Page 1 of 2

Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 17:05
by Skodrinon
Me 10 qershor ne oren 19:00 ne sadiumin Qemal Stafa luhet ndeshja miqesore Shqipni-Gjeorgji

PËRBALLJET
14.12.1994, TIRANË (ke) Shqipëri-Gjeorgji 0-1 Shënues: 67’ Georgi Kinkladze
26.04.1995, TBILISI (ke) Gjeorgji-Shqipëri 2-0 Shënues: 22’ Jamaruli, 43’ Nemsadze
08.02.1998, Ta’Qali Maltë (m) Shqipëri-Gjeorgji 0-3 Shënues: 12’ Arveladze, 55’ Demetradze, 82’ Kobiashvili
05.09.1998, TBILISI (ke) Gjeorgji-Shqipëri 1-0 Shënues: 27’ Demetraze
09.10.1999, TIRANË (ke) Shqipëri-Gjeorgji 2-1 Shënues: 30' Rraklli, 36' B.Kola/ 52’ Arveladze
06.09.2003, TBILISI (KE) Gjeorgji-Shqipëri 3-0 Shënues: 8', 43’ Arveladze, 17' Ashvetia
10.09.2003, TIRANË (ke) Shqipëri-Gjeorgji 3-1 Shënues: 51' Hasi, 53' Tare, 80' Bushi/ 64’ Arveladze
08.09.2004, TBILISI (kb) Gjeorgji-Shqipëri 2-0 Shënues: 15' Iashvili, 91' Demetradze
04.06.2005, TIRANË (kb) Shqipëri-Gjeorgji 3-2 Shënues: 6', 56’ Tare, 33' Skela/ 85’ Burduli, 94’ Kobiaschvili
22.03.2006, TIRANË (m) Shqipëri-Gjeorgji 0-0

Bilanci në total: 10 ndeshje;
3 fitore Shqipëria, 1 barazim,
6 fitore Gjeorgjia.
Golavarazhi: 16:8

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 17:11
by Skodrinon
S’ka dilema, ndaj Gjeorgjisë luajmë me dy sulmues

I vetmi dyshim për startin për momentin është në portë dhe në krahun e majtë të mbrojtjes, atje ku Vrapi nuk do të jetë këtë ndeshje


Pas ndeshjes ndaj Portugalisë të luajtur të shtunën e kaluar, dje kuqezinjtë i janë rikthyer stërvitjes në stadiumin “Niko Dovana”, ndonëse shumë prej titullarëve të asaj ndeshje nuk kanë qenë në stërvitje me grupin. Kanë munguar Bogdani, Skela, Duro, Vrapi, Hidi, kurse tre kosovarët Cana, Berisha dhe Curri, sipas stafit drejtues të kombëtares, nuk kanë qenë në stërvitje pasi kanë marrë leje vetëm për të hënën, ndërsa në mbrëmje do të bashkoheshin në hotel me grupin e futbollistëve. Ndryshe nga java e kaluar dhe atmosfera në stadium ishte e vakët, ndërsa pas asaj humbje dramatike shumë pak tifozë kanë qenë të interesuar për të ndjekur stërvitjen e djemve të kombëtares. Ndoshta edhe nga fakti që ndeshja e nesërme është miqësore dhe ndaj një ekipi jo të madh. Dje trajneri Kuzhe dhe ndihmësit e tij kanë punuar kryesisht në aspektin taktik për të vendosur për formacionin që do zbresë në fushë nesër në mbrëmje përballë Gjeorgjisë. Në ndeshjen me dy porta që kuqezinjtë kanë zhvilluar në seancën e djeshme Kuzhe ka ndarë lojtarët në dy grupe nga njëra anë kanë qenë lojtarët që mund të përbëjnë mesfushën dhe sulmin e formacionit të parë dhë përballë tyre ishin mbrojtësit titullarë. Sipas asaj që u pa në stërvitje, mendohet se mbrojtja të jetë me katër në vijë të drejtë, ku në qendër të saj do të luajnë Dallku dhe Beqiri, ndërsa krahu i majtë mund t’i besohet shkodranit Teli. Kurse, në krah të djathtë Kuzhe dukej se ishte ende i pavendosur, ndërsa në fillim ka luajtur Lila kurse më pas u vendos Vangjeli. Mesfusha përbëhej me katër futbollistë ku në krah të majtë luante Vila, kurse në të djathtë Hyka, ndërsa qendra i është besuar Bylykbashit dhe Sefës. Dyshja e sulmit duket se nuk do të diskutime ndërsa do të përbëhet nga Kapllani dhe Salihi. Gjithësesi, ky formacion nuk pritet të jetë përfundimtar, ndërsa disa herë Kuzhe bënte ndryshime duke mos qenë ende i sigurtë për ata që do të hedhë në fushë, madje dhe në portë ende nuk dihet se kush do të jetë nga fillimi midis Ujkanit dhe Koliqit.

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 20:01
by GOLDIAN
paska gjeorgjia bilanc pozitiv me ne :evil:

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 20:02
by GOLDIAN
pash zoten ma vllazen i pytje kam
azerbagjani lun miqesore me spanjen sot ne mos gabohem
po si asht e mujtun qe federata jone nuk arrin me lujte miqesore me te tilla skuadra kurse azerbagjani po

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 20:18
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:paska gjeorgjia bilanc pozitiv me ne :evil:
pse po cuditesh ma naq

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 20:19
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:pash zoten ma vllazen i pytje kam
azerbagjani lun miqesore me spanjen sot ne mos gabohem
po si asht e mujtun qe federata jone nuk arrin me lujte miqesore me te tilla skuadra kurse azerbagjani po
une skisha sasht me fuajm me skuader te madhe, por ti pergjigjem pytjes tande kaq ka mundesi federata jon ma naq

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 13:39
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:pash zoten ma vllazen i pytje kam
azerbagjani lun miqesore me spanjen sot ne mos gabohem
po si asht e mujtun qe federata jone nuk arrin me lujte miqesore me te tilla skuadra kurse azerbagjani po
$

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 13:50
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:
GOLDIAN wrote:pash zoten ma vllazen i pytje kam
azerbagjani lun miqesore me spanjen sot ne mos gabohem
po si asht e mujtun qe federata jone nuk arrin me lujte miqesore me te tilla skuadra kurse azerbagjani po
$
pa pse ma shume lek kane ata se na :evil: :evil: :evil:

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 17:28
by Man in Redblue
Si asht e mujtun qi Gjergjia largon nji tranier qe ka dal ne finalen e Champions Leagues si Topmöller dhe merr nji tranier superstar qi ka dal me Valencian dy her ne finalen Championsit...ne gjeorgji ka pas lufte e si dihet kur ti teket rusise plas lufta prap,nai vend i pasun nuk asht...kurse tranieri jone ka drejtu kombetaren e Ruandes !!!!!

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 17:29
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:
GOLDIAN wrote:pash zoten ma vllazen i pytje kam
azerbagjani lun miqesore me spanjen sot ne mos gabohem
po si asht e mujtun qe federata jone nuk arrin me lujte miqesore me te tilla skuadra kurse azerbagjani po
$
pa pse ma shume lek kane ata se na :evil: :evil: :evil:

na i kene lekt per me ia dhan Milanit, se a ne krize ekonomike Berluskoni e na si popull bujar nuk e lajm ne balte

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 17:32
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:

na i kene lekt per me ia dhan Milanit, se a ne krize ekonomike Berluskoni e na si popull bujar nuk e lajm ne balte
njaty me shkoj mendja edhe mu
po thash spo ju caj trapin tu sha tacin tash

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 18:20
by Skodrinon
a e keni lexu qi nji ekip uzbekistanas ka marre trainer scolarin. kan edhe rivaldon, qi sado i vjeter mas me e pa mlu me lek nuk kishte shku. vjet gati sa nuk blene eto'o qi shkoi deri atje per me firmose po nuk e di pse nuk u myll.
na jena ma t'marumt

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 19:04
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:a e keni lexu qi nji ekip uzbekistanas ka marre trainer scolarin. kan edhe rivaldon, qi sado i vjeter mas me e pa mlu me lek nuk kishte shku. vjet gati sa nuk blene eto'o qi shkoi deri atje per me firmose po nuk e di pse nuk u myll.
na jena ma t'marumt
e kam shkru te tema merkatos me duket kete punen e scolarit
ku mundena me e pa ndeshjen sonte

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 19:17
by Skodrinon
ndeshja ka fillu goldi. e jep tirana e supersport
nqs nuk i ke futu ktu http://www.atdhe.net/index.html

1-0 per gjeorgjine qysh ne minut t'pare

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 19:20
by GOLDIAN
skodrinon flm per kete adresen
po une po degjoj komentin po figura sme del
e klikoj te ndeshja maqedonise me del ndeshja
e jona jo :evil: :evil: :evil:
marshalla me hanger gol ne minute te pare

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 19:28
by Skodrinon
bane prove ktu http://www.iraqgoals.net/game668.html

hupme dy raste te pastra itash

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 19:36
by GOLDIAN
me del figura e sme del zani
nejse po e shof pa za
vec na ben skodrinon nej koment interesant

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 19:38
by GOLDIAN
erdhi 1919 vllaznia
tash ban kthesen e rras petllat shiqpnia :eag: :eag: :eag:

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 20:17
by GOLDIAN
qeveria gjeorgjiane paguka kuperin 1milion e 200 mije euro ne vit
kurse e jona i merrka fshf 10% te fitimit :evil: :evil:
e presim me ba hajr na

Re: Shqipni-Gjeorgji (Miqesore)

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 20:20
by vllaznia1919
:lol: :lol: :lol: :lol: