Vllaznia - Laçi nen hetim
Posted: Fri, 12 Feb 2010 , 17:28
Edhe Vllaznia-Laçi dyshohet e trukuar
Kanë nisur hetimet për këtë ndeshje, pas kërkesës së shkodranëve. Krerët e klubit kuqeblu akuzojnë arbitrin dhe shefin e gjyqtarëve
(PANORAMA SPORT) - Kanë nisur hetimet për ndeshjen Vllaznia-Laçi 1-2, pasi dyshohet se ajo mund të jetë trukuar. Këtë e kanë pohuar burime zyrtare pranë FSHF-së, të cilat madje tri ditë më parë kanë nisur inspektorët pranë Komisionit të Disiplinës që të mbledhin informacion dhe të zbardhin këtë rast.
Kërkesa
Kërkesën për hetim të kësaj ndeshjeje e kanë bërë drejtuesit e Vllaznisë. Ata dyshojnë se arbitri Taullaraj dhe shefi i sektorit të gjyqtarëve, Plarent Kotherja, janë përfshirë në afera të pista dhe se kanë ndikuar në përcaktimin e rezultatit të ndeshjes. Pas takimit të luajtur më 31 janar në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”, krerët e Vllaznisë i kanë bërë një kërkesë zyrtare FSHF-së që ta hetojnë atë. Ndërkohë, zyrtarët e institucionit të futbollit kanë urdhëruar inspektorët e Disiplinës (të quajtur ndryshe prokurorët sportivë) që të hetojnë ngjarjen.
Hetimet
Tri ditë më parë, dy inspektorët e Komisionit të Disiplinës kanë zbarkuar në Shkodër dhe kanë marrë në pyetje presidentin e klubit, Valter Fushaj, trajnerin Edi Martini dhe disa futbollistë. Më pas kanë marrë informacione mbi dyshimet dhe provat që kanë paraqitur shkodranët, e tani janë duke u marrë me dosjen.
6.5
ishte koeficienti në rast se ndeshja Vllaznia-Laçi do të përfundonte me rezultatin 1-2. Pra, në rast se pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e Vllaznisë dhe nëse pjesën e dytë do ta fitonte Laçi.
Rregullorja
Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit gjyqtarët për ndeshjet e kampionatit shqiptar nuk përcaktohen më me short, por nga sektori i garave dhe kryesisht nga shefi i gjyqtarëve, Plarent Kotherja. Kjo shpeshherë ka sjellë edhe paragjykime nga drejtuesit e klubeve.
Inspektorët, një dështim më vete
Prej dy vitesh në FSHF është ngritur edhe një strukturë hetimore, për rastet kur ka dyshime për fiksime rezultatesh, apo edhe për raste kur ndodhin ngjarje të rënda. Deri tani nuk kanë munguar precedentë të përmasave të mëdha, por inspektorët Lulzim Llangozi dhe Ilir Alushi nuk kanë mundur të dalin me një qëndrim konkret për asnjë prej tyre. Drejtuesit e klubit të Lushnjës deklaruan se krerët e Bylisit kishin tentuar të blinin katër futbollistë, me qëllim që ata të linin ndeshjen, por lojtarët kanë raportuar menjëherë te stafi. Pavarësisht deklaratave të shumta në media, dy inspektorët nuk arritën ta zbardhnin dot ngjarjen.