Vioresin Sinani
Posted: Mon, 07 Mar 2005 , 14:59
Vioresin Sinani, nga dasma në "zbor"
Kjo javë që kaloi ka qenë shumë e veçantë për sulmuesin e njohur të Vllaznisë, Vioresin Sinani. Një javë e mbushur me tensionet e zakonshme të ndeshjeve të futbollit, por njëkohësisht edhe të përgatitjeve për dasmën e tij. Megjithatë, Viori ka arritur t'i bëjë të gjitha gjërat ashtu siç duhet. Në fushë kemi parë sulmuesin potent dhe të etur për të shënuar dhe po ashtu në ceremoninë e dasmës së tij dhëndrin simpatik. Normalisht, vënia kurorë është një nga evenimentet më të rëndësishme në jetën e çdo njeriu, por Sinani nuk ka dashur ta ndajë këtë gjë nga futbolli. Një tjetër pasion ky i rëndësishëm për jetën e këtij 27-vjeçari. Të mërkurën ka qenë me skuadrën në Peqin për të arritur një tjetër fitore ndaj Shkumbinit vendës dhe të premten sërish në stërvitje me shokët e tjerë të ekipit. Po ashtu, edhe të shtunën, kur ka preferuar të jetë në fushë (prania e tij mund të mos ishte e nevojshme) kundër Laçit, pasi ka dashur të shënojë, madje tre gola, të cilët Viori ua ka bërë dhuratë të gjithë miqve dhe shokëve të tij. Mbi të gjitha, të gjithë atyre që e kanë përkrahur vazhdimisht në karrierën e tij 10-vjeçare me fanellën kuqeblu. "Të them të drejtën, jam befasuar nga urimet e shumta që më kanë ardhur. Kjo do të thotë se futbolli më ka bërë dikushi dhe prandaj këto tre golat që shënova kundër Laçit do t'ua dhuroja të gjithë atyre që më kanë përkrahur dhe mbështetur në karrierën time. Pa mbështetjen e tyre, sigurisht që nuk do të isha këtu ku jam tani,"është shprehur numri 9 i Vllaznisë. Dhe në të vërtetë shkodranët kanë pse të krenohen me një lojtar të tillë. Me plot gojën mund të thuhet se është futbollisti më i mirë që Vllaznia ka nxjerrë pas viteve '90. Sikur të mos mjaftonte kjo, Sinani evidentohet edhe si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për këtë klub 86-vjeçar. Shifra e golave të shënuar prej tij e ka kaluar prej kohësh shifrën 100 dhe pritet që ai të ketë të tjera gjëra të bukura për të bërë. Ndërkohë, duke folur për ecurinë e skuadrës, pjesë e së cilës ai është, Viori thotë që ngushtimi i diferencës me Elbasanin në 5 pikë është një gjë e mirë, por ai është edhe realist kur thotë: "Kjo diferencë na motivon më tepër për ta kapur Elbasanin dhe njëkohësisht ne shpresojmë që ai të bëjë të tjerë gabime, por e rëndësishme është të mos gabojmë ne. Por edhe me vendin e tretë duhet të jemi të kënaqur me atë çfarë kemi dhënë në këtë sezon. Pa harruar që shpresat i kemi ende edhe te kupa." Ngarkesa e ditëve të fundit për futbollistin e Vllaznisë do të vazhdojë edhe sot e më tutje. Sinani, ndonëse vetëm dje pasdite është martuar, sot sërish i duhet të udhëtojë. Ai bën pjesë në listën e Brigelit për "zborin" e radhës dhe lojtari kuqeblu nuk mund të thoshte "jo". "Futbolli kështu e ka. Nganjëherë nuk të lë as të marrësh frymë. Gjërat duhen bërë shpejt e shpejt, sepse nuk ke shumë kohë në dispozicion. Megjithatë, nuk duhet të ankohem. Ky është profesioni që kam zgjedhur dhe nuk besoj se kam gabuar,"shton në fund sulmuesi shkodran Vioresin Sinani.