Page 1 of 21
Shpresat
Posted: Sat, 26 Mar 2005 , 14:45
by vllaznia1919
Shpresat, humbje turpëruese në Turqi
Turqi-Shqipëri 4-0
Turqia: Fevzi (Volkan 69'), Tajfun, Ali, Muhamet, Sabri, Mehmet Topuz, Fahri, Adem, Mahmut Hanefi, Ibrahim (Bilal 76'), Gokhan (Umut 65'). Trajner: Rasid Cetiner
Shqipëria: Llani, Vangjeli (Llakaj 76'), Muça, Ndreka, Hallaçi, Boshnjaku, Muzaka, Tetova, Çapja (Barka 70'), Salihi, Xhihani (Hodo 76'). Trajner: Hasan Lika
Shënues: Mehmet Topuz 12', Gokhan 24', Ibrahim 54', Bilal 90'
Gjyqtarë: J.De Velde, V.Despiegeleer, B.Vandeweghe (Belgjikë)
Ekipi U-21 i Shqipërisë është mundur thellë në ndeshjen e parë në trasfertë për eliminatoret e europianit të kësaj moshe, viti 2005. Skuadra e drejtuar nga trajneri Hasan Lika nuk ka mundur t'i rezistojë dot homologes turke, e cila e ka mundur në të gjitha drejtimet. Ekipi ynë Shpresa është munduar të bëjë diçka në pjesën e parë, por pa e vënë asnjëherë në rrezik portën kundërshtare. Pas golave të pësuar, dy në pjesën e parë, ekipi i Likës ka humbur qetësinë dhe është ndëshkuar edhe dy herë të tjera nga vendësit në 45 minutat e dyta. Turqia shënoi që në fillim të ndeshjes, e përkrahur nga 3000 tifozët e ardhur në stadium. Në minutën e 12-të, pas një krosi nga krahu i majtë, Gokhani pason për te Mehmet Topuzi, i cili shënon me kokë pa problem në portën e mbrojtur nga Llani. Skuadra jonë mundohet të reagojë, por pa bërë ndonjë gjë të madhe. Vetëm sulme jo shumë të rrezikshme arrin të ndërtojë, ndërkohë që turqit dalin shumë lehtë në kundërsulm. Në mbrotje nuk jemi aspak të sigurtë dhe kështu, kundërshtari arrin të shfrytëzojë hapësirat e lëna pas nga ne. Golin e dytë për turqit e shënon Gokhani, një nga më të mirët në fushën e lojës, i cili diagonal me Llanin nuk fal. Me rezultatin 2-0 mbyllet edhe pjesa e parë e takimit. Por, kur mendohej se skuadra jonë do të reagonte, ndodhi e kundërta. Në pjesën e dytë skuadra e Likës është dukur e dorëzuar. Të kota kanë rezultuar edhe ndërrimet që trajneri Lika ka bërë gjatë pjesës së dytë, pasi Hodo, Llakaj dhe Barka nuk kanë sjellë asgjë në fushën e lojës. Një ndeshje jo shumë e mirë edhe për portierin Llani dhe mbrojtjen tonë, që ka qenë në ditën e saj më të errët. Në minutën e 54-t vjen edhe goli i 3-të, me autor Ibrahimin, i cili arrin të kalojë dy nga mbrojtësit tanë. Për ta ndaluar ka menduar portieri Llani, i cili ka ndërhyrë ashpër. E gjithë mbrojtja jonë ka menduar se ka qenë një 11-metërsh, por jo për gjyqtarin belg, i cili ka vazhduar lojën. Ka përfituar Ibrahim që ka trefishuar rezultatin. Goli i 4-t ka ardhur në minutat shtesë të lojës, ku sërish Llani nuk ka mundur të bëjë dot gjë për të mos lejuar pësimin e golit. Kështu ekipi ynë Shpresa ka marrë një grusht të fortë në trasfertën e parë për 2005-n, duke u mundur 4-0 në Stamboll nga Turqia. Me këtë humbje Shqipëria vazhdon të jetë e 5-ta në grupin e dytë me 5 pikë. Ndërkohë, të martën kuqezinjtë e vegjël do të luajnë përballë Greqisë.
Thanë pas ndeshjes
Rasid Cetiner, trajner i Turqisë "Nuk e menduam asnjëherë se do të fitonim kaq lehtë. E kishim vlerësuar mjaft mirë kundërshtarin. Nëse do të arrim të shënonim që në minutat e para, mendonim se loja do të ishte e jona dhe ashtu ndodhi. Dua të falënderoj të gjithë futbollistët e mi, të cilët kanë luajtur mjaft mirë."
Hasan Lika, trajneri i Shqipërisë "Turqit e merituan fitoren. Nuk arritën të shfrytëzonim siç duhet rastet e krijuara në fillim. U ndëshkuan në pjesën e parë nga dy gabimet tona. Edhe në pjesën e dytë dolëm përpara për të ndryshuar rezultatin, por edhe kjo nuk solli ndonjë dobi."
Nga Turqia, Arbër AVDYLI
Renditja e grupit 2 (U-21):
Danimarka 5 1 0 16-7 16
Turqia 3 2 1 8-3 11
Ukraina 3 1 2 11-5 10
Greqia 2 2 2 9-5 8
Shqipëria 1 2 3 5-10 5
Gjeorgjia 1 2 2 5-12 5
Kazakistani 0 0 5 1-13 0
Posted: Wed, 06 Apr 2005 , 13:30
by vllaznia1919
Shpresat, me Gjeorgjinë në "Ruzhdi Bizhuta"
Edhe pse është akoma shpejt deri në qershor, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që takimi i radhës në Grupin 2 për "Gjermani 2006" ndërmjet Shqipërisë dhe Gjeorgjisë të zhvillohet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", më datë 4 qershor 2005. Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura pas vendimit të FIFA-s. Ndërsa ndeshja Shqipëri-Gjeorgji për 21-vjeçarët është vendosur të luhet në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit. Një takim ndërkombëtar rikthehet në këtë stadium pas 14 vjetësh, ku pikërisht ekipi Shpresa ka luajtur me Islandën. Takimi Shqipëri-Gjeorgji për europianin e 21-vjeçarëve do të zhvillohet më 3 qershor 2005.
U-21 DANIMARKE-SHQIPERI 7-0
Posted: Wed, 08 Jun 2005 , 02:19
by Admin
Perfaqsuesja jone e shpresave ka pesuar nje humbje te thelle ne ndeshjen e zhvilluar sot ne Farum Park,Danimarke.
Ndeshje Kualifikuese - 07 Qershor 2005 19:00 ( Farum Park - Farum Goli i pare per Danezet eshte shenuar ne minuten e 22 ,por pas 2 minutash ekipi vendas ka dyfishuar .Ne pjesen e dyte jane shenuar edhe 5 gola te tjere duke e cuar rezultatin ne 7-0. Pas kesaj humbje ekipi yne kombetar u-21 ndodhet ne vendin e parafundit me 5 pike,kur kane mbetur edhe 3 ndeshje ne grupin e dyte .Nderkohe neser ne oren 20.30 ne Parken Stadium Kopenhagen do te perballen dy ekipet kombetare"A".
Posted: Wed, 08 Jun 2005 , 09:24
by kristian
Ishalla po na nderojn ekipi i te mdhajve.
Posted: Thu, 09 Jun 2005 , 01:35
by vllaznia1919
Asata sna nderune naqe.Hupme3-1.
Posted: Thu, 09 Jun 2005 , 21:45
by kristian
Te vetmit qe na kan nderu jan tifozat, ata kan ken top.
Posted: Sun, 12 Jun 2005 , 14:13
by vllaznia1919
Tifozat si gjithmone kan kene ylle krejt.Per tifoza jena ma te mirte!
Posted: Sat, 16 Jul 2005 , 19:34
by vllaznia1919
Shpresat, Shqipëri Kazakistan në Lushnjë
UEFA ka vendosur që takimi eliminator për kampionatin e 21 vjeçarëve mes Shqipërisë dhe Kazakistanit më 2 shtator të zhvillohet në stadiumin "Roza Haxhiu" të Lushnjës. Ky vendim është parë pas kërkesës së federatës sonë të futbollit, e cila ka zgjedhur Lushnjën si stacionin e ardhshëm të ekipit Shpresa. Gjithashtu, dje janë marrë vesh edhe emrat gjyqtarëve që do të drejtojnë këtë ndeshje. Këtë herë, gjyqtarët do të jenë nga Irlanda. Kryesor në këtë ndeshje do të jetë David Mekoen, ndërsa ndihmës të tij Jozef Kasidi dhe Toni Rajan. Gjyqtar i katërt i takimit do të jetë irlandezi tjetër Hugo Uoriskej.
Posted: Sat, 27 Aug 2005 , 14:03
by vllaznia1919
Edhe trajneri i ekipit kombëtar Shpresa, Hasan Lika, dje ka shpallur listën e kuqezinjve të tij për ndeshjen e radhës me Kazakistanin. Janë gjithsej 20 futbollistë, që të hënën do të vihen nën urdhërat e trajnerit Lika për të përgatitur ndeshjen zyrtare të radhës. Grumbullimi do të bëhet në një nga hotelet e bregdetit të Durrësit. Lista e futbollistëve të thirrur për ndeshjen me Kazakistanin është si më poshtë:
Glendi Tafaj, Olsi Kolami, Henri Ndreka, Ervis Kraja, Andi Lila, Alban Muça, Rrahman Hallaçi, Renato Arapi, Hetlem Çapja, Emiliano Barka, Gjergji Muzaka, Emiliano Veliaj, Hamdi Salihi, Bledar Hodo, Vangjel Mile, Daniel Haxhiu, Parid Haxhiu, Denis Boshnjaku, Sokol Kacani, Arbër Abilaliaj
Posted: Wed, 28 Sep 2005 , 14:12
by vllaznia1919
Po dje bashkë me listën e Kombëtares është bërë publike nga FSHF-ja edhe lista e përfaqësues Shpresa, e cila do të impenjohet me 7 dhe 11 tetore kundër homologeve të saj ukrainase dhe turke, të takimet e vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian për moshat U-21.
Shpresa
Olsi Bishani, Erald Gjondeda, Henri Ndreka, Rrahman Hallaçi, Andi Lila, Alban Muca, Gjergj Muzaka, Emiliano Barka, Emiljano Veliaj, Hamdi Salihi, Bledar Hodo, Arber Abilaliaj, Elvis Kraja, Antonia Pashaj, Hetlem Capja, Klement Xhyra, Daniel Haxhiu, Vangjel Mile, Renato Arapi, Sokol Kacani, Besmir Bega, Olsi Llakaj, Parid Xhihani.
Posted: Tue, 08 Nov 2005 , 14:39
by vllaznia1919
Kush është trajneri i Shpresave?
Komiteti Ekzekutiv, organi më i lartë i Federatës Shqiptare të Futbollit, do të zhvillojë ditën e enjte mbledhjen e tij të radhës, ku në qendër të vëmendjes do të jetë përcaktimi i pikave që do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës të Asamblesë Vjetore. Një nga pikat që pritej të diskutohej në mbledhjen e ditës së enjte, ishte edhe ajo e trajnerit të ekipit kombëtar “Shpresa”. Megjithatë, duket se edhe kësaj radhe çdo gjë do të lihet në harresë, sado që nga FSHF ishte thënë se ky post do të rishikohej nisur nga fakti se Hasan Lika është aktualisht edhe trajner i Teutës. “Jo, kjo nuk do të jetë në punimet e Komitetit”, sqaroi zëdhënësi Lysjen Nurishmi. E në këtë situatë na lind e drejta të bëjmë pyetjen se kush është trajneri i Shpresave, apo Lika do të vazhdojë të mbajë dy poste...
Posted: Thu, 17 Nov 2005 , 14:41
by vllaznia1919
Eshte zyrtarizuar sot emri i ri i pankines se perfaqsueses Kombetare U-21.
Per sezonin e ardhshem 2006-2007 perfaqsuesja kombetare e futbollit U-21 do te drejtohet nga Artan Bushati.Prezantimi i tij eshte bere sor ne ambientet e FSHF-se ne nje konference per shtyp.I pranishem ne prezantimin zyrtar ishte Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se,Arben Bici. Po ju paraqesim karrieren sportive te z.Artan Bushati:ARTAN BUSHATI CURRICULM VITAE Vitet : 1978-1982 Ka kryer Shkollen Mjeshtria Sportive “Loro Borici” 1984-1987 Ka kryer Akademine ”Vojo Kushi” 1988-1999 Trajner ne ekipet e moshave prane Futboll Klub Vllaznia -1999 Trajner i ekipit te futbollit Vllaznia 2000-2002 Drejtor teknik prane ekipi te futbollit Vllaznia 2002-2004 Anetar i Komitetit Ekzekutiv ne FSHF 2004-2005 Trajner i ekipit te Futbollit Elbasani.
Posted: Fri, 18 Nov 2005 , 15:09
by vllaznia1919
Bushati: Ja karriera ime deri ne krye te Shpresave
Artan Bushati ka besim se do te kete sukses si trajner i Shqiperise U21. Nje dite pas caktimit te tij zyrtar ne kete detyre, nga ana e Federates Shqiptare te Futbollit, trajneri shkodran shprehet me bindje, se mjaft rezultate te mira te arritura nga ish-trajneri Hasan Lika, do te kene vazhdimesi. Ne nje interviste per gazeten, ai i ben edhe nje radiografi karrieres se tij si trajner, qe ka si pike kulmore, caktimin ne krye te Shpresave.
-A patet ndonje lekundje per te pranuar detyren si trajner i Shpresave?
"Te them te drejten, nuk pata asnje lekundje, sepse ky emerim eshte nder, ndonese njekohesisht edhe pergjegjesi per mua. Oferta e bere nga FSHF dhe presidenti Duka nuk mund te refuzohej prej meje, sepse shanse te tilla vijne vetem nje here ne jete".
-Me perjashtim te sezonit te kaluar, ne krye te Elbasanit, nuk duket se keni karriere te gjate, si trajner i ekipeve te para ...
"Ne vitin 1999 kam qene ne krye te Vllaznise, ekipit te pare, pasi u largua trajneri Vasil Bici. Ne ate vit kam drejtuar ekipin ne Kupen UEFA, ndaj Spartakut te Trnaves (1-1, 0-2, gol Sinani), skuader sllovake. Pastaj ishte edhe sezoni i kaluar ne krye te Elbasanit, ndersa kam qene ne detyra teknike, si drejtor teknik te Vllaznia".
-Sezoni i kaluar per Shpresat, nuk ishte edhe aq i mire. Besoni se ekziston grupi i duhur per te arritur rezultate?
"Kjo eshte relative, sepse duhet pasur parasysh niveli i kundershtareve, demtimet, pezullimet. Mund te them se nen drejtimin e trajnerit Lika, ekipi Shpresa ka pasur nje vazhdimesi rezultatesh. Pastaj, detyra e Shpresave eshte edhe qe te nxjerre lojtare per ekipin kombetar".
-Eshte thene se keni nxjerre disa prej talenteve te fundit te futbollit shkodran ...
"Une kam punuar si trajner me ekipet e moshave ne Shkoder. Lojtare si Elvin Beqiri, Teli, Belisha etj. kane kaluar neper duart e mia".
-Le te kthehemi te suksesi i vjetshem me Elbasanin. Si ia arritet?
"Ne fillim dua te them se, kete sezon, Elbasani eshte edhe me mire se vjet".
-Kjo mbetet relative, sepse Tirana p.sh., eshte me dobet se sezonin e kaluar ...
"Megjithate, ata jane ne vendin e pare dhe me diference pikesh. Ne krijuam nje grup te forte, ku luanin rol te vecante disa individe qe benin diferencen. Patem perberje te mire dhe shpirt skuadre. Lojtaret per fat, e kishin motivacionin e duhur per te fituar".
-A kishte nderhyrje nga sponsoret ne problemet teknike?
"As nga presidenti Laze dhe as nga zevendespresidenti Cerraga nuk ka pasur nderhyrje. Jo vetem per lojtare ne formacion, por as per ata qe duhej te uleshin ne stol".
-Kur do jete grumbullimi i pare i Shpresave?
"Te presim ndryshimin e struktures ne Kampionatin Europian, qe pritet te behet nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Kjo synon qe Europiani i U21 te jete ne data te ndryshme nga eliminatoret e Boterorit apo Europianit, per ekipet e te rriturve. Te presim shortin me date 27 janar, pastaj te mendojme per grumbullimin".
Posted: Wed, 14 Dec 2005 , 15:09
by vllaznia1919
Fillojne grumbullimet me lojtaret kandidate per Ekipin Kombetar U-21.
Ne kuadrin e rinovimit te ekipit kombetar U-21 per edicionin e ri 2006-2008 te Kampionatit Europian U-21,Federata Shqiptare e Futbollit do te organizoje grumbullime me lojtaret e rinj te cilet organizohen ne kampionatet e huaja te futbollit. Nga datat 04.01 deri ne 09.01.2006 ne Tirane do te kryhen grumbullime me lojtaret e datelindjes 1985-1986 te cilet do te testohen nga stafi i ekipit kombetar U-21.Te gjithe ata lojtare te cilet kane deshire qe ne te ardhmen te jene pjese e perfaqsueses shqiptare U-21 kane mundesine te provohen ne kete grumbullim 5 ditor ne Tirane.Per me shume informacione dhe detaje te metejshme mund te kontaktoni me shefin e Sektorit te Ekipeve Kombetare z.Besnik Cela ne numrin e telefonit 00355692066572.
Posted: Fri, 16 Dec 2005 , 15:04
by vllaznia1919
Shqiperia U21, zbret ne paraeliminatore
Skuadra Shpresa e Shqiperise (U21) nuk do te kete mundesi te luaje me direkt, ne fazen e grupeve ne Kampionatin Europian te moshave. Kete e kane bere te ditur burime ne UEFA, nga ku ka dale renditja e re e skuadrave, ne baze te koeficienteve. Sipas kesaj liste, Shqiperia U21 ndodhet nen 32 vendet e para, qe do te kene shansin te shortohen direkt ne grupe, ndersa pjesa e skuadrave qe ndodhen me poshte, do te luajne nje tur paraeliminator per te kaluar me pas, ne fazen e grupeve.
Posted: Fri, 16 Dec 2005 , 15:04
by vllaznia1919
Trajneri Bushati fillon rinovimin e shpresave
Trajneri i ekipit të Shpresave, Bushati, dhe drejtuesit e sektorit të ekipeve kombëtare kanë filluar “gjuetinë” e talenteve të reja për të rinovuar ekipin U-21. FSHF-ja ka menduar të organizojë grumbullime me lojtarët e rinj për të zgjedhur më pas më të mirët për ekipin e shpresave. Nga datat 04/01/06 deri më 09/01/06 në Tiranë do të kryhen testime me futbollistë të datëlindjes 1985 – 1986. Sipas drejtuesve, të gjithë ata lojtarë të cilët kanë dëshirë që në të ardhmen të jenë pjesë e U-21 kanë mundësinë të provojnë aftësitë e tyre në këtë grumbullim pesëditor.
Posted: Wed, 04 Jan 2006 , 16:35
by vllaznia1919
U 21, fillon grumbullimi i "legjionarëve"
Futbollistët shqiptarë që luajnë në Europë dhe që mund të luajnë me ekipin U 21 prej ditës së sotme dhe në vazhdim mund të marrin pjesë në seleksionimet që do të zhvillojë në Kamëz trajneri i ekipit Shpresa, Artan Bushati. Në këtë seleksionim do të marrin pjesë të gjithë ata lojtarë që luajnë jashtë vendit tonë dhe që aspirojnë të veshin fanellën kuqezi. Por seleksionimi i "legjionarëve" të vegjël nuk do të jetë vetëm për 21 vjeçarët. Për të gjithë janarin, të gjithë lojtarët shqiptarë të çdo moshe kanë mundësi të marrin pjesë në seleksionimet që do të zhvillojnë trajnerët e moshave të Shqipërisë.
Shpresa, gati per miqesoren!
Posted: Tue, 21 Mar 2006 , 12:30
by Admin
Qe nga e diela ne mesdite, ne hotel “Leonardo”, ne plazhin e Durresit, eshte grumbulluar kombetarja U 21, e cila sot do te kete miqesoren e pare nderkombetare, me Gjeorgjine, ne “Selman Stermasi”. Per kete ndeshje, trajneri Artan Bushati kishte planifikuar 24 futbolliste, por menjehere eshte ndeshur me demtime. Keshtu, sipas njeshit te pankines kuqezi te U 21, kater futbolliste nuk do te jene per kete ndeshje. “Agolli i Skenderbeut, te cilin ne e kishim menduar si “pike mbeshtetese” te formacionit, eshte demtuar te shtunen, ne ndeshjen ndaj Vllaznise. Hodo e Dollaku, te cilet nuk jane aktivizuar ne ndeshjen Dinamo Teuta, kane qene te demtuar, ashtu sikurse Guna, i cili eshte demtuar po ne kete fundjave. Me keto demtime nuk dua te justifikohem, por mendojme te bejme me te miren ne ndeshjen me Gjeorgjine”. Duke qene dhe ndeshja e pare miqesore, Bushati ka shfaqur objektivat e tij, kur ka deklaruar se eshte duke punuar per formimin e nje grupi futbollistesh te datelindjes 1986, te cilet do te jene dhe per aktivitetin e ardhshem, pas dy vjetesh. “Federata Shqiptare e Futbollit me ka vene ne dispozicion kaseten filmike te ndeshjes se 3 qershorit 2005, Shqiperi Gjeorgji 0 1, dhe mendoj se jemi ne pozita te barabarta persa i takon nivelit. Do te mundohemi te bejme me te miren dhe keshtu do te nisim pergatitjet tona, deri me 16 gusht, kur kemi dhe ndeshjen e pare ne grup, me Spanjen”. Bushati, nga ana tjeter, ka treguar dhe programin qe ka ndertuar per ekipin e tij perfaqesues, te cilin e ka dorezuar ne sektorin e ekipeve kombetare ne FSHF. “Une kam kerkuar ka vijuar Bushati tri ndeshje miqesore, te pakten te realizohen dy, qe keshtu te jemi ne rregull dhe grupi te jete plotesisht i formuar. Shpresojme qe gjate kesaj periudhe te bejme me te miren”. Nderkaq, sa per njohurite e tij per Spanjen e Sllovakine, te cilat i ka ne grup, Bushati nuk ka deklaruar asgje, vecse ka shprehur lidhjet qe ka bere me federatat perkatese. “Kemi hyre ne lidhje, ndersa, pervec kasetave, kemi kerkuar dhe te dhena te tjera, te cilat i presim keto dite. Megjithate, le te kalojme Gjeorgjine e me pas flasim”, ka perfunduar Bushati, kurse kombetarja U 21 dy stervitje i ka kryer ne Qendren stervitore te ekipeve kombetare ne Kamez.
Posted: Tue, 21 Mar 2006 , 14:33
by vllaznia1919
Velcani, per miqesoren e U 21 shit
Sazan Velcani do te jete gjyqtari i ndeshjes miqesore midis kombetares U 21 te Shqiperise dhe asaj respektive te Gjeorgjise, e cila do te luhet sot, ne oren 14:30, ne stadiumin “Selman Stermasi”, ne Tirane. Ndihmes te Velcanit do te jene Sokol Avdo dhe Dritan Salaj, ndersa gjyqtar i katert, gjirokastriti Tanush Latifi.
Posted: Wed, 22 Mar 2006 , 01:40
by Admin
Shpresat qe nuk japin ende "shprese"
Shpresat e Shqiperise kane shenuar fitore ne miqesoren ndaj shpresave te Gjeorgjise, me rezultat 2:1, ne ndeshjen e zhvilluar dje ne stadiumin “Selman Stermasi” ne Tirane, ne pranine e nje numri te vogel shikuesish.
Djelmoshat e Artan Bushatit iu kane gezuar fitores fale golave te shenuar nga Mema (3’) dhe Bakaj (82’). Nderkohe golin e nderit per gjeorgjianet e ka shenuar Getsadze (10’).
Komenti
Tre gola, shtate kartona te verdhe, dy te kuq, nje gjykim i dobet i treshes shqiptare dhe nje nervozizem i tepruar i te dyja paleve, ku nuk kane munguar as fjalosjet, e kane karakterizuar ndeshjen e Shpresave, Shqiperi-Gjeorgji. Ne periudhen me te madhe te ndeshjes gjeorgjianet kane luajtur loje me te mire, por fati dhe gjyqtaret kane qene ne anen e djelmoshave te Artan Bushatit. Me lojen e treguar Shpresat shqiptare nuk kane bindur, por mbetet te shpresojme se kjo fitore do te rris moralin per lojera me te mira ne te ardhmen. Shpresat shqiptare kaluan ne epersi qe ne nisme te takimit, me golin e sulmuesit Devis Mema. Por, si zakonisht gezimi yne ka zgjatur pak, sepse vetem 7 minuta me vone kane barazuar miqte. Pjesa e dyte ka qene tejet e tensionuar dhe me nderprerje te shpeshta si rrjedhoje e lojes se ashper. Si rezultat i nje loje te tille, ne minuten e 66’ Navalovski u detyrua ta braktis fushen e lojes me barele. Ketu filloi edhe “sherri’ i kesaj ndeshjeje. Ne fakt, pas ketij rasti loja u tensionua edhe me shume. Ne minuten e 68’ fusha e “Selman Stermasit” per pak nuk u shnderrua ne arene boksi, ngase pas nderhyrjes se Arapit ndaj Denashvillit, futbollistet e te dyja skuadrave filluan kacafytjen. Kesisoj, gjyqtari Velcani u detyrua te perjashtoi nga loja Arapin dhe Getsadzen. Por, as perjashtimi i ketyre dy lojtareve nuk e qetesoi ndeshjen. Disa minuta me vone, per shkak te nje demtimi lojen e braktisi Shenti dhe si rrjedhoje miqte 15 minutat e fundit te ndeshjes i luajten me nente lojtare, sepse nuk kishin me lojtar ne pankine per ta inkuadruar ne loje. Epersia numerike ne fushe i mundesoi kuqezinjve qe te sulmojne me shpesh porten gjeorgjiane, kurse goli i fitores erdhi ne minuten e 82’ - pas nje gjuajtje te forte te mesfushorit te Partizanit, Elvis Bakaj.
Ndonese, Bushati e nisi me fitore punen e tij tek kombetarja e Shpresave, eshte e qarte se ate e pret nje pune madhe ne permiresimin e lojes se djelmoshave te rinj.
U-21 Shqiperi 2
U-21 Gjeorgji 1
Shenues: Mema 4', Bakaj 83' / 11' Getsadze
E marte, 21 mars 2006, ora 14.30 ne stadiumin "Selman Stermasi", Tirane
Shqiperia: Koliqi, Lila (46' Hysko), Dushku, Guga, Arapi, Veliaj, Sefa (46' Bakaj), Lika, Pema, Mema, Abazaj, Tr: A. Bushati
Gjeorgjia: Nadirashvili (46' Loria), Mchedlishvili (46' Khubitia), Setiaridze, Gigauri, Navalovski (67' Popkhadze), Ganugrava (46' Merebashvili), Khaladze, Jhenti, Gelashvili, Iashvili (46' Denashvili), Getsadze, Tr: R. Minge
Gjyqtare: S. Velcani, S. Avdo, D. Salaj (Shqiperi)
Kartona te verdhe: Dushku, Mema, Bakaj / Nadirashvili, Mchedlishvili, Setiaridze, Ganugrava, Iashvili, Denashvili
Kartona te kuq: Arapi / Getsadze
Golat:
3'- 4' Pema, pasi sherbehet nga Arapi ne zonen gjeorgjiane leshohet drejt portes, por pengohet nga portieri kundershtar dhe per Velcanin eshte 11-metersh. Ekzekuton nje minute me pas Veliaj, por topi pritet nga portieri, i shpeton atij dhe Mema ka shkuar dhe i vetem perpara tij e ka cuar ne rrjete, 1-0.
11' Kros nga e djathta e sulmit te Gjeorgjise, Dushku nuk arin te spastroje zonen, Getsadze ia merr topin dhe leshon nje "palonet" siper Koliqit, e cila perfundon ne rrjete, 1-1.
83' Bakaj, pasi sherbehet nga Pema nga rreth 25 metra ka pare daljen e gabuar te portierit Loria
Klaus Topmeler
Ka qene prezent gjate gjithe ndeshjes ne stolin e rezervave te kombetares gjeorgjiane, ku here pas here udhezonte trajnerin e shpresave te Gjeorgjise, gjermanin, Ralf Minge, per nderrimet dhe menyrat e lojes. Ne fund te ndeshjes ai eshte shprehur i kenaqur edhe pse nuk ka dashur te jape komente rreth dy futbollisteve qe ka pranuar se neser do te jene ne fushe ndaj Shqiperise ne ekipin e pare.
Deklaruan
A. Bushati (Trajneri i Shqiperise)- Ishte ndeshja e pare se sezonit dhe mund te them se nuk u kenaqa nga loja e skuadres. Ndoshta kjo ka edhe lidhje me faktin se te gjithe vijne nga kampionatet e tyre dhe forma fizike e tyre nuk eshte ajo e kerkuara. Pra, me shume sesa nga ana teknike, ne ishim te pafuqishem nga ajo fizike, ku ne pjesen e dyte nuk mundem te krijonim me raste. Nuk mund te jem i kenaqur nga fitorja, sepse ajo mund te merret ne shume menyra. Pra, duhet te pergatitemi me mire ne planin fizik, ku mendoj se skuadra ka problemin me te madh. Abilaliaj? U çudita edhe une, kur nuk e pashe asnje dite e stervitje edhe pse e kisha grumbulluar. Nuk e di se ç'do te thote kjo, por FSHF-ja ka rregulloren e saj dhe mendoj se duhet te filloje ta zbatoje per futbolliste te tille, qe nuk e respektojne kete ligj.
R. Minge (Trajneri i Gjeorgjise)- Me pelqeu loja e djemve. Treguan nje grinte dhe nje shpirt te madh "luftarak" edhe pse ishte thjesht nje ndeshje stervitore. Ne kishim futur ne fushe shume futbolliste qe kishim marre nga skuadrat e tjera te ekipeve zinxhire te kombetares dhe nga nje ane nuk ishim te barabarte me Shqiperine. As ne momentin kur ajo shenoi golin e dyte, ku kujtoj se ne ishim me nente lojtare, perfshire edhe portierin. Sidoqofte, nuk me pelqeu aspak ajo nxehje e situates, kur ajo ishte thjesht nje ndeshje pa interesa.