Page 1 of 1

Karate

Posted: Wed, 15 Apr 2009 , 13:52
by Skodrinon
“Gostivari 2009”, radha për kuqezinjtë

Më datën 19 prill, karateistët e Elbasanit, Tiranës, Partizanit, Besëlidhjes, Cërrikut dhe Vllaznisë do të zbresin
në tapetin e ‘Gostivari 2009’, turne ky që zhvillohet për të shtatin vit radhazi në Maqedoni. Përveç karateistëve nga Shqipëria, në “Gostivari 2009” do të garojnë sportistë nga Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Delegacioni shqiptar do të
shoqërohet nga presidenti dhe sekretari i Federatës Shqiptare të Karatesë, Ramiz Ismailgeci e Fiqiri Guri, si dhe nga trajnerët Mirandi Backa, Parid Dule, Dritan Sulaj, Ergys Gucia dhe Elton Sherimani. Edhe kësaj radhe karateistët shqiptarë shkojnë me objektivin për të hyrë përsëri në zonën e medaljeve. Ekipet do të nisen drejt Maqedonisë ditën e shtunë. Turneu organizohet nën kujdesin e klubit të karatesë “Fati” të Gostivarit. Duelet do të zhvillohen në pallatin
e sportit “Rinia”.

Re: Karate

Posted: Wed, 22 Apr 2009 , 14:06
by Skodrinon
Kuqezinjtë, në podium edhe në Gostivar

Pak ditë nga triumfi në tapetin e Ulqinit, karateistët shqiptarë janë përfaqësuar denjësisht edhe në “Gostivar Open 2009”. Në turneun e 9-të të zhvilluar më 18 prill në Gostivar, me pjesëmarrjen e mbi 500 sportistëve nga të
gjitha moshat e peshat, përfaqësues të klubeve të Maqedonisë, Kosovës e Malit të Zi, kuqezinjtë u nderuan me 10 medalje. Në “Gostivar Open 2009” Shqipëria konkurroi me 16 karateistë të Elbasanit, Partizanit, Cërrikut dhe
Vllaznisë. Sipas sekretarit Guri, sportistët tanë treguan një formë shumë të mirë në turne, ku në fund u kurorëzuan edhe me medalje. “Në këtë veprimtari, e cila u zhvillua konform të gjitha rregullave ndërkombëtare e me një nivel
të lartë organizimi e drejtimi, përveç sportistëve, specialistëve e trajnerëve asistuan presidentët dhe sekretarët e federatave homologe të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Prezenca e titullarëve tregoi për rëndësinë dhe vlerësimin e këtij aktiviteti mbarëshqiptar. Sportistët tanë e kishin vlerësuar maksimalisht këtë turne.
Në përfundim të veprimtarisë, falë ndeshjeve korrekte që zhvilluan, arritën të fitojnë edhe medalje si Hadribeaj, Gjonaj, Jazo, Kraja, Fetovi, Bardhi, Ago, Mandia si dhe Xhulian e Rexhino Pajenga”, tha për “Panorama Sport” pas turneut sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Karatesë, Fiqiri Guri. Delegacioni shqiptar shoqërohej nga presidenti i FSHK-së, Ramiz Ismailgeci, sekretari i përgjithshëm Fiqiri Guri dhe trajnerët Parid Dule, Mirand Backa, Elton Sherimani dhe Ergys Gucia

MEDALISTËT
SPORTISTI EKIPI PESHA MEDALJE
Adrian Hadribeaj Partizani -80 kg argjendi
Fabian Gjonaj Partizani -37kg ari
Erisjan Mandia Vllaznia -35 kg ari
Skënder Jazo Elbasani -75kg argjendi
Genc Kraja Elbasani -30kg argjendi
Orbin Fetovi Elbasani -40kg bronzi
Enea Bardhi Elbasani kata bronzi
Xhulian Pajenga Elbasani +30kg bronzi
Rexhino Pajenga Elbasani +61kg bronzi
Marenglen Ago Cërriku -75kg bronzi

Re: Karate

Posted: Thu, 30 Apr 2009 , 19:19
by GOLDIAN
kane kena vllaznit vjerdha absolut ne karate me ca maj mend une

Re: Karate

Posted: Tue, 05 May 2009 , 18:31
by Skodrinon
Kuqezinjtë, medalje ari para Evropianit

Federata Shqiptare e Karatesë ka bërë dje publike listën e sportistëve që do të marrin pjesë në kampionatin e 44-t evropian të të rriturve, i cili do të mbahet nga data 8-10 maj në Zagreb të Kroacisë. Sekretari i përgjithshëm
i federatës, Fiqiri Guri, u shpreh se në përbërje të delegacionit kuqezi janë sportistët:
Adrian Hadribeaj(pesha 84 kg), Jetmir Rexhepi(pesha 67 kg), Agon Agani(pesha +84 kg), Gentiana Karpuzi(pesha +68kg), Viedita Veliu(pesha 68 kg). Ashtu si në turnetë e fundit ndërkombëtarë, edhe në kampionatin evropian të Kroacisë objektivi i vetëm për kuqezinjtë e karatesë do të jetë zona e medaljeve. Përpara nisjes për në Zagreb, më datën 3 maj, karateistë të Partizanit dhe Elbasanit morën pjesë në turneun ndërkombëtar “Kërçova Open”, ku edhe këtu u prezantuan denjësisht. Nga Partizani të parët në podium u ngjitën Adrian Hadribeaj, Halil Marqeshi, Fabian
Gjonaj, Spajdi Selami dhe Erjon Allmetaj, ndërsa medaljen e vetme të arit nga ekipi e Elbasanit e mori Xhino Toli, edhe ky një sportist i perspektivës

Re: Karate

Posted: Tue, 05 May 2009 , 18:34
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote:kane kena vllaznit vjerdha absolut ne karate me ca maj mend une
:? :? :? Gold a eke lag fytin a, se skuptohet gja nbote ca ke pas nmend me shkru :D

Re: Karate

Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:20
by Skodrinon
Pesë sportistët shqiptarë, larg zonës së medaljeve në podiumin e Kroacisë
Kuqezinjtë “ngecin” në Evropian
Adrian Hadribeaj ishte i pari nga Kombëtarja që u ngjit në tapetin kontinental


Përfaqësuesja sh qiptare e karatesë e ka mbyllur pa medalje kampionatin e 44-t evropian të të rriturve, që u zhvillua
nga data 8-10 maj në Zagreb të Kroacisë. Në përbërje të delegacionit kuqezi ishin 5 sportistët më të mirë të vendit:
Adrian Hadribeaj (pesha-84 kg), Jetmir Rexhepi (pesha-67 kg), Agon Agani (pesha+84 kg), Gentiana Karpuzi
(pesha -55kg), Viedita Veliu (pesha -61 kg). Ndryshe nga turnetë e fundit ndërkombëtarë ku u arritën mjaft rezultate
të larta, ku u ngjitën edhe në podium, gara kontinentale rezultoi një test i fortë. Adrian Hadribeaj ishte i pari nga tanët që u ngjit në tapetin kontinental. Shorti ka qenë paksa me fat për Hadribeajn, pasi kaloi direkt në turin e dytë pa u ndeshur. Goglat i vunë përballë karateistin nga Holanda, Timoti Petersen, që nuk e ka vënë në diskutim fitoren ndaj shqiptarit. Duke qenë se rivali direkt i Hadribeajt ka shkuar në finale, madje është shpallur edhe fitues i medaljes së artë, shqiptari është ripeshkuar për të vazhduar konkurrimin për vende 3-4-5. Por edhe në ndeshjen e tij të dytë Hadribeaj nuk ka mundur të përfitojë, pasi është mundur këtë herë nga kroati Mariçeviç.

Në turin e dytë i dha fund aventurës e Evropianit edhe Agoni Agani në peshën +84 kg. Agani u mund nga rusi Sagrunov. Jetmir Rexhepi ka humbur që në raundin e parë, duke e mbyllur këtu konkurrimin e tij në Zagreb. Fatin e Hadribeajt e pati nga femrat Viedita Veliu në Evropian për peshën -61 Kuqezinjtë “ngecin” në Evropian kg. Ndonëse u thye në raundin e parë nga anglezja Uilliams, shqiptarja ka vijuar me konkurrimin. Kualifikimi i ishullores deri në finale i dha një shans të dytë Veliut, por që u shpërdorua ndaj ukrainases Seroxhina. Kampione Evrope për këtë peshë u shpall Eva Medvedova nga Sllovakia. Medalja e argjendtë u fitua nga anglezja Natali Uilliams dhe dy të bronztat u ndanë mes Mirsjada Suljkanoviç të Bosnjë-Hercegovinës dhe Lolita Dona të Francës. Më shumë nga raundi i parë nuk
shkoi Gentiana Karpuzi, e cila konkurroi në peshën -55kg dhe që u mund nga turkja, Oçelik. Në Evropianin e Kroacisë
morën pjesë 479 karateistë, garues të 44 shteteve. Në klasifikimin e përgjithshëm ekipor në vend të parë u rendit
Spanja, që fitoi 3 medalje ari, 3 argjendi dhe 3 bronzi, e ndjekur nga Kroacia me 3 ari e 3 bronzi dhe Italia me 2 ari,
2 argjendi dhe 4 bronzi

Re: Karate

Posted: Tue, 12 May 2009 , 20:10
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:
GOLDIAN wrote:kane kena vllaznit vjerdha absolut ne karate me ca maj mend une
:? :? :? Gold a eke lag fytin a, se skuptohet gja nbote ca ke pas nmend me shkru :D
ca lesh fytit ma po poshte jam lag :mrgreen:

Re: Karate

Posted: Wed, 13 May 2009 , 19:04
by fpjalmi
nuk jena mire ne na karate ja.

shqipnia kurr nuk asht ndigju per karate

Re: Karate

Posted: Sun, 17 May 2009 , 18:10
by Miri
fpjalmi wrote:nuk jena mire ne na karate ja.

shqipnia kurr nuk asht ndigju per karate
Tu pas kallashin ca dreqin na duhet karateja :D :D

Re: Karate

Posted: Mon, 01 Jun 2009 , 18:39
by Skodrinon
Karate, Rexhepi i pari në turneun “Zahir Pajaziti”

Jetmiri Rexhepi, karateisti i Kombëtares shqiptare u shpall fitues në peshën -68 kg në turneun e katërt përkujtimor “Zahir Pajaziti”, të zhvilluar në Kosovë me pjesëmarrjen e 150 sportistëve nga Kosova, Maqedonia,
Mali i Zi dhe Belgjika. Rexhepi mbrojti ngjyrat e Ilirisë së Prishtinës. Po ky ekip zuri vendin e parë në klasifikimin
e përgjithshëm. Ulqini u rendit i dyti, ndërsa dy vendet e treta shkuan për Dardaninë e Gjilanit dhe Fudochi të Orllanit. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm mjaft personalitete të njohura në këtë sport në arenën ndërkombëtare si Marlon Mur, ekspert i karatesë nga Arizona e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe drejtues i federatës “Wado Karate Arizona”, Besnik Murati, kryetar i Akademisë së Karatesë të Maqedonisë dhe anëtar i kryesisë së Federatës
së Karatesë të Maqedonisë, Selajdin Sinani, instruktor i karatesë dhe drejtor i Qendrës së Artave Marciale në Bruksel etj. Më 8-10 maj, Rexhepi mori pjesë në kampionatin e 44-t evropian të të rriturve, i cili u zhvillua në Zagreb të Kroacisë