Alpinizem
Posted: Wed, 15 Apr 2009 , 13:56
“Ngjitja Dimërore” mësyn në Korçë
Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, nga data 10-13 prill, organizoi aktivitetin e saj kombëtar “Ngjitja e Kualifikuar Dimërore”. Ngjitja u bë në zonën e Ostrovicës në Korçë, me pjesëmarrjen e 15 klubeve sportive. Sipas sekretarit të përgjithshëm të federatës, Ilirjan Çule, e reja e aktivitetit ishte rikthimi i klubit të Studentit dhe e mjaft alpinisteve. Pas mbledhjes teknike në Voskopojë nën drejtimin e Petrika Janaqit, u ndanë detyrat përkatëse për lëvizjen e alpinistëve sipas 3 kategorive. Ditën e parë, grupi i më të mirëve u nis drejt majës së Veshit, ndërsa pjesa tjetër “pushtoi” majën e Prengut dhe Faqekuqit. Drejtimi i grupeve do të ndërronte kah ditën e dytë. Grupet lëvizën në orën 05:00 të 11 prillit në drejtim të Lekasit, nga ku u bë dhe ngjitja e programuar në majën e Veshit, në lartësinë 2383 m. Alpinistët u udhëhoqën nga komandanti i aktivitetit Petrika Janaqi dhe nga trajnerët e mirënjohur Hasan Duro, Servet Aliko, Aleksandër Tafili, Jani Qëndro, Ibrahim Hackaj dhe veterani korçar, Koço Ziso. “Grupi kryesor përbëhej nga 49 alpinistë, 29 prej të cilëve mbërritën me sukses në majën e Veshit, rreth orës 14:30, në një terren të mbuluar nga dëbora. Alpinistët e rinj demonstruan një teknikë të lartë të përdorimit të
litarëve apo të kthetrave në terrene të akullt. Vlejnë për t’u përmendur të rinjtë Gerhard Duro, Elton Dhefto, Leonard
Shehu, Bajram Kopani, Kostika Janaqi, Klaudio Zotaj, Klaudio Alikaj, Kostandin Xhelili, Mihal Indo, Mihal Spiro,
Pëllumb Pasko, Albano Idrizi, Edmond Koka, Marenglen Laçi, Leonard Laçi etj”, u shpreh për “Panorama Sport” sekretari i federatës, Ilirjan Çule. Sipas tij, vëmendje të veçantë meritojnë dy alpinistet femra të shoqatës “Dajti Alpino Turistik” Merita Basha dhe Sabrije Brahaj të cilat u ngjitën bashkë me më të mirët deri në majë.