Atje ne Shkoder mbeten gjithnje te vecante. Nje qytet i tere, i dashuruar pas topkembes dhe ngjyrave kuqeblu dje ka vene veton. Pa e fryre situaten, vete presidenti kishte respektin me te madh per Josen, nese do ta hiqte do ta bente thjesht per hir te rezultateve, lojtare e tifoze kane dhene shembullin e mire se si nje trajner nuk largohet. Ne kushtet e nje futbolli shqiptar ku te gjithe trajneret ikin ndopak edhe per hir te deshirave te lojtareve, te Kjo Vllazni gjerat funksionojne ndryshe. Mbi te gjitha duhet nje merite personale e Joses. Sepse pa fituar asnje trofe t’i hysh ne zemer atij populli do te thote qe je vertet i duhuri. Ata, atje, ne qytetin verior vleresojne dicka me shume se nje fitore apo nje kupe te ngritur. Futbolli dje ka treguar anen e tij humane. Ne favor te Joses

Ne mengjes u nis drejt Shkodres me nje ide te qarte ne koke, t’i shprehte falenderimet e tij nje grupi lojtaresh dhe nje tifozerise qe e ka mbeshtetur ne gjithe keta muaj. Presidenti e kishte shkrkuar zyrtarisht dhe per Josen mund te te quhej vetem nje dite pushimi. Pasi ka zbritur ne qytetin verior ka mbetur i habitur. Nje popull i tere e pershendeste neper rruge dhe i thonte me ze te larte: Ti nuk ke per te ikur, ketu do te jemi. Ai vete ka vene buzen ne gaz, i kenaqur nga respekti, por pa asnje besim se ngjarjet do te rrokulliseshin. Fushaj kishte vendosur. Zyrtarisht. Ka drejtuar me disa miqte te tij ne nje prej restoranteve te qytetit ku serish ka pasur mbeshtetjen e plote te tifozeve qe gjendeshin dhe eshte nisur direkt ne stadium. Nje takim i shkurter me lojtaret dhe kthimi si “i papune” ne Tirane. Nuk ka ndodhur keshtu

Lojtaret – Sapo eshte futur ne ambientet e stadiumit nuk u ka besuar syve. Shtate lojtaret kryesore te skuadres, me ne krye Grimen dhe Sinanin kishin pergatitur nje konference per shtyp. ”Josa nuk ka asnej faj, ai duhet te vijoje punen si trajner. Nuk eshte ai pergjegjes per rezultatet e dobta, por jemi ne. i bejme ultimatum presidences qe ta riktheje”. Perpara stadiumit ne sinkron nje tifozeri e tere kerkonte te njejten gje. Nje skene e tille do te kishte mallengjyer edhe vete Mourinjon.

Mbasditja – Presienca ka filluar te levize. Lotjaret dhe turmen eshte e pamundur ta “luash”. Per me teper qe vete Fushaj e ka shrpehur qarte se nuk ka asgje personale me trajnerin. Stafi dhe lojtaret i kane kerkuar Joses te fleje ne te njejten dhome nga ku projektonte Vllaznine e madhe gjithe keta muaj, por gjendja emocionale pas gjithe kesaj historie e Joses nuk ka qene me e mira e mundshme. “Shihemi neser – ka thene – sot do te fle prane familjes”. Sapo Josa eshte larguar presioni ndaj presidences ka qene me i madh. “Josa do te rrije”, mesohet te kete thene Fushaj ne konfidence dhe vetem sot pritet ta beje serish zyrtar kthimin. Ai vete ndoshta ka ndjere nje shenje paqendrueshmerie, por me mire te riparosh nje gabim se sa te besh dy.

Josa - vete mund te kete kaluar nje nga ditet me te bukura ne karriere. Nuk ka festuar as titullin e as ndonje finale te madhe, por ka fituar nje beteje. Ate te karakterit. Dhurata shkodrane ka qene me e bukura nga te gjitha. Edhe ne Tirane te Tirana lotjaret e donin, aq sa e risollen, por kurre nuk i dolen kundra nje presidence. Fushaj tani ka nje motiv me shume per ta rikthyer Vllaznine. Ketij populli i ka nje borxh te madh. Moral! Ne sport paska vende ku “luhet” ende edhe keshtu. Paster. Rezultatet jo gjithnje kane rendesi.

Josa-Starova. Rrokada qe nuk u be

Trajneri Starova ka qene gjithnje i prefeurari i Valter Fushajt, por mesa duket nje qytet e nje skuader kane nje tjeter te preferuar, Mirel Josen. Josa ne nje vit kalendarik qe ka drejtuar Vllaznine ka arritur te hyje ne zemrat e shkodraneve dhe te futbollisteve qe ka drejtuar. Ketij i thone”menaxhim grupi dhe situate”.

Fushaj-Josa/ Nuk ka asnje konflikt

Fushaj e kishte thene edhe me pare, ne momentin qe zyrtarizoi shkarkimin fillestar te Joses. “Nuk kam asgje me perkushtimin dhe punen e tij, thjesht rezultatet nuk po i pergjigjen”. Te dy kane pasur nje maredhenie shume te mire, shto ketu edhe presionin e publikut dhe skuadres dhe dje gjerat kane shkuar ne favor te Joses. Te pakten ne gjithe kete histori ka pasur dicka “burrerore”. Nga te gjitha palet pjesemarrese.

Sport Ekspres


Komentet