Page 1 of 2

Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 17:25
by Skodrinon
Edi Martini traineri i ri. Esat Rrakiqi zv.trainer. Zan Rragami konsulent i merkatos. I'u prifte e mara!

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 17:58
by Skodrinon
Trajneri Martini: Me prêt nje pune e madhe

Gjithnje eshte shprehur se deshira e tij e madhe eshte qe nje dite te marre persiper drejtimin e Vllaznise. Ajo eshte skuadra e qytetit te lindjes, skuadra qe e beri futbollist me emer dhe per rrjedhoje asaj nuk mund t’i thuash asnjehere “jo”. Ambicjet e tij si trajner e kane bere Edi Martinin qe ta pranoje ftesen e presidentit Fushaj ndonese deshira e tij me e madhe sigurisht qe do kishte qene mosnisja e punes ne keto momente. Kjo per shume arsye megjithate nuk ka refuzuar ta pranoje oferten e presidentit. Ndoshta edhe per te vertetuar ate se nuk i trembet sfidave sepse edhe karriera e tij ka qene nje sfide me vehte. Para mediave dje ka folur shkurt. Normale sepse te gjithe tashme presin pune prej tij dhe jo fjale. “Per çdo trajner eshte kenaqesi te drejtoje Vllaznine dhe kuptohet edhe per mua eshte keshtu. Ndoshta diçka me teper ngaqe kjo skuader me dha emer megjithate une falenderoj presidentin Fushaj per besimin qe me dha po ashtu edhe pjestaret e tjere te klubit qe dhane mbeshtetjen per mua. E kam te qarte se gjerat nuk jane aty ku duhet por mund t’ia dalim. Kam besim per kete dhe kur ke besim, edhe rezultatet do vijne”- ka thene ne prezantimin e tij te pare si trajner i Vllaznise Edi Martini. E ka pritur mire kete emerim por qe nga mbremja e se dieles nuk eshte duke menduar me se si do pritet ne Shkoder kjo gje. Ai tashme ka nisur menjehere nga puna. Ka filluar te mendoje per merkaton, fazen pergatitore dhe shume gjera te tjera. Kohe ne dispozicion nuk ka shume dhe ai e di kete gje. Prandaj kur e pyesim se nga do ia nise, Martini pergjigjet: “Do fillojme pune me 4 janar me fazen pergatitore. Gjate ketyre diteve nderkohe do shohim mundesine e afrimit te ndonje lojtari cilesor. Kuptohet qe eshte e veshtire sepse nuk ka lojtare te lire te mire ne keto momente por do mundohemi te bejme me te miren e mundshme. Besoj se do bejme diçka por me mire t’ia leme kohes”. Sa i takon stafit qe do punoje me te, vertete dje nuk jane deklaruar ndihmesit e Martinit, por nga sa behet e ditur, krahu i djathte i tij do jete serish i mirenjohuri Esat Rakiqi. Me te ka punuar sebashku edhe tek Laçi dhe trajneri i r ii Vllaznise duket se i beson shume pervojes se Rakiqit ne pankine. Enigme mbetet emri i trajnerit te portiereve megjithate shume shpejt edhe kjo do merret vesh. E rendesishme eshte qe Vllaznia tashme pretendon te kthehet ne origjine, ne futbollin e saj tradicional. Ate qe se beri dot Luçi, do te tentoje ta arrije Martini me ndihmen e Rakiqit, Rragamit dhe te tjereve qe do jene ne krah te tij.

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 18:00
by Skodrinon
Fushaj: Me Martinin “e treta e verteta”

Ajo qe pritej ka marre rruge dje. Pikerisht zyrtarizimi i trajnerit te ri te Vllaznise. Ai nuk eshte nje emer i panjohur. Gazeta jone e ka konfirmuar qe diten e djeshme emerimin e tij ne krye te kuqebluve megjithate vetem disa ore me pas do te behej edhe prezantimi i tij para mediave. Behet fjale per ish-futbollistin e njohur shkodran Edi Martini. Bashke me te, nje tjeter emer i njohur i futbollit shkodran dhe atij shqiptar, pikerisht Ramazan Rragami, do te jete prane skuadres. Roli i tij do jete a ii keshilltarit teknik.

Qe do te thote se do te jete i gatshem gjithnje per te presidentin Fushaj per ta keshilluar ne lidhje me merkaton, procesin stervitor apo gjera te tilla te ngjashme me to. Kuptohet qe keshilla mund te jape edhe per vete trajnerin Martini per te cilin ka nje vleresim maksimal. Ceremonia e prezantimit te tyre eshte zhvilluar dje ne oren 13.00 ne zyrat e klubit. Presidenti Fushaj duke folur para gazetareve ka thene: “Siç e shikoni jam para jush per te bere prezantimin e trajnerit te ri te Vllaznise. Mendoj se kemi bere zgjedhjen me te mire te mundshme dhe prandaj kemi besim se Martini do t’i jape skuadres ate çfare asaj i mungon. Kemi nderruar dy trajnere gjate ketij sezoni dhe me Martinin shpresoj qe te jete “e treta e verteta”. Njekohesisht dua te prezantoj edhe mjeshtrin e madh Ramazan Rragami qe do kete rolin e keshilltarit teknik dhe mendoj se do jete nje plus i madh per Vllaznine me keshillat e tij shume te dobishme. Une i falenderoj te dy keta figura te njohura, si Rragamin ashtu edhe Martinin qe shprehen gatishmerine e tyre per ta ndihmuar skuadren tone ne keto momente aspak te lehta per te”. I pyetur me pas se cilet do jene pjestaret e tjere te stafit dhe kush do t’i caktoje ata, numri 1 i klubit shkodran ka shtuar: “Heret e tjera ne ka ndodhur qe kur jane nderruar trajneret, nuk kemi patur nevoje per zevendesime edhe ne staf ngaqe ata kane qene present. Kete here meqe edhe dy zevendestrajneret jane shkarkuar, do te jete ne doren e trajnerit Martini per t’i propozuar dhe pasi te marrin edhe miratimin e klubit, do fillojne nga puna. Pra, plotesimi i stafit mendoj se do perfundoje shume shpejt”. Gazetaret kane qene shume te interesuar pas mesimit te emrit te trajnerit te ri edhe per lojtaret qe do afrohen dhe ata qe do largohen. Madje vete presidenti Fushaj duke iu pergjigjur kesaj pyetje, ka dashur “te thumboje” edhe shkrime te ndryshme ne gazeta qe prej ditesh flasin per largime, per “lista te zeza” etj. “Kam lexuar neper gazeta shume emra lojtaresh qe jane larguar, te tjere qe do vijne apo gjera te ngjashme me to. Mund te konfirmoj faktin se ende ne si klub nuk kemi bere gati asnje liste te lojtareve qe do largohen dhe prandaj nuk eshte e mira te permendim emra pa u mbaruar si pune. Ne kemi nisur kontaktet me disa lojtare qe do afrojme, kemi ne plan te bejme 3-4 blerje por do mundohemi qe ato te jene sa me cilesore nderkohe qe analizen e lojtareve aktuale do ta bejme ne ditet ne vazhdim. Nuk jemi marre me kete pune per momentin sepse me te rendesishme kishim gjetjen e trajnerit”- ka thene Fushaj ne fund. Ne kete menyre qe nga dita e djeshme Vllaznia e ka tashme trajnerin e saj. Edi Martini do kete per detyre te ngreje emrin e saj ne ate nivel qe duhet pavaresisht se edhe ai eshte koshient se nuk do ta kete te lehte

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 18:32
by Miri
Urime Martinit per postin e ri,ishalla ecuri sa ma te mire me vllaznin.

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 20:54
by vvvllaznia
Urime ishallan ka me na knaq si tranjer ashtu siq ka ba si lojtar.Gjaja e mire asht qe ka edhe eksperience jasht Shqipniet e shpresoj qe te punoj me metodat qe ka punu ai vet tek eintrachti

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 21:17
by fpjalmi
urime edi martinit dhe shpresoj te degjojn edhe zevendes tranierin dhe teknikun dhe mos te bajn asgja ne kry te vet .

ishalla na prihet mar per vitin e ri ,dhe fushaj ishalla e mban fjalen me nji merkato sa ma te mire

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 21:25
by fpjalmi
un jam shum i gezum qe zan rragami asht drejtor teknik ,por nuk e kuptoj pse nuk e bane zan rragamin tranier ,apo nuk ka licenze tranierit

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 29 Dec 2009 , 13:08
by Ujku
Edi Martini si lojtar ka ken lojtar i mir
por si tranier asht pa eksperenc dhe shum i ri ne mosh
per mu per momentin ishte dasht nji tranier me eksperenc kurse Martini ishte ken nji zgjillje ideale
si drejtor teknik.
gjithsesi Martinit i uroj suksese.

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 29 Dec 2009 , 15:58
by Admin
As mu nuk me pelqen fart Martini si tranjer por me ndihmen e Esatit mundet me punu shume mire.
Ishalla e lajne me punu se perndryshe ka me deshtu edhe ky si te tjert.

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 29 Dec 2009 , 16:21
by Edmond-Cela
ne fake per mua mosha nuk ka rendesi, jan gjana tjera qe me shqetesojn, se shum tranjer te rinje po dalin te sukseshem si do mos me djemocat e rinje ajo eshte ideale me nje tranjer te ri me moshe se te rinjet i degjojn me shum, fakti kryesor eshte a do lejohet qe ai te punoj i lire. kjo me shqeteson, nese kjo nuk do ndoll dhem se Martini do eksprimitoj lojtare te rinje te ekipit zinxhir them se ka me dal shum i sukseshem.

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 29 Dec 2009 , 18:58
by fpjalmi
tashti puna te vllaznia varet ne merkato .

nese bajm nji merkato cilesore mendoj se zonen e ftofte do ta kalojm pa problem

asht shum e randesishme qe fushaj mos te hekun lojtaret qe nuk duhet me heke si pershembull mbrojtesin beqiri qe asht shtylla e ekipit e shum te tjere qe spo i tham emrat .

edi martini ka nxjerr laqin ne superiore e nuk duhet ta harrojm

kurse e dyta asht se ka pak eksperience si traniewr qe do te mjaftote boll me e hek vllaznine prej zones se ftofte,sepse te gjithe e dime sepse ky asht objektivi i vllaznise per momentin .

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 29 Dec 2009 , 21:38
by Man in Redblue
Martini e nxori Lacin suveren ne superlige, pra edhe si tranier ka arrit dicka...a do ket sukses varet ma shume prej kushteve te tjera, liria e veprimit edhe lojtaret qi ka ne dispozicion,

Me pelqeu se filloi punen me fjalet "Na pret nji pune e madhe" e jo "Do ta coj Vllaznin ne UEFA"


Urime edhe Rragamit per punen e re, nuk asht keq ,ndoshta merr nja 200 mij lek tvjetra nmuj per me dal nji her ne tri jave me dhan nai interviste

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 29 Dec 2009 , 23:21
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:


Urime edhe Rragamit per punen e re, nuk asht keq ,ndoshta merr nja 200 mij lek tvjetra nmuj per me dal nji her ne tri jave me dhan nai interviste
ja ma se me 200 mile leke te vjetra se len fushaj ,por ndoshta nja 1milion e gjys .

ja per gja por sa gjoba qe i vehen vllaznise ,qa ka me i llan rragami presidentit nese e pagun 200 mije lek te vjetra :lol: :lol: :lol:

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 04 Jan 2010 , 15:53
by GOLDIAN
VALTERI KA BA ZGJIDHJEN E DUHUR DUKE NA SJELLE NJE MJESHTER
RESPEKTE

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 04 Jan 2010 , 19:46
by Ujku
Mjeshter per calcetoooo :lol:

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 05 Jan 2010 , 06:26
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:VALTERI KA BA ZGJIDHJEN E DUHUR DUKE NA SJELLE NJE MJESHTER
RESPEKTE

ke te drejte mar gold por ishalla po e pysin ,se martini asht shum pordhac

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 05 Jan 2010 , 09:31
by Ledi1920
Ujku wrote:Mjeshter per calcetoooo :lol:
edhe per kalceto ska qene noj mjeshter i modh jo

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 05 Jan 2010 , 09:33
by Ledi1920
Ledi1920 wrote:
Ujku wrote:Mjeshter per calcetoooo :lol:
edhe per kalceto ska qene noj mjeshter i modh jo
kur mori kombetaren,aty e kishte suksesin...por sic e mori ene e la... :mrgreen:

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Thu, 07 Jan 2010 , 14:46
by GOLDIAN
http://www.sportishqiptar.com.al/fushaj ... -vllaznia/
sipas kesa interviste te zotit fushaj
na del se zoti martini paska hek lojtaret
TASHTI SDU ME I DAL KRAH KERKUJ POR
sa kohe ka trajner edi martini te vllaznia qe po i thot kasapi e beqirit qe sju shoh ne formacion te pare(nuk ju dal krah lojtareve por menyra se si shprehet trjaneri sme pelqen se fundja nese keta bajne nje faze te mire pergatitore pse mos te jene ne formacion)
mandej nuk e quan mungese largimin e beqirit se kena krajen
per mu beqiri ka ba nje sezon te deshtum po kraja kur ka ba nej sezon persembarit??
mandej nese rustemit i ka than qe se dojne ma ne ekip capresin keta qe me dalrustemi me ta ne ulqin a si

Re: Edi Martini traineri i ri i Vllaznis

Posted: Thu, 07 Jan 2010 , 15:05
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:http://www.sportishqiptar.com.al/fushaj ... -vllaznia/
sipas kesa interviste te zotit fushaj
na del se zoti martini paska hek lojtaret
TASHTI SDU ME I DAL KRAH KERKUJ POR
sa kohe ka trajner edi martini te vllaznia qe po i thot kasapi e beqirit qe sju shoh ne formacion te pare(nuk ju dal krah lojtareve por menyra se si shprehet trjaneri sme pelqen se fundja nese keta bajne nje faze te mire pergatitore pse mos te jene ne formacion)
mandej nuk e quan mungese largimin e beqirit se kena krajen
per mu beqiri ka ba nje sezon te deshtum po kraja kur ka ba nej sezon persembarit??
mandej nese rustemit i ka than qe se dojne ma ne ekip capresin keta qe me dalrustemi me ta ne ulqin a si
bahet fjale per ardit beqirin. atij edhe kasapit i ka thane nuk ju shof ne formacion te pare. nuk shof gja t'keqe ktu. traineri e vendos formacionin. ma mire qi jan sqaru perpara, se mandej lindin mosmarrveshje gjate kampionatit. rustemi nuk asht tregu profesionist, e perpara se me e prishe kontraten me te duet me i vu nji gjobe te majme.