Intervistat me lojtaret e Vllaznise
Posted: Fri, 11 Mar 2005 , 14:30
Belisha: Vllazni, vëmendjen nga kupa!
Për mesfushorin shkodran Amarildo Belisha, ky sezon duket më fatmbari. Përveçse është duke treguar një formë shumë të mirë në të gjitha ndeshjet që luan për ekipin e tij, Vllazninë, ai është duke u preferuar kohët e fundit edhe në grumbullimet e Brigelit. Pas atij në prag të ndeshjes me Ukrainën, kështu ka ndodhur me të edhe në "zborin" e fundit që trajneri i kombëtares sonë bëri këtë javë me lojtarët e kampionatit tonë. Por duke e lënë në vendin e vet dëshirën dhe përkushtimin për ekipin kombëtar, mesfushori 24-vjeçar i kuqebluve e ka mendjen tek ekipi i tij, Vllaznia. Pas kthimit nga "zbori" i Brigelit, Belisha ka nxituar të bashkohet me shokët e tij të skuadrës në stërvitje. Për të, e rëndësishme është që Vllaznia këtë sezon të mos dalë pa gjë. Për këtë arsye, Ildoja (kështu e thërrasin të gjithë) u bën thirrje të gjithë shokëve të ekipit për përkushtim maksimal për ndeshjet e mbetura të kupës. Madje, sipas tij, ekipi duhet të heqë dorë nga çdo lloj pretendimi që duhet të ketë për kapjen e vendit të dytë, pasi, sipas tij, Elbasani nuk do të jetë aq tolerant sa të gabojë disa herë radhazi. "Mendimi im është që duhet t'i përkushtohemi maksimalisht vetëm kupës. Ekipi ynë nuk ka aq shumë energji sa të luftojë në të dy frontet, prandaj, sipas meje, meqë në kupë kemi më shumë shanse, pse të mos përqendrohemi më tepër aty? Në kampionat duhet të jemi të kënaqur me vendin e tretë. Atë të paktën nuk do na e luajë askush, ndërsa për sa i takon vendit të dytë, ndoshta mund të paragjykohem për këtë që po them, por mendoj se nuk kemi shanse për t'ia marrë këtë vend Elbasanit," - thotë organizatori i kuqebluve. Duke qenë në këtë linjë mendimesh, Belisha duket se bie ndesh me deklaratën e një ditë më parë të portierit të Vllaznisë, Shehi, që thoshte se në Lushnjë skuadrës së tyre nuk do t'i interesonte barazimi. Shoku i tij i skuadrës mendon ndryshe, duke u shprehur se edhe një pikë në këtë ballafaqim në "Roza Haxhiu" nuk do të ishte keq, prandaj shton: "Nuk jam dakord me këtë mendim. Në Lushnjë të gjitha skuadrat e kanë të vështirë. Por ne, duke qenë se të mërkurën e ardhshme kemi ndeshjen e kupës, duhet t'i kemi të përqendruar forcat për këtë ndeshje. Ndërsa kundër lushnjarëve, duke bërë një lojë të kujdesshme, do të ishte diçka shumë e mirë po të arrinim të merrnim një pikë. Aq më tepër që, siç e thashë më lart, Lushnja ka një ekip shumë të fortë dhe ne e kemi provuar edhe në fazën e parë se është shumë e vështirë t'i marrësh pikë." Pavarësisht nga kjo, Vllaznia në këtë ndeshje do të luajë e kujdesshme. Kjo është e sigurt dhe, nëse do të merret një barazim, natyrisht që nuk do ishte keq për këtë skuadër që vendin e tretë e ka të sigurt.