Page 1 of 4

Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Tue, 19 May 2009 , 19:00
by Man in Redblue
Zyrtare. Kroati Josip Kuzhe, trajneri i ri i Shqipërisë

Ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit do të jetë tekniku i shtatë i huaj që ka drejtuar në Shqipëri dhe i dyti trajner kroat pas Baricit.


Tridhjetë e pesë ditë nga shkarkimi i holandezit Ari Han, Federata Shqiptare e Futbollit emëroi kroatin Josip Kuzhe (57 vjeç) në detyrën e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare. Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka gjatë një konference të shpejtë për shtyp (gati 4 minuta) në ambientet e qeverisë së futbollit shqiptar.

Kuzhe do të nënshkruajë së shpejti një kontratë 2.5 vjeçare me FSHF-në, në versionin me rinovim: 1 vit + 1.5 vjet. Sipas asaj që deklaroi bosi i futbollit shqiptar, Armand Duka, Kuzhe do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Shqipëri, ndërkohë që ndryshe nga paraardhësit e tij të huaj stafin e tij teknik do ta ketë tërësisht shqiptar.

“Josip Kuzhe do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë. Ky vendim u mor në mbledhjen e komitetit ekzekutiv. Tashmë do të jetë administrate e Federatës Shqiptare të Futbollit ajo që do të kryejë formalitetet e rastit. Brenda javëz Kushe do të jetë në Tiranë dhe do të nisë menjëherë punën. Këto tri ndeshje nuk është se ndryshojnë pozicionin e Shqipërisë në renditje, megjithatë ne dëshirojmë të shikojmë ndeshje sa më të bukura, pse jo edhe rezultate pozitive”, - theksoi Duka, presidenti më i plotfuqishëm që ka njohur ndonjëherë Federata Shqiptare e Futbollit.

Ish-tekniku i Ruandës do të jetë i 16-ti në historinë e Kombëtares shqiptare dhe i pesti (i huaj) në stolin e Shqipërisë në shtatë vitet e fundit, cikël që nisi me italianin Xhuzepe Dosena, e vazhdoi me gjermanin Hans-Peter Brigel, kroatin Oto Bariç e holandezin Ari Han.

Kuzhe, për të cilin investoi me konsiderata pozitive vetë ish-trajneri i Kombëtares, Oto Bariç, “fitoi” në distancë “garën” me kroatin Ilija Lonçareviç (65 vjeç) e austriakun Peter Pakult (50 vjeç). Që të tre ishin sipas FSHF-së, kanidadatë zyrtarë për stolin e Shqipërisë.

“I kam të gjitha cilësitë e duhura për të drejtuar Shqipërinë, për të përzgjedhur lojtarët dhe bërë një ekip të mirë. Synimi im është që ta përmirësojë sa më shumë këtë ekip. Kam ambicie të mëdha”, - tha Josip Kuzhe (27 vjet eksperiencë si trajner), gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve me Dukën.

Ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit do të jetë tekniku i shtatë i huaj që ka drejtuar në Shqipëri dhe i dyti trajner kroat pas Baricit. Kuzhe ka drejtuar për dy muaj përfaqësuesen e Ruandës (tetor 2007-janar 2008), duke e çuar atë në finalen e Sesafa Cup të zhvilluar në Tanzani, në nëntor të vitit 2007.

Presidenti Duka qartësoi edhe disa detaje në lidhje me kushtet e kontratës së trajnerit të ri, të cilat në dukje janë më “agresive”, në raport si me Dosenën, Brigelin, Bariçin e Hanin: “Sipas kushteve që i kemi vënë Kuzhe do të qëndroje në Shqipëri gjatë gjithë kohës. Kontrata e tij do të jetë 1+1 vit e gjysmë, pra me opsion zgjatjen e kontratës në bazë të rezultateve që do të arrijë në vitin e parë. Prishjen e kontratës pas një viti mund ta bëjë vetëm FSHF-ja, jo trajneri. Kushti kryesor që i është vënë trajnerit ka të bëjë me përgatitjen e skuadrës për eliminatoret e ardhshme, po rikuptohet duhet të marrë rezultatet maksimale në tri ndeshjet e mbetura”.

Vetë Kuzhe në konferencën e tij gjatë të premtes së kaluar tha: “Gjithë kohës që Oto Bariç ka qëndruar në Shqipëri, kam ndjekur vazhdimisht rezultatet e kombëtares suaj. Bariç më ka folur gjithmonë shumë mirë për futbollin shqiptar. Ishte ai që më shprehu dëshirën që unë të bëhesha trajneri i Shqipërisë, duke më shpjeguar shumë gjëra të tjera.

"Nëse do të jem trajner i Shqipërisë, vij për dy arsye tepër të forta: së pari, për anën profesionale dhe së dyti, dua të fitoj në drejtimin e Shqipërisë. Dua që të jetoj në Shqipëri, për t’i njohur sa më mirë njerëzit këtu. Dua që të ndihem mirë dhe të punoj për të arritur rezultate, sepse Shqipëria ka shumë talente”.

Tashmë, Kuzhe është zyrtarisht trajneri i Shqipërisë, dhe të gjithë presin të shohin frytet e para të punës së tij, edhe pse Ari Hani i ka “lënë në derë”, ekipet më të forta të grupit: Portugalinë, Danimarkën e Suedinë.

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Tue, 19 May 2009 , 21:23
by GOLDIAN
une jam tifoz me bosnjen
e gezofte duka KUMARXHINE

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Tue, 19 May 2009 , 22:10
by Skodrinon
ç'pa t'filloka klluqi e pokeri n'dhomat e zhveshjes :D
prite kur t'kerkojne me u spostu ne shkoder komtarja se aty gjen boll per klluq :D
me qeshprej hallit se nuk na ka met gja tjeter
ky don me i la borxhet tu shite ndeshjet tona se 300 mije euro qi i japim na ky i leka me letra per 1 ore, me ça po lexojme te kta gazetat kroate

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Wed, 20 May 2009 , 18:22
by Skodrinon
Kuzhe fiton bastin :D , 10 mijë euro në muaj

Kroati 56-vjeçar, Josip Kuzhe, është emëruar dje zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Vendimi për zgjedhjen e tij në krye të stolit kuqezi është marrë të martën nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), pas propozimit të bërë nga presidenti, Armand Duka. Kuzhesë i është ofruar kontratë njëvjeçare me mundësi që të vazhdohet bashkëpunimi edhe për një vit e gjysmë. Kroati pritet të vijë sot në Tiranë për të bërë prezantimin zyrtar para opinionit shqiptar. Paratë FSHF-ja nuk ka dashur të bëjë publike pjesën financiare të kontratës me trajnerin kroat, por “Panorama Sport” ka arritur të zbardhë detajet e marrëveshjes. Ai do të përfitojë
10 mijë euro në muaj. Kontrata fillestare do të jetë nga sot deri më 20 maj të vitit 2010. Në rast se ai do të bindë dhe do të ndërtojë një ekip të mirë, atëherë rinovimi i kontratës do të behet me parametra të tjera, ku tekniku
do të ketë një pagë edhe më të lartë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë në rast se Kuzhe dështon.

Duka
“Diskutuam gjatë në lidhje me trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare dhe jemi s bindur se Kuzhe i plotësonte
të gjitha kushtet që ërkon FSHF-ja. Ai është një trajner me eksperiencë të pasur dhe gjithashtu, një teknik që ka arritur suksese në ekipet ku ka punuar”, ka thënë Duka për mediat, dje pas vendimit të marrë nga KE. “Kemi nënshkruar fillimisht një marrëveshje njëvjeçare me opsion që të rinovohet më pas edhe për një vit e gjysmë. Rinovimi i kontratës do të bëhet në bazë të rezultateve që do të arrijë Kombëtarja gjatë kësaj kohe. Gjatë kësaj periudhe të drejtën për ta prishur kontratën e ka vetëm FSHF-ja dhe jo Kuzhe”, ka shtuar Duka. Kuzhe në postin e
trajnerit të Shqipërisë do të zëvendësojë holandezin Ari Han, i cili u largua para një muaji për shkak të rezultateve
të dobëta që mori Kombëtarja në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Afrika e Jugut 2010”. Ndryshe nga holandezi, por edhe nga trajnerë të tjerë të huaj, që kanë drejtuar Kombëtaren tonë, Kuzhe pritet të qëndrojë më shumë në
Shqipëri për t’u ambientuar dhe për të kuptuar më mirë mentalitetin e futbollit shqiptar. “Tekniku do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Shqipëri, me qëllim që të ambientohet më mirë me skuadrën dhe me mentalitetin tonë. Mendojmë dhe shpresojmë që të kemi bërë zgjidhjen e duhur”, tha presidenti i FSHF-së, Duka. Kuzhe pritet të ketë
dy ndihmës, njërin do ta propozojë vetë, kurse tjetri do të jetë shqiptar dhe do të emërohet nga FSHF-ja. Në
pankinën shqiptare, ai pritet të debutojë më 6 qershor kundër Portugalisë, në ndeshjen që do të luhet në Tiranë. Tekniku do të shohë nga afër edhe supersfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë, që do të luhet të shtunën. Trajneri i
shumë skuadrave kroate dhe botërore, Kuzhe, ishte njëri nga tri kandidaturat për trajner të Shqipërisë. Kroati
tjetër, Ilija Lonçareviç dhe austriaku Peter Pakult, ishin po ashtu kandidatura zyrtare. Kuzhe, si futbollis luante rolin
e mbrojtësit. Gjithë karrierën e ka kaluar te Dinamo e Zagrebit. Ka luajtur edhe me Shpresat e ish- Jugosllavisë. Ka stërvitur shumë skuadra dhe ka një përvojë 27-vjeçare si trajner.

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Wed, 20 May 2009 , 18:26
by Skodrinon
Premtimi
“Keni shumë talente, ju bëj skuadër të madhe”


“I kam të gjitha cilësitë e duhura për të drejtuar Shqipërinë, për të përzgjedhur lojtarët dhe bërë një ekip të mirë. Synimi im është që ta përmirësojë sa më shumë këtë ekip. Kam ambicie të mëdha”, tha Josip Kuzhe, gjatë një
konference për shtyp pas bisedimeve me Dukën. Të premten e kaluar ai tha gjithashtu se, gjatë gjithë kohës
që Oto Bariç qëndroi në Shqipëri, kishte ndjekur vazhdimisht rezultatet e Kombëtares tonë. “Bariç më ka folur
gjithmonë shumë mirë për futbollin shqiptar. Ishte ai që më shprehu dëshirën që unë të bëhesha trajneri i Shqipërisë,
duke më shpjeguar shumë gjëra të tjera. Nëse do të jem trajner i Shqipërisë, vij për dy arsye tepër të forta: së pari, për anën profesionale dhe së dyti, dua të fitoj në drejtimin e Shqipërisë. Dua që të jetoj në Shqipëri, për t’i njohur
sa më mirë njerëzit këtu. Dua që të ndihem mirë dhe të punoj për të arritur rezultate, sepse Shqipëria ka shumë talente”, tha Kuzhe.

KONTRATA

???? Ka nënshkruar për një vit, me opsion rinovimi edhe për një vit e gjysmë.
???? Do të përfitojë 10 mijë euro në muaj. Nëse do të rinovojë, do të përfitojë më shumë.
???? Do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Shqipëri. FSHF-ja është e pavendosur, nëse trajneri do të qëndrojë në
hotel (Rogner), apo nëse duhet t’i marrë një shtëpi me qira.
???? Nuk ka të drejtë të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën gjatë periudhës së parë, këtë të drejtë e ka
vetëm FSHF-ja.

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Wed, 20 May 2009 , 18:45
by Skodrinon
KUSH ËSHTË KUZHE?

Trajner me përvojë 27-vjeçare

Josip Kuzhe, punën si trajner e ka nisur në vitin 1982 kur mori përsipër të stërvitë skuadrën
Sidnei Kroatia (1982-1984). Më pas ka drejtuar edhe klubet Slavonski Brod (1985-1986),
Borac Banjalluka (1988-1989), Dinamo Zagreb (në dy raste: 1989-1990 dhe 2005-2006), Rot Vais Erfurt (1991-1992), Mainc 05 (1992-1994), Gamba Osaka (1996-1997), NK Zagreb (1998-1999), Çemnitzer FC (2000),
Inter Zapreshiç (2003-2005) dhe JEF United (2008). Nga ekipet përfaqësuese ka përvojë vetëm me Ruandën,
të cilën e drejtoi për një vit (2007-2008).

Skandali me bastet

Josip Kuzhe në Kroaci, përveçse si trajner i madh njihet edhe për skandalin që shkaktoi më 2006-ën, në kohën kur
ishte trajneri i Dinamos së Zagrebit. Ai u fotografua në një pikë bastesh sportive të Zagrebit, që bie ndesh me
etikën profesionale të një trajneri. Kjo nxiti reagime të ashpra. Ai dhe klubi prishën marrëveshjen më 5 nëntor 2006, një muaj e gjysmë pas skandalit dhe një ditë pas humbjes nga Shibeniku (2-1). Atë e zëvendësoi Branko Ivankoviç, një tjetër kandidat për të marrë drejtimin e Shqipërisë dhe e shpalli Dinamon kampione të Kroacisë.
Mediat kroate janë treguar shumë të ashpra me 57-vjeçarin në lidhje me këtë çështje. Madje, sipas shtypit
sportiv në Kroaci, Kuzhe ka pasur shumë borxhe, të cilat nuk i ka shlyer asnjëherë. Ai i është propozuar Federatës Shqiptare të Futbollit nga ish-trajneri i Shqipërisë, Oto Bariç. Ky i fundit ka folur me superlativa për teknikun dhe është shprehur i bindur se Kuzhe mund të bëjë një punë shumë të mirë në skuadrën shqiptare.

Image

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Wed, 20 May 2009 , 18:48
by Skodrinon
Kontestimet Një pjesë e FSHF-së, kundër Armand Dukës

Një pjesë e mirë e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv janë shprehur kundër emërimit të kroatit, pasi Kuzhe në të kaluarën ka pasur probleme të theksuara me kumarin. Disa nga zyrtarët e FSHF-së janë kundër emërimit të tij,
për shkak se kjo do të krijonte një klimë të tendosur në raportet mes institucionit më të lartë futbollit dhe sportdashësve. Për çdo disfatë apo dështim të Kombëtares do të aludohej se ndeshja mund të ketë qenë e trukuar, e padyshim që e kaluara e Kuzhesë do të lakohej shumë herë. Josip Kuzhe është një teknik me aftësi mjaft të mira
dhe tepër i vlerësuar jo vetëm në vendlindje, por në shumë vende të Evropës Lindore. Megjithatë, 56-vjeçari, i cili pëlqehet shumë nga Duka, nuk ka marrë miratimin e plotë të të gjithë “kupolës” së federatës.

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Wed, 20 May 2009 , 18:52
by Skodrinon
“Ja pse zgjodha kuqezinjtë”
21 Maj Kuzhe: Këtu rritem profesionalisht dhe ju keni lojtarë që më bëjnë dhe mua fitues

I kam të gjitha cilësitë e duhura për të drejtuar Shqipërinë, për të përzgjedhur lojtarët dhe bërë një ekip të mirë. Synimi im është që ta përmirësojë sa më shumë këtë ekip. Kam ambicie të mëdha”. Deklarata është e trajnerit kroati Josip Kuzhe (57 vjeç, 27 vjet eksperiencë si trajner), që ka fituar “betejën” me bashkëkombasin e tij Ilija Lonçareviç (65 vjeç) dhe austriakut Peter Pakult (50 vjeç) për vendin vakant në krye të Kombëtares pas shkarkimi të holandezit Ari Han (15 prill 2009).

“Gjithë kohës që Oto Bariç ka qëndruar në Shqipëri, kam ndjekur vazhdimisht rezultatet e kombëtares suaj. Bariç më ka folur gjithmonë shumë mirë për futbollin shqiptar. Ishte ai që më shprehu dëshirën që unë të bëhesha trajneri i Shqipërisë, duke më shpjeguar shumë gjëra të tjera”, - tha Kuzhe, për të cilin ka dhënë konsiderata pozitive edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptari, Oto Bariç.

“Synimi më i madh për mua është, që nëse do të jem në krye të Shqipërisë, parësore është të kem rezultate. Oto Bariç më ka shpjeguar që me Shqipërinë mund të kesh arritje të mëdha”, - thkesoi Kuzhe.

Tekniku i ri (me 90 përqind Kuzhe), i pesti që do të drejtojë Shqipërinë që nga viti 2002, do të udhëheqë Kombëtaren shqiptare të futbollit për tri ndeshjet e mbetura për eliminatoret e Botërorit 2010 e komplet fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2012.

Kuzhe, një adhurues i yllit të Milanit, brazilianit Kaka, ka pranuar mesa duket 300 mijë eurot e kontratës e e me “sakrificën” për ca muaj më shumë qëndrimi në “karantinën” shqiptare. “Kam qenë unë ai që kam marrë Erjon Bogdanin të Rijeka në vitin 1999, duke besuar se ai ishte një lojtar i talentuar. profili që unë kam në kokë për një futbollist si Erion Bogdani, më ndihmon shumë për të krijuar një ide për lojtarët e tjerë shqiptarë.

"Mua më pëlqen individualizmi te lojtarët dhe për këtë mund të them se lojtarët shqiptarë janë individualistë të mirë. Janë të bukur në lojën e tyre, janë atraktivë. Por në anën fizike, pra të kondicionit të tyre, janë mundësitë për t’u përmirësuar”.

Më 6 qershor, Shqipëria do të ndeshet me Portugalinë për eliminatoret e Botërorit, dhe trajneri i ri ka vetëm 20 ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen, teksa është e natyrshme që lista e lojtarëve do t’i propozohet nga FSHF-ja.

“Synimi më i madh për mua është, që nëse do të jem në krye të Shqipërisë, parësore është të kem rezultate. Oto Bariç më ka shpjeguar që me Shqipërinë mund të kesh arritje të mëdha. Siç e tha edhe presidenti (Duka), unë jam një nga kandidatët e mundshëm për të drejtuar kombëtaren. "Nëse do të jem trajner i Shqipërisë, vij për dy arsye tepër të forta: së pari, për anën profesionale dhe së dyti, dua të fitoj në drejtimin e Shqipërisë. Dua të arrij rezultate shumë të mira. Jam i lumtur nëse do të jem dhe se dua që të jetoj në Shqipëri, për t’i njohur sa më mirë njerëzit këtu. Dua që të ndihem mirë dhe të punoj për të arritur rezultate, sepse Shqipëria ka shumë talente”.

Në turneun e parë me Ruandën (Sesafa Cup të luajtur në dhjetor 2007 në Tanzani), arriti ta shpallë skudrën e tij nënkampione, duke humbur me penallti pas rezultatit 2-2 në kohën shtesë. Kuzhe tha atëherë për radion britanike “BBC”, se ai ndihej krenar për arritjen e tij. “Ne humbëm me penallti, pavarësisht se ne e meritonim të fitonim. Është një arritje e madhe për ne të arrijmë në finale. Tani ne duhet të përgatisim ekipin për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2010”.

Gjithsesi, Kuzhe e braktisi Kombëtaren e Ruandës (6 ndeshje; 4 fitore, 1 barazim, 1 humbje) pas vetëm dy muajsh punë, për t’ui drejtuar Japonisë, nga ku mori një ofertë prej 270 mijë eurosh në sezon prej JEF Junaitid. Sipas deklaratave të Kuzhes në gazetën kroate “Jutarni List”, ndarja me Ruandën ishte miqësore, ndërkohë që theksoi se “kaloi dy muaj të shkëlqyer në Ruanda, por nuk mund të refuzonte ofertën surprizuese të Japonisë”. Kuzhe u shkarkua nga drejtimi i skuadrës japoneze pas vetëm katër muajsh punë pas një humbjeje 3-0 kundër Uravës. Gjithsesi, Kuzhe gëzoi simpatinë e disa trajnerëve në Japoni. “Ai e nisi punën nga zero, pasi ekipit iu larguan disa lojtarë, por dhe klubi ndryshoi gjithë stafin e presidentin”, - tha Gertt Engels, trajneri i Uravës.


“Bëmat”

Nuk duhet mohuar kurrësesi, se pjesë e rezultateve të mëdha të Shqipërisë në arenën ndërkombëtar kanë qenë pjesë edhe trajnerët e huaj të saj, duke nisur me jugosllavin Ljubisha Broshiç (fitoi me Shqipërinë kampionatin ballkanik 1946), gjermanin Hans Peter Brigel (fitoi kundër Rusisë, 3-1, dhe kundër Greqisë, 2-1, atëherë kampione në fuqi të Europës), kroatin Oto Bariç (dy barazime të forta me Bullgarinë, ku dallon ai 0-0 në Sofje) e përfunduar me holandezin Ari Han (barazimet spektatolare me Suedinë e Portugalinë).

Sport Ekspres

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Wed, 20 May 2009 , 18:53
by Skodrinon
Po na e futka prap Bogdanin titullar ky

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Wed, 20 May 2009 , 19:48
by fpjalmi
ne nvend me marr nej tranier ma te mire se hani i marrim ma te kqi :D :D :D

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Wed, 20 May 2009 , 20:36
by Man in Redblue
fpjalmi wrote:ne nvend me marr nej tranier ma te mire se hani i marrim ma te kqi :D :D :D
ma te keq se haani nuk ka, as per berdicen nuk ban :D :D

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Wed, 20 May 2009 , 22:42
by Ujku
Tesh duket se Duka ipaska ra shejes paska gjet nji kumarxhi si asht edhe ai vet
kot s'thon gjen tenxherja kapakun.

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Wed, 20 May 2009 , 23:11
by fpjalmi
man in red blu shkruan

ma te keq se haani nuk ka, as per berdicen nuk ban :D :D
______________________________________________________________________

prandaj po e kthejn brigelin mbrapsh .

sepse hani nuk dha rezultate :D :D

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Wed, 20 May 2009 , 23:14
by fpjalmi
ujku shkruan

Tesh duket se Duka ipaska ra shejes paska gjet nji kumarxhi si asht edhe ai vet
kot s'thon gjen tenxherja kapakun.

_______________________________________________________

ja mar ujku

ka ba mire duka .

ku ka me i la borxhet tranieri i ri i shqipnise .



mandej mos harro se 30 perqind te rroges ia ka premtu dukes :D :D :D :D

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Thu, 21 May 2009 , 09:16
by GOLDIAN
Ujku wrote:Tesh duket se Duka ipaska ra shejes paska gjet nji kumarxhi si asht edhe ai vet
kot s'thon gjen tenxherja kapakun.
:lol: :lol: :lol:
doka me na ba ekip te madh ky ne
mir bogdanin po ndoshta na kthen dhe igli taren

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Thu, 21 May 2009 , 16:27
by Skodrinon
Ja pse zgjodha Jozif Kuzhen trajner kuqezi
22 Maj Presidenti Duka: Kemi një vit për të ndërtuar një skuadër më të mirë

“Ka fituar shumë dhe ka qenë Benjamin për tifozët ku ka drejtuar”





Presidenti i Federatës Duka, tregon mënyrën e zgjedhjes së trajnerit të përfaqësueses, tratativat dhe ditët që u deshën për të vendosur zyrtarisht trajnerin e ri të përfaqësueses.



35 ditë pa trajner. A ka qenë një periudhë e vështirë?

Realisht ka qenë e sikletshme. Duke pasur parasysh momentin ku ishim, rezultatet e fundit dhe kohën që na takonte për të zgjedhur trajnerin kemi pasur vështirësi. Në këtë moment trajnerët duan të marrin klube t’i përgatisin për edicionin e ardhshëm. Përfaqësueset janë pak të preferueshme. Kemi pasur shumë biseda dhe jashtëzakonisht shumë shumë tratativa. Në fund jam i bindur se kemi zgjedhur personin e duhur në krye të përfaqësueses.

Gjatë këtij muaji tratativash është folur për shumë emra. Nga kush jeni zhgënjeyr më shumë. i referohemi çështjes Ivankoviç?

Mund të pohoj që Ivankoviç ka qenë pranë Shqipërisë, nuk e mohoj. Megjithatë po ju tregoj se nuk ishte ai i preferuari ynë. Pra e pëlqenim, por më besoni nëse them se Kuzhe ka qenë sistematikisht njeriu që ne donim ta vinim në krye të përfaqësueses shqiptare.

Në të shkuarën keni pereferuar emra të mëdhenj, si lojtarë dhe trajnerë. Këtë radhë keni kërkuar një njeri më shumë punëtor dhe me kushte të tjera. Përse ky ndryshim kursi?

Kur në vitin 2002 filluam të kërkonim një trajner ishte shumë e vështirë që të gjenim dikë që të jetonte në Shqipëri. Madje nuk donin as të ndiqnin kampionatin shqiptar. Gjërat kanë ndryshuar. Kam synuar gjithnjë që të gjej një trajner fitues. Nëse nuk e gjej si trajner kam preferuar ta gjej një të tillë si ish lojtar. Këtë ide kemi pasur kur kemi vendosur për Hanin dhe Brigelin. Ndërsa me Bariçin gjetëm një trajner të madh. Sot Shqipëria është zhvilluar. Jo vetëm në futboll, por edhe më tej. Unë mendoj se ishin pjekur kushtet që ne t’i kërkonim trajnerit të ardhshëm që të jetonte në mënyrë permanente në Tiranë. Madje ka qenë një kusht aq kryesor sa nuk pranonim të uleshim në një tryezë bisedimesh nëse trajneri që kishim përballë nuk e dëshironte një gjë të tillë.

Pse është krijuar përshtypja koletikve që pas çdo tratativave, madje edhe pas zgjedhjes përfundimtare qëndron ish trajneri Bariç?

Dëgjo, ne me Bariçin jemi ndarë në mënyrë shumë të mirë. Bariç ka qenë një ndër pjesët më të rëndësishme të trajnimit në Shqipëri. Kur dha dorëheqjen atëherë u larguam shumë të kënaqur nga njëri-tjetri. Vijonim të bisedonim për shumë çështje. Gjëja e parë që bëra kur kisha listën e alternativave ia dhashë atij për ta parë. Respekti që më krijoi, simpatia ime personale për të dhe simpatia e tij për Shqipërinë na impononte bashkëpunimin. Pastaj mu krijua ideja se shkolla kroate është një shkollë e përshtatshme për ne, duke pasur parasysh punën që ka bërë Bariç këtu.

Pra le të themi që këtë radhë e ka zgjedhur Bariç trajnerin kuqezi?

Po ju them një sekret. Bariç më tha që do të gjejmë më të mirin për Shqipërinë, por pastaj pasi u mendua pak më tha: president më i miri jam unë… sigurisht që qeshëm shumë në këtë pikë. Ai e vlerëson Kuzhen, e konsideron një trajner shumë të suksesshëm dhe shumë perfekt nga ana taktike.

Po Katanec? Sa herë që kemi nevojë për trajner del emri i tij?

Duke mos u vënë këtë radhë trajner i Shqipërisë shpresoj që media të mos e dërgojë më tej fantazinë duke e konsideruar sistematikisht një kandidaturë. Nuk ka qenë asnjëherë në planet tona, për këtë ju siguroj. As unë vetë nuk e di si ka mundësi që gjithnjë del emri i tij. Ai ndoshta ka një raport të mirë me mediat shqiptare… qesh.

Flasim pak për Kuzhen. Thoni që ju impresionoi që në momentin e parë në Vjenë?

Këtu nuk flitet për impresionim. Në Vjenë dhe në Tiranë kemi bërë shumë, shumë diskutime me të gjithë. Nuk e mohoj që nga pikëpamja e trajtimit të elementëve teorikë dhe atë që mund të bëjë më pëlqeu. Ishte shumë i përgatitur, i gatshëm për çdo përgjigje. Me këmbë në tokë e dhe njihte mjaftueshëm futbollin tonë. Sigurisht që ka ndikuar dhe Bariç në gjithë këtë histori informacioni. Momenti delikat më bënte ta konsumoja shumë këtë tratativë dhe me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv përpara se të vendosnim. Unë realisht besoj se kemi bërë zgjedhjen më të mirë për Shqipërinë futbollistike.

Jeta e tij private në të shkuarën dhe raporti pasional që ka pasur mer bixhozin nuk ju shqetëson?

… (mendohet pak)… realisht kur vendosëm të zgjidhnim trajnerin e përfaqësueses ashtu si kemi bërë gjithnjë kemi synuar të gjejmë një njeri perfekt mbi të gjitha profesionalisht. Më shumë se perfekt, të gjejmë elementin më të mirë nga ata që kemi në letër. Nga informacionet që kam marrë dhe nga bisedat që kam bërë me njerëz të sportit që e njohin mirë Kuzhen më rezulton se tanimë jeta e tij private është një rregullsi brenda normales. Pastaj nëse ai në të shkuarën në kohën e lirë ka preferuar të frekuentojë, kazinotë, restorantin, apo të pijë një gotë verë më shumë nuk më shqetëson shumë. Realisht, do të më shqetësonte nëse preferenca e tij në jetën private do të ndikonin në dinjitetin e veprimtarisë profesionale që kryen. Nuk mendoj se ka shanse që kjo do të ndodhë me Shqipërinë. Ne kemi zgjedhur një trajner shumë të mirë dhe preferoj që ky të jetë këndvështrimi i opinionit për të vlerësuar punën e tij.

Fakti që do të jetojë rregullisht në Shqipëri nuk e vë atë përpara presionit mediatik dhe kolektiv. Do të jetë shumë i ekspozuar?

Unë nuk besoj se një trajner ka një gjë për t’i fshehur kryeqytetit shqiptar. Ai duhet të jetojë në Shipëri dhe e ka pranuar me kënaqësi këtë gjë, sepse ai duhet të kuptojë se çfarë është futbolli për këtë vend, çfarë përfaqëson Kombëtarja për shqiptarët. Për ne çdo ndeshje është një finale, dhe çdo ndeshje është fundi i botës. Këtë ndjenjë ai duhet ta përjetojë. Presioni mund t’I bëjë mirë. Unë e di mirë që lupa do të jetë te ai. Ju të parët do ta gërmoni në çdo gjë, do t’i qepeni 24 orë në 24. Por nuk besoj se Kuzhe është një njeri që nuk e mban presionin. Besoj së është në stadin që presioni e ndihmon për të bërë një punë cilësore.

Grumbullimi i parë duket më i komplikuari. Ka njohurinë e mjaftueshme trajneri që të bëjë seleksion kundër Portugalisë dhe Gjeorgjisë?

Trajneri vjen të shtunën dhe fillimisht do të shohë ndeshjen Tirana-Vllaznia. Dhe aty ka çfarë të fitojë. Unë ndihem mirë që do ta nisë nga një ndeshje e tillë. Është një sfidë që atij do t’i japë të kuptojë se edhe në Shqipëri luhet një futboll shumë interesant. Ne i kemi vënë që tani në dispozicion një material të zgjeruar filmik dhe të shkruar në lidhje me të gjithë lojtarët e kontigjentit të përfaqësueses A dhe të përfaqësueses U-21. Mendoj se do të ketë gjithë kohën e mjaftueshme që të bëjë një seleksion shumë afër perfektes. Jam i bindur se ndihmesa sidomos nga ana teknike nga FSHF nuk do t’i mungojë dhe do t’i shërbejë shumë.

Përfundimisht pse Kuzhe?

Doni të dini një detaj që më ka bindur edhe më. Në të gjitha skuadrat që ka drejtuar tifozëria e ka dashuruar, ka shijuar trofe dhe ka bërë gjëra shumë të mira. Ne na duhet një trajner që të dijë se çfarë është suksesi final, një trajner që t’i bëjë njerëzit për vete.

Realisht besoni se me Kuzhen do të bëjmë hapa të mëdhenj përpara?

Unë jam i bindur që trajneri nuk është gjithçka në botën e futbollit. Nëse do të ishte kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishin kampionë bote. Ata i kanë aq para sa të blejnë teknikun më të mirë në qarkullim. Por nëse një skuadër përbëhet nga 10 pikë, unë Kuzhes i jap 7 që tani. Besoj se do të jetë shumë i rëndësishëm për ne. Pastaj suksesi dhe jo suksesi varen edhe nga faktorë të tjerë.

Ndeshja e fundit me Milanin nxorri në pah disa elementë të rinj interesantë. Në ndeshjet e fundit të përfaqësueses është konstatuar një mungesë cilësie. A mund të besojmë te brezi i ri?

Asnjëherë nuk kam besuar se prodhimtaria jonë futbollistike ka mbaruar. Të jemi të sinqertë. Unë kam besuar shumë. Madje edhe te skuadra U-21 kur kam parë ndeshjet me Skocinë. Kemi një brez të mirë dhe ne këtë brez të rinjsh e kemi pasur gjithnjë. Duhet menaxhuar me kujdes.

10 ndeshje zyrtare dhe miqësore, përpara edicionit të eliminatoreve për europianin 2012. Sa do ta ndihmojnë trajnerin për të qenë i suksesshëm?

Ky është një avantazh që Kuzhe ka sidomos parardhësit. Ka shumë kohë në dispozicion. Megjithatë ka një disavantazh. Ka tre ndeshje zyrtare të vërteta ku kundërshtari është shumë i fortë. Unë jam i bindur që në një vit ne të gjithë bashkë do të përgatisim një Shqipëri shumë më të mirë për eliminatoret e Europianit.

A keni harruar tashmë Hanin?

Ari Han? Jo nuk e harroj dot. Le të themi që ka bërë më të mirën e mundshme të tij, ka punuar relatvisht për Shqipërinë. Rezultatet jo gjithnjë të përligjin dhe sot në futboll rezultati është kondicioni kryesor që një trajner të vijojë apo jo punën.

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Thu, 21 May 2009 , 16:32
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote:
Ujku wrote:Tesh duket se Duka ipaska ra shejes paska gjet nji kumarxhi si asht edhe ai vet
kot s'thon gjen tenxherja kapakun.
:lol: :lol: :lol:
doka me na ba ekip te madh ky ne
mir bogdanin po ndoshta na kthen dhe igli taren

lexova diku se rraklli kishte fillu me lujt prap ne nji lige amatore gjermane :D

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Thu, 21 May 2009 , 16:39
by Skodrinon
Man in Redblue wrote:
GOLDIAN wrote:
Ujku wrote:Tesh duket se Duka ipaska ra shejes paska gjet nji kumarxhi si asht edhe ai vet
kot s'thon gjen tenxherja kapakun.
:lol: :lol: :lol:
doka me na ba ekip te madh ky ne
mir bogdanin po ndoshta na kthen dhe igli taren

lexova diku se rraklli kishte fillu me lujt prap ne nji lige amatore gjermane :D
:lol: :lol: :lol: :lol:

kush pagun ma shum lun ne komtare. nuk i dihet :D

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Thu, 21 May 2009 , 16:42
by Skodrinon
Kuzhe hedh “dorashkën”: Do të më shikoni!

Josip Kuzhe flet për herë të parë për mënyrën se si kërkon t’i arrijë rezultatet me kombëtaren shqiptare

Trajneri i sapozgjedhur i kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, për herë të parë ka dhënë një intervistë për gazetën “Sportin shqiptar”, edhe pse akoma nuk e ka nisur punën në terren. Kroati, i cili do t’u prijë kuqezinjve për një vit, me mundësi të zgjatjes së qëndrimit edhe një vit e gjysmë, do të hasë një sfidë të madhe që në ndeshjen e parë, më 6 qershor në Tiranë, kur duhet t’i tregojë cilësitë e tij ndaj një skuadre me emër në Europë, Portugalisë.

Para fillimit të bisedës, ndihet në siklet, sepse zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit i kanë kërkuar të mos japë intervista deri në konferencën zyrtare për shtyp, që do ta promovojë si trajner të kombëtares. “Më kanë kërkuar të mos flas deri në konferencën për shtyp, prandaj kërkoj të mos më keqkuptoni. E di se ju dëshironi të bëni punën tuaj,” - u shpreh fillimisht Kuzhe. Por pas vazhdimit të bisedës, ai pranon t’u përgjigjet vetëm disa pyetjeve.

Cili do të jetë pikësynimi juaj i parë si trajner i kuqezinjve?

Po mendoj për mundësitë afatshkurta, që kanë të bëjnë me konfirmimin e kualitetit të ekipit dhe lojtarëve, si dhe stafit teknik për edicionin e ardhshëm për Europianin 2012. Të mos harrojmë që duhet formuar një ekip i mirë dhe me nivel të lartë loje, për të përballuar mes sukses edhe ndeshjet e mbetura të këtij edicioni. Për një javë do të më duhet të mbledh informata për të gjithë futbollistët shqiptarë, ku dhe si luajnë, që të di si të veproj për të ardhmen.

Mendoni se duhen ndryshime rrënjësore?

Disa lojtarë janë në moshë të madhe dhe, kur të fillojë edicioni i ardhshëm i kualifikimeve, do të jenë edhe më të vjetër. Besoj se Shqipëria ka disa lojtarë të rinj, që pas një viti do të përbëjnë bazën e skuadrës. Dua të përgatis një klimë më të mirë brenda ekipit në shumë aspekte për ndeshjet eliminatore të europianit të ardhshëm, që Shqipëria të paraqitet sa më mirë në skenën e futbollit ndërkombëtar.

Shqipëria nuk i ka mbyllur ende llogaritë e Botërorit “Afrika e Jugut 2010?, kurse sfida e parë është ajo me Portugalinë më 6 qershor…?

Shqipëria dihet që nuk ka shanse për t’u kualifikuar, çka është pranuar nga vetë drejtuesit e futbollit dhe opinioni sportiv në vend, por ne duhet të luajmë për të fituar në çdo ndeshje. Po e përsëris, që Shqipërinë nuk ka shanse për kualifikim, kurse Portugalia kërkon fitoren për të shpresuar deri në fund. Dëshiroj t’i bind shqiptarët që të mendojnë se “me këtë trajner mund të bëjmë diçka më shumë”. Dihet se çdo punë matet me rezultate, që do të thotë se vlerësimi nuk mund të bëhet vetëm me një ndeshje. Duhet pak kohë për të konfirmuar vlerat që mbartim.

- Sa nga lojtarët shqiptarë janë të njohur për ju?

- Njoh Skelën dhe Bogdanin, që i kam stërvitur edhe më parë, po ashtu edhe Lalën apo Hykën, që sot mund të ishte lojtar i Dinamos se Zagrebit.

- E keni marrë parasysh presionin e tifozerisë dhe medias shiptare?

- Nuk besoj se do të ekzistojë ky presion. Të gjithë së bashku dhe secili në mënyrën e vet duhet të angazhohemi për rritjen cilësore të kombëtares shqiptare. Madje edhe gazetarët.

- Puna që keni marrë përsipër kërkon shumë kohë…?

- Kuptohet, do të jetoj në Shqipëri. Ndoshta gjatë verës do të kem kohë për t’u kthyer pranë familjes sime në Zagreb, sepse gjatë kësaj periudhe nuk besoj se do të kem shumë punë.
Driton Latifi


Xhemal Mulsedanagiç, ndihmësi i Kuzhes?

Mund të jetë një shqiptar, por ndoshta do të bëhen dy. Josip Kuzhes i mbetet për të vendosur në bashkëpunim me FSHF-në për ndihmësin e tij.

Praktika me ndihmës shqiptar ka rezultuar pozitive që në kohën e Bariçit (Shpëtim Duro), mirëpo Kuzhe duket së dëshiron të punojë me ish-ndihmësin e tij te Dinamo e Zagrebit, boshnjakun Xhemal Mulsedanagiç. Bisedimet janë të hapura sapo ai të mbërrijë të shtunën në Shqipëri, për të ndjekur “finalen” e kampionatit, Tirana-Vllaznia.

“Modelin kroat për zbulimin e talenteve”

Kroacia dhe Shqipëria janë shumë larg cilësisë së futbollit, por në një aspekt kanë shumë të përbashkëta. Kuzhe mendon se Kroacia mund të merret shembull për mënyrën e rekrutimit të talenteve. “Mendoj se Shqipëria duhet të shfrytëzojë të gjitha potencialet brenda, por më shumë jashtë vendit.

Dëshiroj të bëjmë një vëzhgim të thellë të lojtarëve të rinj, që kanë origjinë shqiptare, por që luajnë në kampionatet silësore europiane. Kroacia duhet marrë shembull në këtë drejtim. Kombëtarja do të jetë e hapur për çdo talent dhe për çdo lojtar që ka potencial për të mbrojtur ngjyrat e kombëtares,” - është shprehur Kuzhe.

“Kumari, “tregim” i pavërtetë për mua”

Ishte e pashmangshme që të bisedohej me Kuzhen pa prekur një ndër çështjet më të përfolura, që kanë të bëjë me një huq të hershëm të tij: kumarin. “Unë dua të flas për këtë çështje, madje hapur, në konferencën për shtyp që do ta mbahet në Tiranë.

Shikoni, unë kam një jetë familjare, kam përfunduar dy fakultete dhe fjalët që kam luajtur në kazino janë të pavërteta. Kam folur haptazi për këtë çështje dhe mendoj në këtë rast fjalët e mia janë keqpërdorur nga gazetarët. Pikërisht ata duan të më bëjnë “gropën”. Kur të vij në Shqipëri, do të më njihni si trajner dhe personalitet. Tregime të tilla do të ketë gjithmonë, por më shumë rëndësi ka vërtetësia e tyre”, - ka sqaruar Kuzhe.

Ilija Lonçareviç: Urime Josip Kuzhes!

Vendi i trajnerit të kombëtares shqiptare vuri në garë emra të trajningut kroat, Josip Kuzhen dhe Ilija Lonçareviçin, që deri të martën ishin në pritje të vendimit të Dukës. Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të marrë Josip Kuzhen, vendim që nuk e ka bërë xheloz kandidatin tjetër kroat, i cili ka gjetur rastin të urojë kolegun e tij për detyrën e re.

Për Lonçareviçin zgjedhja e Kuzhes është në radhë të parë vlerësim për shkollën kroate të trajningut. “Jam informuar se trajner i Shqipërisë është bërë Josip Kuzhe. I uroj atij fat dhe suksese në këtë detyrë të re. Fakti që kemi qenë dy kroatë në garë për ta marrë këtë post, është një lloj vlerësimi për shkollën kroate të trajningut. Dëshiroj që kombëtarja shqiptare të ketë ecuri sa më pozitive nën drejtimin e Kuzhes,” ka deklaruar Ilija Lonçareviç për mediat kroate.

Sporti Shqiptar

Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë

Posted: Thu, 21 May 2009 , 16:52
by Skodrinon
Pezo: Kam dëshirë të luaj me Shqipërinë

Tashmë nuk përbën më lajm që në Shqipëri janë të dashuruar pas kroatëve. I fundit që erdhi në vendin tonë është trajneri më i ri i përfaqësueses sonë, Josip Kuzhe. Me ardhjen e Kuzhes, bashkëpatrioti i tij, Toni Pezo, lojtari i Tiranës, Toni Pezo, ka dëshirë të luajë me kombëtaren tonë. “Tashmë që erdhi Kuzhe, pse të mos luajë dhe unë me kombëtaren e Shqëipërisë? Megjithatë, avash-avash, më parë të mendojmë një herë për ndeshjen me Vllazninë,”- shprehet entuziast Pezo.