Page 1 of 2

ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Sun, 17 May 2009 , 17:40
by GOLDIAN
nuk e di a do kem dhe mirekuptimin tuaj
po me vjen vertet keq qe skenari i javes qe shkoi punoi ne dem te elbasanit
keto peqinsit qe shume vetve ju duk cudi fitorja jone me ta i lan porten hap ballshit
e njejta gje dhe me kavajen qe i la porten hap fierit

me vjen keq per elbasanin dhe tifozet e tij
shpresoj qe java e fundit te krijoje ndonje mrekulli dhe elbasani te rrije ne superiore

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Sun, 17 May 2009 , 19:24
by fpjalmi
edhe un mendoj se elbasani meriton superioren.

asht turp qa po bahet ne kete futboll qe asht kthy ne pisdhek

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Sun, 17 May 2009 , 19:25
by Skodrinon
njashtu asht mar gold po kshtu shkojne punet ne futbolin tone e kjo dihet.
kulmi asht kur ndigjon neper intervista njerz si starova e muça qi bajne si te ndershem, akuzojne edhe te tjert e mandej i shofim se ça bajne ekipet e tyne. turp

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Sun, 17 May 2009 , 19:41
by Man in Redblue
Si vjen turp staroves qi perserit cdo jave sa i ndershem asht; ndeshja e peqinit ishte gjithasht turp i turpeve!

Kampionati shqiptar ka nevoje per Elbasanin.

Poshte SMS-Bylisi e Pantixhani !

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Sun, 17 May 2009 , 20:18
by fpjalmi
man in red blu.

partizani ka dal me merite naqe.

sa per ato te tjerat jam me ty

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Sun, 17 May 2009 , 20:19
by fpjalmi
skodrinon shkruan

njashtu asht mar gold po kshtu shkojne punet ne futbolin tone e kjo dihet.
kulmi asht kur ndigjon neper intervista njerz si starova e muça qi bajne si te ndershem, akuzojne edhe te tjert e mandej i shofim se ça bajne ekipet e tyne. turp

_____________________________________________________________

muqa bahet fjale wse don me marr tiranen sezonin tjeter

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Mon, 18 May 2009 , 18:45
by Skodrinon
“Ministrat vendosën kampionatin”
19 Maj Akuzat e kryebashkiakut, Qazim Sejdinit: Kanë bërë gjithçka në dy-tri javët e fundit. Lojtarët e mi i penalizoj me 30% të rrogës



Zbritja e ekipit të Elbasanit në vendin e fundit në kampionatin e Superligës një javë para mbylljes së kësaj gare ka shtuar tensionet brenda gjirit të familjes verdh e blu duke nxjerrë në shesh edhe disa nga shkaqet që e çuan drejt katastrofës një nga ekipet më të njohura të futbollit shqiptar në historinë e tij afro 100 - vjeçare. Polemikat dhe zhvillimet e javës që sapo u mbyll po shoqërohen me akuza nga më të rënda në adresë të disa prej financuesve të ekipeve tona të futbollit, por edhe ndaj ndonjë anëtari të kabinetit aktual të kryeministrit Berisha. Kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini gjatë një prononcimi para mediave të shkruara dhe atyre elektronike mesditën e të dielës ka denoncuar publikisht disa nga prapaskenat e kampionatit të Superligës si dhe pazaret që po bëhen në kurriz të ekipeve që luajnë futboll të ndershëm. Duke shprehur keq ardhjen e jashtëzakonëshme për dështimin total të verdh e blu në të gjitha aspektet në këtë edicion Sejdini ka deklaruar se: “Ishin segmente të caktuara brenda K.F.Elbasanit dhe më së shumti grupi i futbollistëve titullarë që me lojërat e tyre të dobëta sollën krizën e mungesës së rezultateve që për fat të keq u mbyll me rënien tonë nga kategoria. Ky grup futbollistësh që e cilësonin veten “gjeneralët” e Elbasanit por që në realitet treguan të kundërtën me kërkesa tekanjoze e tejet të pajustifikuara, arritën që t’i zbresin verdh e blutë një kategori më poshtë për vitin e ardhshëm futbollistik. Ky është një turp i madh i cili nuk vjen nga keqmenaxhimi i klubit, por nga sjellja e këtij grupi futbollistësh, të cilët përveçse kanë kërkuar gjithçka për veten e tyre nuk dhanë asgjë për ekipin në këtë kampionat. Në mënyrën më të turpshme disa prej këtyre titullarëve e kanë mbajtur veten për trajnerë me pretendime, sikur të ishin yje të futbollit europian edhe pse në fushë janë shfaqur si amatorë. Me atë që ata kanë dhënë krahasuar me paratë që u janë paguar si futbollistë të Elbasanit gjatë këtij kampionati, thjesht e kanë njollosur fanellën verdh e blu e cila peshon shumë. Futbollistë të kësaj kategorie, me paturpësinë që karakterizon vetëm njerëz që në gjuhën e rëndomtë janë njerëz të rrugës, e zhvlerësuan uniformën që ju dha mundësinë të bëheshim më të pasur e më të njohur në opinionin sportiv po për këtë klubi verdh e blu do ti penalizojë”.

Penalizime - Sipas krybashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, të gjithë atyre futbollistëve që e gatuan këtë dështim të verdh e bluve do t’u kërkohet që të kthejnë në arkën e klubit verdh e blu 30 % të shumës së rrogës vjetore që u është paguar sipas kontratës. Ky penalitet do të zbatohet deri në një dhe asnjë futbollist, pavarësisht se i mbaron kontrata me Elbasanin, nuk do të mund t’i shpëtojë këtij ndëshkimi financiar pasi ekipi zbriti një kategori më poshtë për edicionin e ardhshëm. Gjithashtu Sejdini ka bërë të ditur se do të hetohen edhe shkaqet e tjera që e përshpejtuan rënien e Elbasanit në fundin e renditjes së përgjithëshme. Por rënia e verdh e bluve një kategori më poshtë nuk është vetëm rezultat i problemeve të brendëshme të Elbasanit por edhe i trukimeve të ndeshjeve që luanin rivalët direktë të verdh e bluve gjatë javëve të fundit. Për zbardhjen e kësaj historie të turpshme që tashmë e njeh mbarë opinioni sportiv shqiptar duhet të hetojnë të gjitha organet kompetente dhe F.SH.F të mos heshtë por të inkurajojë zbardhjen e këtij skandali që mund ti kushtojë rëndë futbollit shqiptar.

Ministrat- Sejdini ka folur edhe për politikën. Sipas tij, në këto momente kaq delikate për futbollin shqiptar F.SH.F ka rastin që t’i thotë njëherë e përgjithmonë politikës së fëlliqur larg duart nga futbolli. Këtë duhet ta bëjë sepse ishte politika ajo që e futi në një rrjedhë të turbullt kampionatin e Superligës gjatë javëve të fundit. “Me këtë rast dua të shpreh indinjatën time për ata ministra të kujdo kahu politik qofshin, që u bënë nxitës e frymëzues të trukimit të disa prej ndeshjeve që u bënë realitet në tri katër javëve të fundit. Ministrat pa integritet që futën duart e tyre të pista në kampionatin tonë të futbollit bënë një mëkat të madh që do të marrin përgjigjen e merituar nag qytetarët e Elbasanit. Politika në vënd të ndërhyrjeve pa vënd në botën e futbollit parasëgjithash duhet të mendojë për politika sa më të qarta për zhvillimin e fuqizimin e sporteve”, e mbylli Sejdini.

Sport Ekspres

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Mon, 18 May 2009 , 18:58
by Skodrinon
Deklarata “bombë”/Presidenti i Shkumbinit ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i klubit
Trukimet, Ismaili: Po, toleruam
“Nuk e shitëm, thjesht nuk u impenjuam. Magani donte të favorizonte Elbasanin”


Konfirmon largimin nga drejtimi i klu bit, por duke lëshuare dhe një “bombë” mediatike. Presidenti i Shkumbinit ka
pranuar se ndaj Bylisit, në ndeshjen e javës së 32-të në Elbasan (ndeshja luhej në fushë asnjanëse, për shkak
të pezullimit të Shkumbinit), skuadra e tij ka toleruar në rezultat, duke u dhënë një dorë ballshiotëve për mbijetesë,
me atë trepikësh aq të kërkuar prej tyre. Pikërisht ky tolerim duket se ka qenë edhe “molla” e sherrit mes
presidentit Ismaili dhe trajnerit Magani, i cili disa minuta para takimit është kthyer në ish-in e radhës në pankinat e Superligës.

Në një intervistë për Panorama Sport”, Xhavit Ismaili ka deklaruar se Gugash Magani dëshironte të favorizonte Elbasanin në “luftën” për mbijetesë.

Sa i vërtetë është fakti që ju keni dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i presidencës së Shkumbinit?
Po, kam dhënë dorëheqjen për arsye personale dhe nuk do të jem më president i këtij klubi për sezonin tjetër.
Megjithatë do vazhdoj ta drejtoj gjer në javën e fundit të kampionatit. Madje do të festoj bashkë me futbollistët
dhe stafin përfundimin e një sezoni të mirë do të thosha. Më pas do ta lë klubin në dorë të bashkisë së qytetit.
Kështu, ata do të kenë dhe kohën e duhur që ta riformatojnë skuadrën për sezonin e ri, duke gjetur edhe mbështetje financiare.

A ka të bëjë largimi juaj me dorëheqjen e trajnerit të skuadrës, Magani, pak minuta para sfidës me Bylisin
ditën e shtunë?
Jo, aspak. Unë e kam deklaruar edhe më parë, që në fund të sezonit do të largohesha nga drejtimi i klubit. Sot (dje) mora vendimin përfundimtar dhe ua komunikova të interesuarve te Peqini.Nuk do ta lë aspak skuadrën në baltë.
Do t’i paguaj të gjitha detyrimet që më takojnë për këtë sezon dhe më pas do t’ia lë stafetën bashkisë që të merret
me menaxhimin e Shkumbinit.

Dorëheqja e trajnerit Magani është motivuar me një urdhër të dhënë prej jush me sms, për tolerim në ndeshjen me Bylisin. Sa e vërtetë është kjo?
Di t’ju them se as që e kam idenë se përse është larguar ekzaktësisht trajneri Magani, por konfirmoj se ka pasur një lloj tolerimi në ndeshjen ndaj Bylisit.
Deri në takimin me Flamurtarin, Shkumbini po ecte përgjithësisht mirë. Por më pas, mua m’u kërkua që ta motivoja më shumë skuadrën, gjë të cilën realisht nuk e bëra, se nuk desha ta bëj. Unë e kam sponsorizuar Shkumbinin përgjatë gjithë këtij sezoni, pa më të voglin problem financiar. I kishim vënë vetes disa objektiva, të cilët nuk qe e thënë të realizoheshin ashtu sikundër dëshironim ne. Megjithatë jam i kënaqur për sa kemi arritur.

Pra, me pak fjalë, Magani nuk donte të tolerohej ndaj Bylisit, ndaj u largua....
Realisht ai donte që të luhej seriozisht, me qëllim që të përfitonte Elbasani dhe deri në këtë pikë mua më duket
mëse normale, pasi gjithkush ka preferencat e veta. Mirëpo unë urdhërova tjetër gjë.

Megjithatë, di t’ju them se për Maganin kam pasur dhe ruaj një respekt të veçantë. Ne kemi punuar së bashku
gjatë këtij viti dhe, për mendimin tim, ai ka merita të padiskutueshme për çfarë i ka dhënë kësaj skuadre.

Largimi juaj është definitiv edhe ndaj futbollit në përgjithësi?
Po, them se po. Nuk po iki nga Shkumbini për të sponsorizuar një skuadër tjetër. Nuk kam ndërmend kurrë ta bëj
një gjë të tillë. Jua thashë edhe më lart, largimi im është për motive krejt personale, jo si rezultat i ngjarjeve të javëve të fundit. Madje ju konfirmoj se në rast se një ditë do të rikthehem për të sponsorizuar, ose për të marrë në
dorë drejtimin e një klubi në kampionatin shqiptar, ai do të jetë vetëm Shkumbini dhe asnjë tjetër. Kam respekt të veçantë për peqinasit dhe për drejtuesit atje, sepse kam kaluar një periudhë të mirë.

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Mon, 18 May 2009 , 19:00
by Skodrinon
Ca pret ma shum kjo federate e piste me marre masa?

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Mon, 18 May 2009 , 19:26
by fpjalmi
nji gazete ma perpara thoshte se megani kishte dhan doreheqjen per korrupsin te presidentit kurse tash po shohim dicka tjeter.

zoti e merr vesht.

meqe kja teme asht hap per elbasanin ,me vjen keq per elbasanin.

tifozat e elbasanit duhet me protestu kunder te poshtrit duka i cili nuk ka vu asnji lidh per ata qe lajn kampionatin.

qysh se ka ardh duka futbolli asht kthy ne biznes ,dhe ka pas shum probleme ,sepse kja federate ja se nuk din me ba ligjet ,por e ka mendjen te $$$$$$$$$$$$$$$$ ne fillim

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Mon, 18 May 2009 , 21:15
by GOLDIAN
skodrinon flm qe e prune kete artikull
ka ardh koha me ba pushim nja 5 vjet superiorja
ose me lujt po asnji ekip mas me dal ne europe
TURP TURP

ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Tue, 19 May 2009 , 00:31
by REINIS
Elbasoni merito Kategorine e Dyte.

Ishalla ma nigjo Zoti llafin ene vitin tjeter Elbasoni me gjith Partizonin jon ne inferiore.

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Tue, 19 May 2009 , 11:27
by Ledi1920
REINIS wrote:Elbasoni merito Kategorine e Dyte.

Ishalla ma nigjo Zoti llafin ene vitin tjeter Elbasoni me gjith Partizonin jon ne inferiore.

:lol: :lol: :lol: :lol:

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Tue, 19 May 2009 , 17:52
by Skodrinon
Trukimet/Institucioni më i lartë i futbollit reagon pas kritikave të mediave për shitjet
Pazaret, federata nis hetime
“Do të hetojmë jo vetëm për ndeshjen Shkumbini-Bylisi, por edhe për takime të tjera”


Federata Shqiptare e Futbollit ka premtuar se do të nisë hetime për skandalin e ndeshjeve të fundit, ku disa ekipe kanë toleruar hapur në fushën e lojës, duke paracaktuar rezultatet, pra duke trukuar ndeshjet në Kategorinë
Superiore. Inspektorët e Disiplinës do të hetojnë ndeshjen Shkumbini-Bylisi, 0-2, të javës së kaluar, por edhe disa takime të tjera. U desh alarmi i dhënë nga mediat që FSHF-ja të zgjohej nga gjumi. Megjithatë, reagimi i institucionit të futbollit edhe kësaj radhe duket se ka karakter më tepër formal, se sa për të treguar se vërtetë do
të vërë para përgjegjësisë ata që mund të kenë shkelur rregullat e garës. “FSHF i bën thirrje të gjithë faktorëve që
ndikojnë në rritjen e nivelit të futbollit në Shqipëri, që të bëjnë maksimumin për të ruajtur vlerën e lojës, cilësinë
dhe ‘fair play’-in”, citohej në deklaratën për shtyp të FSHF-së. Ndërkaq, pohimi i presidentit të Shkumbinit,
Xhavit Ismaili, për “Panorama Sport” se, skuadra peqinase kishte toleruar ndaj Bylisit, ka detyruar federatën të
mbajë një qëndrim. “FSHF-ja ka dërguar inspektorët e saj të Disiplinës, për të kontrolluar garën dhe për të sjellë
materiale të vlefshme, të cilat do të merren në konsideratë nga komisionet përkatëse, sidomos për ndeshjen Shkumbini–Bylisi, por edhe për disa ndeshje të tjera, duke premtuar transparencë”, thuhej në komunikatën për shtyp të federatës.

Problemet
U bënë disa javë që flitet për rezultate të paracaktuara dhe lënie ndeshjesh në Kategorinë Superiore, por Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të reagojë pikërisht një javë para mbylljes së sezonit. FSHF pretendon se e ka luftuar
gjatë gjithë kohës këtë fenomen, por në fakt nuk ka asnjë rezultat konkret, pasi asnjë ekip apo futbollist i kampionatit shqiptar nuk është ndëshkuar për trukime ndeshjesh. Federata pretendon se kampionatet e dy sezoneve të fundit janë më të bukurit dhe më të ndershmit e dy viteve të fundit, por faktet tregojnë të kundërtën.
“Konfirmojmë se është pranuar nga të gjithë, që dy-tre vjetët e fundit kan qenë më të bukurat dhe më të ndershmet në këto 20 vjet”, shkruhej ndër të tjera në deklaratën për shtyp të FSHF-së. Drejtuesit e institucionit të futbollit u kanë bërë thirrje të gjithë faktorëve që ndikojnë në sportin e top-këmbës që të kontribuojnë për korrektësi e
ndershmëri, por nga ana e saj FSHF-ja nuk u ka kërkuar asnjëherë mbështetje, ndihmë apo asistencë organeve juridike në Shqipëri për të ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e shumë ndeshjeve të përfolura

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Tue, 19 May 2009 , 17:54
by Skodrinon
Kryebashkiaku Sejdini bën kërkesë-padi në FSHF

Pas shumë debateve dhe polemikave, një nga drejtuesit më të lartë të ekipit të Elbasanit, kryebashkiaku Qazim Sejdini, iu drejtua dje zyrtarisht FSHF-së me një kërkesë-padi, ku kërkon hetim rreth ecurisë së ndeshjeve Besa-Apolonia dhe Shkumbini-Bylisi. Sejdini, i cili është njëri prej aksionerëve kryesorë të klubit të Elbasanit, që pas arrestimit të Lazes, këmbëngul në kërkesën e tij se ka prova të mjaftueshme e bindëse mbi trukimin e këtyre
dy ndeshjeve që ndikuan në nxjerrjen e Elbasanit nga Kategoria Superiore. Kryetari i bashkisë beson se FSHF-ja do
të veprojë e do të vërë para përgjegjësisë dhe drejtësisë aktorëtt që çuan në trukimin e këtyre ndeshjeve. Më tej, Sejdini ka shprehur besimin se do të marrë një përgjigje zyrtare fare shpejt nga organet kompetente të FSHF-së,
me qëllim që Elbasani të mos e braktisë ndeshjen e ditës së fundit të kampionatit, atë ndaj Teutës. Kryebashkiaku kishte deklaruar që të dielën se do të merrte masa për pazaret që u zhvilluan haptazi gjatë javëve të fundit e që ndikuan në penalizimin e Elbasanit. Drejtuesi i klubit verdheblu është shtyrë më shumë për të bërë kërkesën edhe
nga deklarata e bërë prej presidentit të Shkumbinit, Xhavit Ismaili, në “Panorama Sport”, ku shprehej haptazi se skuadra e tij kishte toleruar ndaj Bylisit.

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Wed, 20 May 2009 , 19:21
by Skodrinon
Paralajmëron Shkumbinin për tolerimet ndaj Bylisit
Duka kërcënon: Do të ketë ndëshkime
“Pseudopresidentët po prishin futbollin. Duhet t’i ndalojmë”


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, për herë të parë gjatë gjithë këtyre viteve ka lëshuar kritika në adresë
të donatorëve të klubeve shqiptare, të vetëquajtur presidentë. Armand Duka ka dhënë mesazhe të qarta dje se, federata këtë herë nuk do të tolerojë dhe se do të merren masa konkrete për skuadrat që akuzohen për trukime
ndeshjesh, ose për rezultate të paracaktuara. “Disa pseudopresidentë po prishin futbollin. Ne jemi këtu të gjithë për të mirën e sportit, ndërsa ata ikin e vijnë dhe në ndonjë rast e përdorin sportin për gjëra personale. Duhet t’i ndalojmë këto me fakte dhe me veprime”, ka thënë Duka dje para mediave.

Shkumbini
Deklarata e Dukë ishte edhe një përgjigje në distancë e ish-donatorit të Shkumbinit, Xhavit Ismailit, i cili jo vetëm
që ka kritikuar hapur në media sistemin e funksionimit të FSHF-së dhe demokracinë brenda saj, por ka pohuar publikisht se ekipi peqinas kishte toleruar në ndeshjen kundër Bylisit (0-2) javën e shkuar në Elbasan.
Kreu i institucionit të futbollit në Shqipëri ka lënë të kuptohet se do të ketë masa ndëshkimore dhe se një ndër më të rrezikuarit është pikërisht klubi i Shkumbinit. “Me çështjen e shumëpërfolur të Shkumbinit do të bëjmë maksimumin
për të qenë transparentë. Kemi thirrur prej dy ditësh drejtuesit e skuadrës peqinase të dëshmojnë, por ata nuk janë paraqitur. E përsëris edhe njëherë se, ne në këtë situatë do të përpiqemi të jemi sa më transparentë. Të enjten
(nesër) do të mblidhet Komisioni i Disiplinës, i cili do të marrë në shqyrtim të gjitha materialet dhe provat e
mbledhura dhe më pas do të marrë një vendim”, deklaroi kreu i federatës.

Akuzat
Fundi i kampionatit ka qenë i mbushur me akuza të ndërsjella dhe në qendër të vëmendjes kanë qenë ekipet e
“mesit të artë” të tabelës së klasifikimit si Shkumbini, Besa dhe Teuta. Të tria këto ekipe, por edhe Dinamo,
kanë pësuar humbje gjatë javëve të fundit, të cilat janë përfolur shumë. Shpeshherë drejtuesit, trajnerët apo futbollistët e këtyre skuadrave ua kanë faturuar humbjet qesharake faktit që e kishin shumë të vështirë të motivoheshin në këtë fundsezoni, meqenëse nuk kishin më asnjë objektiv për të arritur. Dy inspektorët e
Komisionit të Disiplinës do të paraqesin sot në FSHF një raport të plotë në lidhje me të gjitha akuzat dhe
dyshimet për ndeshje të trukuara.

RREGULLORJA
Pezullim deri në 5 vjet


Në nenin 23 të Kodit të Drejtësisë Sportive, të rregullores së FSHF-së, thuhet se: Subjektet që korruptojnë, apo korruptohen nëpërmjet dhuratave me vlerë mbi 50 euro, apo ato subjekte që bëjnë premtime me qëllime përfitimi,
dënohen me heqje të pikëve dhe me pezullim nga 2 deri në 5 vjet. Deri më tani asnjë klub i kampionatit shqiptar nuk është dënuar për trukime ndeshjesh, ndonëse nuk kanë munguar rastet flagrante.

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Sat, 23 May 2009 , 21:56
by vllaznia1919
Hala te ura ju.Kta jane gjana qe vendosen neper tavolina.Ka ken e vendosun qe elbasani me ra se nryshe nuk e arrestoshin Lazen.

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Sun, 24 May 2009 , 16:38
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Hala te ura ju.Kta jane gjana qe vendosen neper tavolina.Ka ken e vendosun qe elbasani me ra se nryshe nuk e arrestoshin Lazen.
gjynah boll me vjen per ta
se kan mush plot stadiumin ne elbasan
po ishalla i lirojne lazen e kthehen prap ne superiore

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Mon, 25 May 2009 , 00:22
by fpjalmi
un mendoj se politika e ka qu elbasanin ne kategorine e dyte dhe shkaktarja numer 1 asht tirana .

Re: ELBASANI MERITON SUPERIOREN

Posted: Mon, 25 May 2009 , 11:46
by REINIS
ISHALLA I SHKO MRAPA ENE MORRI KUQ TASHTI ENE VITIN TJETER KAMPIONATI OSHT MO I BUKUR.
Edito-Miri