Ka mjaftuar një goli i Çyrbjas në minutën e 70’ dhe Teuta ka fituar 1-0 në Shkodër kundër Vllaznisë, duke marrë edhe kreun e renditjes. Skuadra e Vllaznisë dështon në ndeshjen e saj të parë në “Loro Boriçi”, për këtë sezon, duke u servirur një performancë aspak bindëse përballë Teutës. Traversa e goditur nga kapiteni Lika në minutën e 80’ nuk ka qenë e mjaftueshme për shkodranët.

Ka nisur me një lojë të kujdesshme mes ekuilibrave dhe shume e barabartë ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës e vlefshme për javën e dytë të kampionatit, me të dy ekipet që vinin në këtë përballje pas fitoreve në javën e parë. Asgjë për të theksuar në fraksionin e parë të lojës, me të dyja skuadrat shumë të kujdesshme, të cilat kanë preferuar të tentojnë vetëm nëpërmjet goditjeve nga jashtë zone, ndonëse pa saktësi dhe sukses në finalizim.

Pjesa e dytë e lojës ka nisu Vllazninë në përpjekje për tu zhvendosur në gjysmëfushën e Teutës dhe në tentativë për të ushtruar më shumë presion ndaj kundërshtarit. Nga ana tjetër, durrsakët kanë aplikuar strategjinë e tyre të preferuar, kundërsulmin, edhe pse në një rast, pa sukses, për meritë të portierit të shkodranëve, Selimaj, që ka larguar rrezikun. Gjithsesi, ishte pikërisht Teuta ajo që në minutën e 70’ ka kaluar në avantazh falë golit të realizuar nga Çyrbjal, i cili shmang me një lëvizje Gurishtën, për të finalizuar më pas saktë, me topin që përfundon në rrjetë. Edhe më pas është sërish skuadra e Teutës ajo që i afrohet golit të dytë, por pa sukses. Nga ana tjetër, Vllaznia tenton të barazojë shifrat me topa të gjatë në zonë, por maksimumi i arritur nga shkodranët ka qenë tronditja e traversës së portës së mbrojtur nga Kastrati, falë një gjuajte fantastike të kapitenit Lika. vllaznia teuta

Vllaznia-Teuta 0-1
Çyrbja 70’

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Krymi (Ribaj), Hasani, Kruja (Cinari), Lika, Vucaj (Bardulla), Atsina.
Trajner: Armando Cungu

Teuta: Kastrati, Oluasina, Hrkaç, Sykaj, Beqja, Hila, Lena, Çyrbja, Dosti, Dediç, Osemene.
Trajner: Gugash Magani

Gjyqtar: Emirjon Sino

Komentet