Page 1 of 4

Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Mon, 19 Oct 2009 , 06:45
by jeti
Te shtunden e ardhshme me 24 tetor Vllaznia do lozin ne "Olimpiko" kundra fqinjve tone te Lacios :D
Nje barazim mund ta marrim pa problema, por edhe sikur Vllaznia te na fitote nuk do na mbetej hatri... :wink:
Si thoni ju... :D

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Mon, 19 Oct 2009 , 17:58
by shv13
medet ku kena mrrite mos me pase te sigurte as fitoren me lacin.

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Mon, 19 Oct 2009 , 18:20
by Edmond-Cela
ska rrug tjeter vetem fitore

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Mon, 19 Oct 2009 , 18:36
by GOLDIAN
shv13 wrote:medet ku kena mrrite mos me pase te sigurte as fitoren me lacin.
MAS I PERCMO LACIANET SE KE ME PAS PUNE ME MAN IN REDBLUE SE A TIFOZ I TYNI :mrgreen:

URIME PER FITOREN ME FREIBURGUN

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 03:02
by fpjalmi
jete ,fitojm 100 perqind naqe dhe jam shum i sigurte sepse laqin tan historine e kena rra mrend e jasht keshtu qe pergatitu me hap temen tjeter sepse edhe 3 pike me ndihme te zotit edhe me formacionin e dyte i marrim

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 11:59
by Miri
4 Ndeshjet e fundit ne superlig kunder lacit ne sezonin 2004/2005
Vllaznia 7-0 Laci 23/10/2004
Laci 1-7 Vllaznia 18/12/2004
Vllaznia 8-0 Laci 05/03/2005
Laci 1-2 Vllaznia 14/05/2005
4 fitore 24 gola te shenuar dhe 2 te pesuar

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 12:29
by Skodrinon
Miri wrote:4 Ndeshjet e fundit ne superlig kunder lacit ne sezonin 2004/2005
Vllaznia 7-0 Laci 23/10/2004
Laci 1-7 Vllaznia 18/12/2004
Vllaznia 8-0 Laci 05/03/2005
Laci 1-2 Vllaznia 14/05/2005
4 fitore 24 gola te shenuar dhe 2 te pesuar
ket here nuk besoj se kena me e pase kaq te lehte.....

p.s
jeti, neser lozim me beratin per kupe. hape temen :)

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 16:28
by fpjalmi
ne ndeshjen me laqin nuk mungon askush perveq smailit dhe formacioni jone duhet ja me fitu minimalish por bindshem ,ku ne fund e fundit edhe 1 me 0 per na do isha shum dakort.

duhet edhe me u pergatit me tiranen sepse shum shpejt do ta kena ne loro boriqi,megjithate le te shijojm 3 pikeshin e dyte ne laq

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 22:53
by jeti
Skodrinon wrote:
Miri wrote:4 Ndeshjet e fundit ne superlig kunder lacit ne sezonin 2004/2005
Vllaznia 7-0 Laci 23/10/2004
Laci 1-7 Vllaznia 18/12/2004
Vllaznia 8-0 Laci 05/03/2005
Laci 1-2 Vllaznia 14/05/2005
4 fitore 24 gola te shenuar dhe 2 te pesuar
ket here nuk besoj se kena me e pase kaq te lehte.....

p.s
jeti, neser lozim me beratin per kupe. hape temen :)
Mos me thirr kot se une nuk hapi tema kote une... :D
Beratin e rrahim me U-19

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 23:07
by jeti
fpjalmi wrote:jete ,fitojm 100 perqind naqe dhe jam shum i sigurte sepse laqin tan historine e kena rra mrend e jasht keshtu qe pergatitu me hap temen tjeter sepse edhe 3 pike me ndihme te zotit edhe me formacionin e dyte i marrim
Kur i kena rrah me ka 7 me 0 kena pas Salihin ne ekip qe i pat ba nja 5 gola, kete vit ishalla kena eren ne favor e shtyn topin ne rrjeten e tyne.

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Thu, 22 Oct 2009 , 05:39
by fpjalmi
jeti wrote:
fpjalmi wrote:jete ,fitojm 100 perqind naqe dhe jam shum i sigurte sepse laqin tan historine e kena rra mrend e jasht keshtu qe pergatitu me hap temen tjeter sepse edhe 3 pike me ndihme te zotit edhe me formacionin e dyte i marrim
Kur i kena rrah me ka 7 me 0 kena pas Salihin ne ekip qe i pat ba nja 5 gola, kete vit ishalla kena eren ne favor e shtyn topin ne rrjeten e tyne.
me te than te drejten un shpresoj veq te bala dhe nuk du ma shume se 1 me 0 per na

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Fri, 23 Oct 2009 , 17:41
by fpjalmi
Laçi përgjigjet “kokë për kokë” “do të luajmë 90 minuta sulm”




24 Tetor



Laçi i është kthyer seancave stërvitore, ndërsa pas fitores në mesjavë në turin e parë të Kupës së Shqipërisë me lezhjanët është përqëndruar tek sfida e radhës me Vllazninë. Formacioni i Nicës, të mërkurën u pa me shumë lojtarë të rinj, të cilët të alternuar me disa nga titullarët bëri një paraqitje të kënaqshme, duke mbërritur tek fitorja. Sidoqoftë, në kampin laçian janë dike menduar seriozisht për ndeshjen kundër Vllaznisë, që do të luhet të shtunën në stadiumin “Laçi”. Do të jetë hera e parë pas katër sezonesh, që dy skuadrat veriore do të takohen në një ndeshje zyrtare. Shkodranët, të fundit në renditje një javë më parë, ia dolën të largohen nga zona e ftohtë dhe është pikërisht Laçi i cili u mund në Durrës, që ka këmbyer vëndet me skuadrën e Luçit. Për situatën në skuadër dhe objektivin e ndeshjes ka folur vetë trajneri Stavri Nica. Durrsaku shprehet se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për ta fituar takimin dhe sipas tij ndeshja e mesjavës, nuk e ka cënuar aspak gjëndjen e titullarëve, me të cilët Nica do të përballojë Vllazninë. “Përpara Laçit ka një kundërshtar që ka traditë në futbollin shqiptar. Nesër do të presim Vllazninë, që sikurse ne është e etur për të marrë pikë. Kemi bërë përgatitje të rregullta, çunat janë të vetëdijshëm se gara paraqet vështirësi. Megjithatë - vazhdon Nica - në këtë takim do të synojmë vetem tri pikët. Gjëndja e rënduar në klasifikim është e prekshme për ne që mendojmë se meritojmë të jemi në zonën e mesit të tabelës. Këtë radhë pres që gjërat të na shkojnë mirë dhe futbollistet që nuk u aktivizuan ndaj Besëlidhjes e dijnë fare mirë detyrën për nesër. Si gjithnjë unë do të zbres në fushë me një skuadër sulmuese”, përfundon Nica.

Formacioni - Edhe dje laçianët aplikuan pak minuta lojë, me variantet që kreu i bardhëzinjve mund të aplikojë në ndeshjen e së shtunës. Para Llanit në portë, Nica ka vendosur të zakonshmit Nino, Brahja Çela dhe Shazivari. Në mesfushë Veliaj, Kaja, Mustafaraj, Nimani dhe në sulm dyshen Jushi, Nora.

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Fri, 23 Oct 2009 , 17:44
by fpjalmi
duhet me e shpartallu laqin se barazimi asht humbje

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Fri, 23 Oct 2009 , 17:45
by fpjalmi
Sinani-Smajli OK, Vllaznia do tani “kthesën e madhe”
24 Tetor Lojtarët kanë pasur probleme fizike këto dy ditë



E veçanta e seancës stervitore të djeshme ka qënë gatishmëria e dyshes së titullarëve, Sinani dhe Smajli, për të marrë pjesë në programin e grupit të parë të skuadrës. Dhe kjo nuk ka kaluar pa u vlerësuar, jo vetëm nga stafi teknik, por në përgjithësi nga e tërë skuadra. Supriza, në mund ta quajmë kështu ka qënë ajo e lezhjanit Dritan Smajli, i cili në mbyllje të pjesës së parë të takimit Vllaznia - Shkumbini ka lënë fushën e lojës me kockën e hundës të thyer. Ndërkohë, që dje, edhe pse i fashuar në pjesën e hundës, ai është parë të jetë krejtësisht i gatshëm, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës. Megjithatë, Smajli është parë të konsumjojë disa minuta veçmas me trajnerin Luçi, tema e së cilës ka qënë pikërisht dëmtimi i tij. Smajli mësohet t’i jetë shprehur Luçit, se është plotësisht i gatshëm të luajë në Laç, madje duke shprehur se ka shumë dëshirë të luajë në këtë ndeshje. Trajneri Luçi e ka vlerësuar së tepërmi gatishmërinë e Smajlit, por për të vendosur përfundimisht është lënë dita e sotme, ku gjatë konsultës edhe me stafin mjekësor të vendosin për një gjë të tillë.

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Fri, 23 Oct 2009 , 17:47
by fpjalmi
sinani kombinon me balen dhe smaili lot me shpirt dhe do jete kunder laqit .

shpresojm te shohim nje 3 pikesh ,sepse asht transferta ma e lehte e vllaznise dhe nese nuk fitojm ne laq ,nuk fitojm ma transferta

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Fri, 23 Oct 2009 , 20:37
by jeti
Laçi - Vllaznia

20.10.1991 Vllaznia- Laçi 3-1
04.03.1992 Laçi- Vllaznia 0-0
25.10.1992 Laçi- Vllaznia 1-1
18.04.1993 Vllaznia- Laçi 2-1
16.10.1993 Laçi-Vllaznia 0-2
12.03.1994 Vllaznia-Laçi 1-0
09.11.1994 Laçi-Vllaznia 3-1
15.04.1995 Vllaznia-Laçi 1-0
16.12.1995 Vllaznia-Laçi 2-1
04.05.1996 Laçi-Vllaznia 2-0
07.09.1996 Vllaznia-Laçi 1-0
15.11.1997 Vllaznia-Laçi 1-0
25.04.1998 Laçi-Vllaznia 0-0
19.09.1998 Laçi-Vllaznia 0-1
20.02.1999 Vllaznia-Laçi 2-0
23.10.2004 Vllaznia-Laçi 7-0
18.12.2004 Laçi-Vllaznia 1-7
05.03.2005 Vllaznia-Laçi 8-0
14.05.2005 Laçi-Vllaznia 1-2
Bilanci: 19 ndeshje; Vllaznia 14 fitore,
3 barazime, 2 fitore Laçi.Golaverazhi:
42-11

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Fri, 23 Oct 2009 , 20:40
by jeti
Laci-Vllaznia luhet neser ne oren 14:00 arbiter L.Jemini

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Sat, 24 Oct 2009 , 13:12
by Edmond-Cela
si pas programit te supersport Laci Vllaznia asht live ne supersport 4 dhe fillon ne oren 14:00

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Sat, 24 Oct 2009 , 13:27
by Skodrinon
para vllaznia

Re: Java e 8-te Laçi - Vllaznia

Posted: Sat, 24 Oct 2009 , 14:06
by Miri
minuta e pare Bala humbet nje rast vetem me portier.