Pingpong
Posted: Wed, 22 Apr 2009 , 14:20
“Peskara 2009” njeh “raketat” kuqezi
Federata Shqiptare e Pingpongut ka paraqitur dje në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar listën e plotë të delegacionit shqiptar, pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare “Peskara 2009”. Në përgjigje të letrës së dërguar më 14 prill nga KOKSH-i, Federata e Pingpongut nuk ka vonuar me përzgjedhjen e sportistëve, trajnerit, përgjegjësit të delegacionit dhe gjyqtarit ndërkombëtar. Ndryshe nga Lojërat e fundit Mesdhetare “Almeria 2005”, ku u përfaqësuan me 3 sportistë dhe 1 trajner, në Peskara FSHPp-ja do të përfaqësohet me 6 sportistë, 1 trajner dhe 1 gjyqtar ndërkombëtar. Sekretari i përgjithshëm i federatës, Astrit Hutka, shprehet optimist me formën që gëzojnë
aktualisht sportistët shqiptarë. “Në këtë edicion shpresojmë të arrijmë rezultate teknike më të mira se në Almeria. Objektiv tjetër për ne Lojërat Mesdhetare është shtimi i fitoreve në arenën ndërkombëtare, si dhe i numrit të sportistëve në ranglistën botërore. Përveç Jonuz Tufës te meshkujt dhe Erida Skufit e Adela Isakut te femrat,
kemi pretendime serioze për Elona Mustafën dhe të riun Dorian Tapia, si dhe sportistin-trajner Ilir Shabani. Një falënderim të veçantë në prag të këtij evenimenti shumë të rëndësishëm meriton Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe presidenti i federatës Arben Meçaj”, tha për “Panorama Sport” numri dy i federatës, Astrit Hutka. Lojërat Mesdhetare “Peskara 2009” do të zhvillohen nga 26 qershor deri më 5 korrik.
DELEGACIONI
PËRGJEGJËS DELEGACIONI
Arben Meçaj (president i federatës)
SPORTISTËT
Dorian Tapia (kampion me ekipin e Tomorrit për moshën 18 vjeç, 21 vjeç, për të rritur individual e ekipor në 2008-ën)
Jonuz Tufa (nënkampion për të rritur me Studentin. Pjesëmarrës në kampionatin botëror në Paris më 2003-in, Bremen 2006, Zagreb 2007)
Ilir Shabani (vendi i parë në kampionatin kombëtar ekipor të 2008-ës. Fitues i 3 titujve kampionë për të rritur me Tomorrin. Pjesëmarrës në kampionatin botëror në Bremen 2006, Zagreb 2007, si dhe pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare “Almeria 2005”)
Elona Mustafaj (tri herë kampione me të rriturat në individuale më 2003, 2004, 2008, si dhe fituese e 7 titujve me të rejat)
Adelaida Isaku (nënkampione e të rriturave në 2008-ën. Fituese e turneut “Masar Leksani” në 2007-ën. Fituese e Kupës së Shqipërisë në 2007-n e 2008-ën me ekipin e Elbasanit. Pjesëmarrëse në kampionatin botëror në Shangai 2005 dhe Zagreb 2007)
Erida Skufi (kampione me të rriturat në ekipore në 2007-ën me ekipin e Tomorrit dhe me Studentin në 2008-ën. Pjesëmarrëse në kampionatin botëror në Shangai 2005 dhe Zagreb 2007)
TRAJNER
Xhoxhi Skufi (fitues i 23 titujve kampionë meshkuj e femra, në individuale e ekipore për vitet 2005-2008, për të rinj e të reja. Trajner i kampionit Dorian Tapia për 2008-ën)
GJYQTAR
Andrea Dedaj (gjyqtar ndërkombëtar, i vetmi në Shqipëri. Pjesëmarrës në kampionatin botëror Zagreb 2007 dhe kampionatin evropian të të rinjve në Itali 2008)