që të arrij dicka ekipi sesa rekordi im personal. Këpuca e artë dyshoirohet nga shumë sulmues që jkanë shumë të mirë në supërligë. Është heret të flas që tani për këpucën e artë, pasi kampionati është i gjatë dhe nuk i dihet deri në fund, unë mendoj se do të jem një prej kandidaturave kryesore, por e theksoj se është shumë heret sepse kemi disa sulmues të cilët nuk janë në lartësinë e duhur dhe ky trofe do të ndizet në javët në vazhdim me arritjen e formës nga sulmuesit potent të Supërligës. Më rëndësi ka ekipi për mua dhe pastaj arritja e rekordit personal që është në plan të dytë.

Forma e mirë q ëpo tregoni, rritja në vazhdimësi dhe shënimi i golave besoni se do të keni një ftesë për në kombëtare?

Unë kam qënë edhe herë të tjera në kombëtare dhe besoj se edhe po te grumbullohem sot kam cka jap për kombëtaren. Besoj se nëse eci me këto ritme do të jem përsëri pjesë e kombëtres. Golat e shënuar janë fjalët më të mira që flasin për meritat e cdo sulmuesi dhe aftësitë e tij. Cdo lojtari do t'i pëlqente të ishte pjesë e kombëtares, ndaj edhe unë do e prisja më shumë gëzim një tjetër ftesë.

Mendoni se Vllaznia ka mundësi të rivalizojë për titull këtë sezon?

E kemi nisur pak keq dhe në fillim kishim krizë rezultatesh. Më pas ekipi ka ardhur duke u rritur dhe themi se kemi mundësi që të jemi edhe ne në valle. Kampionati është shumëi ivështirë sivjet pasi është një kampionat me shumë pretendentë dhe rivaliteti është shum,ë ifortë. Të shohim se si do të rdhejllin ngjarjet pasi është herët të flasim që tani. Me bindje të thellë them se do të jemi në dy-tre vendet e para të renditjes.

Albania Sport

Komentet