Page 1 of 1
Ekipet e moshave te Vllaznise
Posted: Mon, 21 Sep 2009 , 13:47
by vllaznia1919
U-19
Vllaznia vazhdon serinë e fitoreve
Vllaznia ? Teuta 2?1
Vllaznia: Rexhepi, Rusi, Rexha, Hotaj, Marku (A.Puka 80?, Vajushi (Shaba 76?), Karakaçi (Dalipi 55?), Boci, Djepaxhija, Erkoçeviç (Bardulla 75?). Hasani. Trajner. E.Plori
Teuta: Xhixha, Dalipi, Hoxha, Deda, Demiri, Dimnaku, Memishaj, Qosja, Arifi, Beu, Guza. Trajner. G.Begeja
Shënues: Erkoçeviç 50?, Dalipi 65?/ Guza 56?
Gjyqtarë: R.Pjetrushi, M.Metohija E.Bajrakurtaj (Lezhë)
Vllaznia arrin fitoren e dytë radhazi në kampionatin e ri. Pasi kanë dërrmuar Lushnjën në javën e parë, dje “viktimë” e tyre ka qenë Teuta. Ndonëse jo me ato shifra të thella, është një fitore që vjen. Ndeshja ka qenë e bukur dhe me ritëm. Të tre golat e ndeshjes janë shënuar në pjesën e dytë. E para ka shënuar Vllaznia me anë të Erkoçeviçit, por ka barazuar Teuta me Guzën. Por vetëm pak minuta më vonë është Dalipi që vendos fitoren për 19-vjeçarët kuqeblu. Me këtë fitore shkodranët tregojnë se do jenë pretendentë serioze për titullin kampion sivjet.
Re: Ekipet e moshave te Vllaznise
Posted: Mon, 21 Sep 2009 , 13:48
by vllaznia1919
Kja asht neshja e pare:
Një pjesë e futbollistëve shkodranë, kampionët në fuqi të U-17-s, tashmë luajnë te U-19-a
Lushnjarët shpërfytyrohen nga shkodranët
Lushnja - Vllaznia 0-5
Lushnja: Çako, Bejte, Ruci, Çullhaj, Leka, Malasi, Ikonomi, Gjolena, Korreshi, Liçka, Çela. Trajner: A.Durri
Vllaznia: Rexhepi, Rusi, Rexha, Hotaj, Marku, Vojushi, Karakaçi, Boçi, Djepaxhia, Erkoçeviç, Hasani. Trajner: E.Plori.
Gjyqtarë: I.Tartari, O.Hatija, E.Begaj (Fier)
Shënues: ERkoçeviç 42?, 65?, Vojushi 53?,71?, Hasani85?
Shkodranët me ekipin e tyre mjaft të talentuar kanë shkatërruar ekipin lushnjar me një rezultat të thellë. Ndoshta në këtë mënyrë miqtë kanë marrë hak për rezultatin e sezonit të kaluar, kur lushnjarët i mundën me rezultatin 3?0. Pasqyra e ndeshjes së të rinjve tregoi qartë superioritetin e miqve. Loja u zhvillua vetëm në një gjysmëfushë, atë të vendasve, të cilët duhet të duronin lojën e fortë dhe me ide të veriorëve.
Sulmet e njëpasnjëshme të Hasanit, Erkoçeviçit dhe depërtimet e shpeshta të Vojushit nisën të sillnin ndryshim vetëm pas minutës së 40-të, pasi më parë shkodranët ishin të pafat në finalizim. Me futbollistë të denjë në përbërje, shkodranët kanë treguar se synimet e tyre për këtë sezon janë mjaft të qarta. Me futbollistë të cilët aktivizohen edhe në ekipin e parë, kanë arritur ta bëjnë portën e Çakos shënjestër. Vendasit, nga ana e tyre, janë shpërfytyruar dhe nuk kanë qenë në gjendje të realizojnë asnjë gol të nderit në fushë, duke mos treguar vlera nga futbolli lushnjar. Gjithsesi, ky ishte vetëm takimi i parë i kampionatit. Lushnjarëve u duhet punë e madhe për të rivalizuar në kampionatin e të rinjve, ndryshe rënia nga kategoria do të jetë e pashmangshme.
Re: Ekipet e moshave te Vllaznise
Posted: Mon, 21 Sep 2009 , 13:50
by vllaznia1919
U-17
Kuqeblutë nuk kënaqen më barazimin
Vllaznia ? Teuta 1?1
Vllaznia: Curri, Ujka, Pelingu (Dardhanjori 55?), Lekaj, Nikshiqi (Kraja 60?), Hasa, Halili, Beluli, Dritarja (Vecaj 45?), Merkolaj (Rexhepi 60?), Agai. Trajner. E.Çaku
Teuta: Qypi, Memini, Tatareshi, Kastrati, Shuli, Troplini, Boriçi, Çyrbja, Balani, Lamnica, Hasani Trajner: L.Sejdini
Shënues: Agaj 60?/ Lamnica 12?
Gjyqtarë: M.Metohija, R.Pjetrushi, E.Bajrakurtaj (Lezh)
Në barazim është mbyllur ndeshja mes ekipeve të 17-vjeçarëve të Vllaznisë dhe Teutës. Për shkodranët, kampionë në fuqi, ky është barazimi i dytë dhe sigurisht duket qartë se nuk kemi të bëjmë më me atë ekip që u shpall kampion vetëm pak muaj më parë, sepse është ekip tashmë tërësisht me emra të rinj. Në ndeshjen e djeshme ndaj durrsakëve kanë qenë këta të fundit që kanë shënuar të parët dhe vetëm në pjesën e dytë kanë barazuar vendasit me anë të Agajt. 17-vjeçarët e Vllaznisë vazhdojnë të moj jenë në gjyrmët e sezonit të kaluar, kur u shpallën kampionë të kësaj grupmoshe. Në fakt kjo ecuri edhe pritej, duke pasur parasysh që trajneri Plori dhe shumë futbollistë të U-17-s së vjetshme kanë kaluar te 19-vjeçarët.
Re: Ekipet e moshave te Vllaznise
Posted: Mon, 21 Sep 2009 , 13:53
by vllaznia1919
Ndeshja e pare ne Lushnje:
Lushnjarët s’arrijnë ta mbrojnë fitoren
Lushnja - Vllaznia 2?2
Lushnja: Kaloshi, Çepa, Bilbili, Çela, Bakiasi, Shabani, Zela, Jano, Dushi, Qole, Saraçi. Trajner. G.Taullau
Vllaznia: Tola, Ujkaj, Hasaj, Nikshiqi, Pelingu, Lekaj, Halili, Gjeluci, Bahluli, Markolaj, Agaj. Trajner: E. Çako
Gjyqtarë: O. Hatija, I.Tartari, E.Begaj (Fier)
Shënues: Agaj 6?, Dushi 46?, Bakiasi 49?, Halili 67?.
Starti i kampionatit të moshave i ka dhuruar vetëm një pikë ekipit të paratërinjve lushnjarë, të cilët janë gjendur në disavantazh që në minutat e para të ndeshjes. Fraksioni i parë mbyllet 0?1 për miqtë, por si për çudi, vendasit e gjejnë veten në pjesën e dytë dhe shënojnë 2 gola të shpejtë me Dushin dhe Bakiasin. Disavantazhi i mobilizon shkodranët, të cilët arrijnë tek goli i barazimit me Halilin, pas shumë përpjekjeve për të shkuar atje. Ndeshjet e ekipeve të moshave janë luajtur në fushën sportive të Kishës Katolike, pasi fusha sportive e Plugut është duke u rikonstruktuar dhe do të shtrohet me tapet sintetik, investim i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës.
Re: Ekipet e moshave te Vllaznise
Posted: Wed, 14 Mar 2012 , 20:06
by Admin
Per Kampionatin Kombetar te Zyrave Rajonale te Federates Shqiptare te Futbollit mosha Under 15 vjec kane qene te rinjte e Shkodres qe kane fituar gjithcka. Ata kane pasur perballe ne finalen tre-she skuadrat e Tiranes dhe Fierit. Lojerat e ekipit shkodran te drejtuara nga trajneri Luan Zmijani kane qene dukshem me te mira se kundershtaret e tjere finaliste . Shkodra pervecse eshte shpallur Kampion ka marre nga Presidenti Duka edhe dy kupat e tjera sepse Rubin Heba eshte perzgjedhur lojtari me i mire, ndersa Aurelio Elmazi golshenuesi me i dalluar i Turneut.
Re: Ekipet e moshave te Vllaznise
Posted: Thu, 15 Mar 2012 , 01:40
by Skodrinon
urime djelmoçave
Re: Ekipet e moshave te Vllaznise
Posted: Thu, 15 Mar 2012 , 04:33
by fpjalmi
I lumt 15 vjecarve .