Page 1 of 5
Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Tue, 29 Sep 2009 , 16:27
by Skodrinon
Mbas shkarkimit te Hasan Likes, traineri i ri i Vllaznis do t'jete Roland Luçi. Flitet qe Rolandi e ka marre patenten e trainerit ne Austri, aty ku jeton. Goldi e Man munden me na thane noi gja ma teper.
Gjithsesi, urime Luçit. Shpresojme t'pakten qi, si shkodran e ish lojtar i Vllaznise, te bajn ekipin me lujt lojen tone tradicionale, se per trofe nuk kena ma shpresa
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Tue, 29 Sep 2009 , 17:41
by shv13
ma n fund trajner shkodran!!likes nuk i ka djege a hup a fiton vllaznia,luci e ka veshe vete fanelen kuq e blu dhe e din se ca don me thane.Urime trajnerit t ri e ishalla me fitore ne vlone...
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Tue, 29 Sep 2009 , 18:54
by jeti
Shpresoj qe Luci te na risjellin Vllaznin ne ato nivele qe jena mesu me e pa gjithmon.
Vllaznia nuk e ka pas kurr ne tradit me lujt me nje sulmus, kjo eshete edhe nje nga shume arsyejet pse Lika nuk pati sukses.
Vllaznia ne Loro Borici ka lujt tan kohen ne sulm me 3 e 4 sulmusa, e skuadrat kundershtare me zor e kan kalu gjysen e fushes.
Per cudi keto vitet e fundit Vllaznia nuk e ka ma kete tradite, ndoshta nje Trajner Shkodran mund te na ndihmoje per mu kthy edhe nje heran ne lojnat spektakolare.
Suksese Lucit e shpresoj qe te mos ket fatin e para ardhesit te tij.
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Wed, 30 Sep 2009 , 14:41
by Skodrinon
Luçi: Nuk mund t’i thosha “jo” Vllaznisë sime
Ka lindur në Shkodër dhe shumë shpejt ka nisur të merret me futbollin, pasionin e madh të jetës së tij. Kalon tek ekipi i parë pikërisht duke gjetur aty emra të mëdhenj, si Medin Zhega, Sabah Bizi, Astrit Hafizi, Ferid Rragami, Luan Vukatana, Hysen Zmijani, Hysen Dedja etj. Shpejt që në moshë të re bëhet pjesë e ekipit kampion të Vllaznisë në vitin 1978. Me këtë skuadër ka fituar edhe Kupën e Republikës në vitin 1981 dhe 1987, si dhe kampionatin përsëri në vitin 1983.
Në vitin 1987, në ndeshjen finale të Kupës, dëmtohet rëndë në gju dhe detyrohet të lërë futbollin në një moshë të re. Me fillimin e viteve ‘90, së bashku me familjen e tij vendoset në Austri dhe pikërisht në Klagenfurt, aty ku dhe jeton ende. Ka licensën e trajnerit dhe ka punuar kryesisht me moshat në Austri, ndërkohë që ka edhe licensën e menaxherit. Ka luajtur disa ndeshje edhe me ekipin kombëtar shqiptar, duke qenë një sulmues i spikatur në vitet ‘80. Roland Luçi ka kësisoj tashmë një barrë të rëndë për ta ringritur Vllazninë në vendin që i takon, megjithatë ai nuk trembet para kësaj. “Nuk mund t’i thosha “jo” Vllaznisë sime. E njoh situatën ku ajo ndodhet, megjithatë premtoj se do të bëj më të mirën për të,” - ka thënë shkurt dje përmes telefonit nga Austria.
s.shqiptar
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Wed, 30 Sep 2009 , 19:44
by Edmond-Cela
me kambe te mare ishalla, pajtohem me jetin ne nuk jemi mesu me luajtur pa sulm ishalla na e rikthen traditen shkodrane ne ekip
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Wed, 30 Sep 2009 , 19:48
by GOLDIAN
o vllazen man in redblue a idhnu me mu
prandej nuk shkrun ne forum
pls na pajtoni e mushjani mendjen me shkru ne forum
goldian
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Thu, 01 Oct 2009 , 02:38
by fpjalmi
kambe te mare tranierit te ri .
si lojtare ka ken i talentum
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Thu, 01 Oct 2009 , 08:32
by Ledi1920
suksese ne drejtim trainerit
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Thu, 01 Oct 2009 , 14:04
by Skodrinon
Luçi: Vllaznia është një sfidë për mua
Për ekipin shkodran ka nisur dje një kapitull i ri, pas ardhjes së trajnerit të ri Roland Luçi
Për Vllazninë, që nga dita e djeshme, ka nisur një kapitull i mirë. Ai që tashmë ka të bëjë me një trajner të ri, i cili ka marrë kështu përsipër detyrën e vështirë të nxjerrjes së skuadrës nga situata e vështirë. Roland Luçi ka kësisoj mundësinë jo vetëm për t’i bërë nder ish?skuadrës së tij më parë, duke e nxjerrë nga situata ku ajo ndodhet. Kuptohet që nuk do jetë e lehtë dhe vetë trajneri i sapoemëruar i kuqebluve e ka pranuar këtë gjë gjatë prezantimit të tij dje para skuadrës. “Kjo është një sfidë e madhe për mua. Edhe nëse do të isha trajner i Ajaksit apo trajner i Brazilit dhe do më kërkohej të drejtoja Vllazninë, sërish do të matesha.
Do ta konsideroja një sfidë të madhe, sepse e di çfarë kërkojnë shkodranët e mi nga skuadra e tyre. Vllaznia është Brazili i Shqipërisë. Ajo çfarë kam dëgjuar unë gjatë këtyre ditëve ka qenë se skuadrës i mungon golashënuesi. Kjo nuk më intereson, sepse skuadra duhet të funksionojë e tëra në bllok. Të gjithë duhet të marrin pjesë në aksionin e golit, ashtu siç duhet të gëzohen të gjithë kur të shënohet ai dhe njëkohësisht të gjithë duhet të marrim përgjegjësinë për humbjen,” ? ka thënë në prezantimin e parë para skuadrës trajneri i ri i kuqebluve. Ai e ka marrë me dëshirë detyrën e re.
Ka lënë Austrinë dhe familjen atje për t’i thënë “po” ofertës që i ka bërë skuadra e tij e zemrës. “Vërtet kam qenë larg Shkodrës dhe Vllaznisë prej vitesh, por jo shpirtërisht. Tashmë që do të jem edhe zyrtarisht pjesë e saj, ndihem dyfish i obliguar për të bërë më të mirën e kësaj skuadre.
Unë nuk mendoj kurrsesi se gjendja është katastrofike. Çfarë do të thoshim pastaj nëse Vllaznia nuk do të kishte president, nuk do të kishte tifozë dhe lojtarë? Këta janë, madje shumë të fuqishëm, ndërkohë që me lojtarët do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme për ta çuar Vllazninë në vendin që i takon,” ? ka shtuar më tej pasardhësi i Likës. Por çfarë mund të presim nga Luçi? Ai ka garantuar që dje se nuk do të bëjë revolucion në skuadër dhe këtë e ka thënë prerazi.
“Nuk do të ketë revolucion. Këtë nuk duhet ta mendojë kush. Thjesht do të mundohemi të kapim ritmin dhe unë besoj se mund t’ia dalim,” ? ka saktësuar tekniku i ri i kuqebluve. Prova e tij e parë do të jetë ajo e së dielës në Vlorë ndaj Flamurtarit vendës, ndaj skuadrës me të cilën mbylli karrierën e tij si futbollist pikërisht në finalen e Kupës së Republikës në vitin 1987.
Që atëherë nuk ka luajtur më futboll, sepse është dëmtuar rëndë në gju, por e ka mbyllur me trofe. Do ta nisë sërish ndaj Flamurtarit, por këtë herë jo për të diskutuar ndonjë finale, por thjesht me shpresën për të rifilluar ngjitjen e skuadrës së tij. Dhe pse jo për ta mundur edhe një herë skuadrën vlonjate, si para 22 vjetësh. Në Shkodër kanë filluar të besojnë te Roland Luçi. Mbi të gjithë, presidenti Fushaj, që e ka konsideruar njeriun e duhur për të nxjerrë skuadrën nga situata e vështirë ku ajo ndodhet.
Fushaj: Ekipi ka forca, mund t’ia dalë
Ceremonia e prezantimit të trajnerit të ri të Vllaznisë është zhvilluar dje pasdite në zyrat e klubit. Presidenti Valter Fushaj para skuadrës, por edhe para mediave, ka falënderuar Roland Luçin për gatishmërinë e tij për të drejtuar skuadrën në një moment jo shumë të përshtatshëm. “Kam besim te trajneri i ri, por vazhdoj të kem besim edhe te ju futbollistët. Nuk mendoj se kemi dështuar që tani. Jam shumë i bindur se i kemi forcat dhe mundësitë për të dalë nga kjo situatë dhe për këtë pres edhe reagimin tuaj në fushën e lojës,” ? ka thënë ai. Pas prezantimit të shkurtër, dyshja Fushaj?Luçi ka zbritur në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” dhe ka parë nga jashtë ekipin në një ndeshje kontrolli. Ky ka qenë takimi i parë i Luçit me skuadrën që ai do drejtojë tani e tutje dhe me siguri që do të ketë filluar të krijojë edhe përshtypjet e para për të.
Stafi nuk ndryshon, vazhdojnë Cungu e Ndoja
Në raste të tilla, kur ka ndryshime trajnerësh, ka ndodhur që shpeshherë trajneri i ri që vjen të ketë preferencat e tij në lidhje me stafin me të cilin, do të punojë ndryshe nga paraardhësi. Por në rastin e Roland Luçit nuk do të ndodhë kështu. Ai ka deklaruar dje se do të vazhdojë të punojë me Armando Cungun dhe Paulin Ndojën dhe nuk ka arsye pse duhet të ndryshojë. Duke qenë kështu, tashmë pas shumë vitesh më në fund kemi një staf të tërin me shkodranë. Mbase kjo mund të sjellë edhe ndryshimin e shumëpritur, sepse në fund të fundit treshja Luçi?Cungu?Ndoja do të ketë për detyrë të kthejë traditën e futbollit shkodran.
s.shqiptar
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Thu, 01 Oct 2009 , 17:50
by Miri
GOLDIAN wrote:o vllazen man in redblue a idhnu me mu
prandej nuk shkrun ne forum
pls na pajtoni e mushjani mendjen me shkru ne forum
goldian
o Goldi ja ma vlla por asht mas femnave tan diten ky hor per njat pun nuk shkrun
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Sun, 04 Oct 2009 , 17:12
by vllaznia1919
Mu as Luçi sma mush menen se ska hiç eksperience.Ishalla gabohem.
O Gold ska munsi me ken asht si thu ti.Manin asht i xanun me ato qe tha Miri.
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Mon, 05 Oct 2009 , 00:34
by Man in Redblue
O Goldi ti e din shume mire se pse jam xan me ty. Ti thu Vllaznia nuk del kampion, por si mor ta thot mendja kyt gja????? Vllaznia do dalin kampion patjeter, Lika i ka pas tan fajet, tash qi e hoqme, ke me pa kur te vijn kthesa e madhe.
Miri & v1919, une kam deshmitar adminin se jam djal i ndershem. He mar Admin a po flet nai fjale???
Sa per temen, me ma ba hallall, por NO COMENT
di me than vetem, Ishalla nuk shkojm si Partizani e Elbasani...
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Mon, 05 Oct 2009 , 17:59
by Miri
Man in Redblue wrote:
Miri & v1919, une kam deshmitar adminin se jam djal i ndershem. He mar Admin a po flet nai fjale???
...
Hahahahahahahaha tesh ke gjet deshmitar te besueshem po aj asht ma i keq se ti mar djal
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Tue, 06 Oct 2009 , 20:15
by GOLDIAN
Vllazninë time do ta shikoni pas 5 javësh, do ta ngjis në piedestal, atje ku i takon".
HALLALL TE QOFTE PER FJALET QE THE PAS NDESHJES
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Tue, 06 Oct 2009 , 20:55
by Admin
Mrb falet se ka ken me mision te Presidences e ka kene tu diskutu per tranjerin e ri te Vllaznise
Me aq sa di une Luci nuk ka ekperiencen e duhun si edhe ka shume vite qe asht shkeput prej realitetit shqiptar, sdq pasioni qe mund te kete per Vllaznine mund te bajne qe te punojne mire.
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Sat, 10 Oct 2009 , 16:29
by vllaznia1919
Mu me habisin deklaratat e Luçit qe thote se ekipi e ka zhgenjy per pergatitjen fizike.Pse mar vlla e ke marre ekipin pa dit gja se ku jane e pa i pa asnjiher tu lujt a?Qfare marrinash ndihen ne futbollin shqiptar.
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Sun, 11 Oct 2009 , 11:37
by Miri
vllaznia1919 wrote:Mu me habisin deklaratat e Luçit qe thote se ekipi e ka zhgenjy per pergatitjen fizike.Pse mar vlla e ke marre ekipin pa dit gja se ku jane e pa i pa asnjiher tu lujt a?Qfare marrinash ndihen ne futbollin shqiptar.
Pse mas me e marr mar vlla,njaja rrog i del si ma t`mirit plus qe ma mire se ne austri asht.
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Sun, 25 Oct 2009 , 14:14
by GOLDIAN
MENDOVA se trajneri po sillte nje fryme europiane ne ekip por kekam gabu
pas ndeshjeve me peqinin e beratin u pronuncu cdo dite ne gazete kurse pas humbjes ne lac nuk asht prononcu
jashte trajnerat kane te drejten morale karshi tifozave me ba i deklarate pas ndeshjes dhe kur skuadra deshton
mu kujtu nje shprehje e man in redblue tek nje teme kunder zoteris duka
qe ndoshta ketu a vend pa vend dhe nuk ka te bajne me asgja personale karshi figures se madhe te lucit por po e permendi gjithsesi
por problemi qendron se shpesh shqiptaret "e perendimit" kur vjen puna me ba dicka per shqipnine bahen edhe ma te korruptume se shqiptaret nshqipni
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Sat, 31 Oct 2009 , 05:27
by fpjalmi
me tranierin luqi ,kena humb e 3 tu fitu vetem me shkumbinin pra nga 12 piket e mundshme kena fitu 3 pike qe i takon 75 perqind jena keq
mu nuk ma mbush synin as ky tranier .
o fushaj
a don vetem kupen e shqipnise e me ndej ne superlige.
merr o bushatin o hafizin mor burre ,ose merri te dy ,e ndrro ekip.
jepi da lek mor zot e merr njenin prej tyne ta bajn vllaznine xhixhe me spastrime dhe blemje ne merkaton e dimrit
Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis
Posted: Sat, 31 Oct 2009 , 13:36
by Edmond-Cela
o burra nuk asht tranjeri jo kush do qe te vije. e kam than me mira here skuadra qe mendon te heci perpara duhet vite me e marr vedin, kurse ne nuk mendojm per kohe te gjat ne mendojm me plane 3 mujore por ashtu nuk do hecim kurr perpapa vetem ca do coroditemi.
ne na duhet nje president qe e don skuadren dhe investon ne te me zemer dhe i lejon kohe skuadres dhe ai me investu aty ku i thojn specialistat. nje tranjer te mire qe me i dhan kohe dhe jo me e shkarku pas 5 humbjeve. lojtaret me kontrata te gjata, me investu tek grup moshat. dhe jo me shpenzu aq shum ne nje merkato me kontrata 3 mujore dhe me daklaru neper gazeta se do dalim kampion keshtu dhe ashtu.
punet e mira bahen avash avash, jo gjithca ka vetem leku. nese kemi lek me shpenzu ku duhet me e shpenzu mire dhe jo ne lojtar qe kan emer dhe kur vjen fundi se rrujn hyc si puna sinanit me shok.