Page 1 of 160
Merkato
Posted: Fri, 25 Feb 2005 , 14:23
by vllaznia1919
Alban Hasani lë Teutën për Vllazninë
Futbollisti shkodran, Alban Hasani, të cilin drejtuesit e Teutës e mendonin në formacion për ndeshjen e radhës me Tiranën, befas është parë në stërvitjen e Vllaznisë. Dikush ka menduar se mbrojtësi që ka luajtur me disa ekipe të kampionatit tonë ishte vetëm për stërvitje me kuqeblutë, por nuk ka qenë kështu. Hasani, që në fillim të kësaj jave, nuk ka të bëjë më me ekipin durrsak, sepse tani e tutje ai do të jetë pjesë e Vllaznisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë lojtari, i cili u shpreh: "Mund të jetë thënë se unë isha i gatshëm për skuadrën e Teutës në prag të ndeshjes me Tiranën, por kjo nuk është e vërtetë. Që në fillim të javës e kam mbyllur gjithçka me durrsakët, të cilët nuk i kanë shlyer detyrimet që kishte kontrata dypalëshe. Për rrjedhojë, kjo kontratë është prishur në mënyrë të njëanshme nga vetë Teuta. Duke qenë kështu, kam biseduar me drejtuesit e Vllaznisë dhe kemi rënë dakord që të jem pjesë e saj tani e tutje." Ardhjen e Hasanit e konfirmon edhe trajneri Bici, i cili e ka pasur këtë lojtar gjatë gjithë javës në stërvitje. I sapoardhuri te kuqeblutë është shprehur dje se është në pritje të mbledhjes së komitetit ekzekutiv të FSHF-së për lejimin e aktivizimit të tij me Vllazninë. "Unë e di që në mbledhjen e radhës të KE-së, ku do të diskutohet për federimin e Bushit te Dinamo, edhe Vllaznia do të dërgojë një kërkesë për federimin tim. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë pengesë, pasi në rastin konkret kemi një prishje të njëanshme të kontratës nga ekipi i Teutës," thotë Hasani. Këtë fakt e konfirmon edhe sekretari i klubit, Ismet Hoxha, i cili është marrë me kërkesën drejtuar institucionit vendimmarrës të futbollit shqiptar. Pra, stafi drejtues i ekipit shkodran e ka planifikuar këtë lojtar në 18-shen që ka udhëtuar dje pasdite drejt Peqinit. Me ardhjen e Hasanit, natyrisht që alternativat për mbrojtjen shkodrane shtohen. Ky repart ka qenë ndër më problematikët për Vllazninë në këtë sezon, megjithatë, në ndeshjet e fundit, treshja Teli-Kraja-Alcani ka treguar siguri. Ndërkohë, formacioni që duket se do të përzgjedhë trajneri Bici ka edhe alternativa brenda tij. Në mbrojte mund të luajnë Teli, Alcani e Lici. Me tërheqjen prapa të këtij të fundit, ndryshime ka pësuar edhe mesfusha, ku mendohet të jetë nga minuta e parë Arsen Beqiri. Të tjerët janë po ata: Junior, Gjokoviç, Doçi dhe Belisha, po ashtu edhe sulmi, me Sinanin e Abilion.
Posted: Sat, 26 Feb 2005 , 12:28
by vllaznia1919
Çështja "Hasani", akoma e hapur
Hasani nuk është shkëputur nga ekipi i Teutës. Kështu është shprehur për "Sportin shqiptar" trajneri Stavri Nica, sipas të cilit, futbollisti figuron zyrtarisht lojtar i skuadrës që drejton. Sipas Nicës, çështja "Hasani" vazhdon të jetë akoma e pazgjidhur. Ndërkohë, vetë futbolisti në fjalë ka qenë pranë ekipit durrsak ditën e enjte. Në lidhje me zërat se Hasani ka kaluar tashmë tek ekipi i Vllaznisë, Nica shprehet: "Nuk e di një gjë të tillë. Mund t'ju them me siguri vetëm që nuk ka ndodhur asnjë kalim zyrtar i Hasanit nga Teuta në drejtim të Vllaznisë." Me sa duket, çështja "Hasani" do të zgjidhet në ditët në vijim.
Posted: Fri, 27 May 2005 , 13:49
by vllaznia1919
Abdullah kërkohet nga shkodranët
Ka filluar të zbardhet dalëngadalë lista prej 13 futbollistësh, të cilët janë piketuar dhe kanë hyrë në bisedime me drejtuesit e Vllaznisë. Njëri prej tyre është edhe afrikani që luajti këtë sezon me Shkumbinin, Abdullah Ishaka. Emri i tij bëhet i ditur nga burime pranë klubit shkodran dhe pikërisht nga njerëzit që kanë kontaktuar me nigerianin. Lojtari i krahut të majtë konsiderohet i nevojshëm për skuadrën që është duke u projektuar për t'u ndërtuar nga shkodranët, megjithatë çdo gjë ka mbetur në kuadrin e bisedimeve për t'u saktësuar në ditët e ardhshme.
Posted: Mon, 13 Jun 2005 , 13:50
by vllaznia1919
Dy emra te ri fliten ne keta dite per pankinen kuqeblu:Haxhiosmanoviç dhe Ramadan Shehu.
Posted: Mon, 13 Jun 2005 , 22:19
by kristian
Ishalla po na vjen naj njiri persmarit .
Posted: Tue, 14 Jun 2005 , 01:45
by vllaznia1919
Deri tesh veq fjale naqe,ala gja konkrete.Ishalla nuk po perfundojme si vjet.
Posted: Tue, 14 Jun 2005 , 18:55
by piero
vllaznia1919 wrote:Dy emra te ri fliten ne keta dite per pankinen kuqeblu:Haxhiosmanoviç dhe Ramadan Shehu.
Te kam thane une se vetem Deden e Ramen kena pase taman.
Posted: Tue, 14 Jun 2005 , 20:26
by vllaznia1919
Nuk e kam mohu kurre naqe ate qi ke thane ti.Sot flitet edhe per dy te tjere,nji malazez dhe nji shqiptar,emrat e te cilve nuk bahen te ditur.
Posted: Sun, 19 Jun 2005 , 14:25
by vllaznia1919
Ndryshe nga rasti i Sinanit, ai i futbollistit tjetër shkodran, Suad Lici, mund të jetë i vërtetë. Kapiteni i kuqebluve është fare pranë kalimit te skuadra e Partizanit. Këtë gjë, përveçse e kanë konfirmuar drejtuesit e klubit të kuq, dje e ka pohuar edhe vetë lojtari. I ndodhur me pushime në Velipojë, ai gjen momentin të shpjegojë edhe momentin ku ndodhet. "Po, është e vërtetë që jam fare pranë kalimit te Partizani. Unë ende nuk kam firmosur, por nuk mendoj se ka ndonjë problem në mes. Me 99 për qind, në sezonin tjetër do të luaj me këtë skuadër," - ka thënë ai. Por kur e pyet nëse ekziston mundësia që ai të qëndrojë sërish te skuadra, shiritin e së cilës ka mbajtur në krah sezonin e fundit, Suadi përgjigjet: "Jo, nuk mendoj se kam për të qëndruar më te Vllaznia. Kontratën me të e kam përfunduar dhe nuk mendoj se do ta shtyj. Arsyeja pse ndodh kështu është se unë në marrëdhëniet financiare me presidencën e klubit nuk kam mbetur shumë i kënaqur." Në këtë logjikë, "hendeku" mes Licit dhe Vllaznisë duket se po thellohet çdo ditë e më tepër. Për skuadrën shkodrane, e cila pretendon të jetë pretendente për trofe sezonin tjetër, do të ishte e pafalshme të lëshonte nga duart e saj një lojtar të tillë si Lici.
Posted: Sun, 19 Jun 2005 , 14:26
by vllaznia1919
Haxhiosmanoviç, dorë të lirë për blerjet
Trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, ka dorë të lirë nga presidenca e klubit për të blerë lojtarët që dëshiron. Kuptohet, kjo për sa u takon blerjeve që mund të bëhen në tregun malazez, apo atë kosovar, por i rëndësishëm është edhe fakti që mendimi i tij do të jetë vendimtar edhe për emrat që do të lakohen nga kampionati ynë. Megjithatë, pikësynimi kryesor i "Dedës" do të jetë natyrisht të arrijë të afrojë te skuadra e tij edhe ndonjë tjetër bashkëkombas të tij. Rasti i futbollistit Igor Radusinoviç flet më së miri për këtë. Mbrojtësi 21-vjeçar nga Podgorica është pëlqyer nga vetë trajneri i kuqebluve dhe ka marrë pëlqimin edhe të presidencës së klubit për ta provuar disa ditë kur të fillojë stërvitja e ekipit. Po ashtu, pritet që në ditët e ardhshme të ketë edhe ndonjë lojtar tjetër nga Mali i Zi, që do të vijë për t'u provuar te Vllaznia. E gjitha kjo ndodh edhe për një fakt tjetër: njeriu i sapoemëruar si menaxher i skuadrës, pikërisht Artan Bushati, vazhdon angazhimin e tij edhe për pak kohë tek Elbasani. Duke qenë kështu, te kuqeblutë gjatë këtyre ditëve merkatoja po bazohet tek idetë që po hedhin pjesëtarët e stafit drejtues dhe konsulentët. Të gjithë ata e kanë të qartë se mbi të gjitha duhen mbajtur lojtarët aktualë që janë aktualisht në skuadër. Pastaj të merren Osja dhe Kaçi me çdo kusht dhe në fund të përzgjidhen edhe 2-3 lojtarë cilësorë në vendet ku "Deda" do ta shohë se ka nevojë ekipi.
Posted: Thu, 23 Jun 2005 , 14:03
by vllaznia1919
Sinani, oferta nga Steaua e Bukureshtit dhe CSKA e Sofjes
Sulmuesi shkodran pohon interesimin nga dy klubet e shquar ballkanas, si dhe nga nje ne Ukraine, por shton se "perderisa nuk ka asgje konkrete dhe une nuk kam pare kontrate me sy, mbetet gjithka e paperfunduar". Per ofertat nga Shqiperia, "do vendos ne korrik, ndoshta pas turneut te kombetares ne SHBA"
- Vioresin Sinani ka marre dy oferta nga klube te shquar ballkanas si Steaua e Bukureshtit dhe CSKA e Sofjes, ndonese vete sulmusi shkodran sakteson se "ende nuk ka gje konkrete". Fillimisht kjo u deklarua nga burime ne Shkoder dhe me pas u pohua nga vete Sinani, ne nje bisede telefonike me "Korrierin". "Eshte e vertete qe kam oferta, - tha qetesisht futbollisti, - madje mund te them edhe klubet, nje nga Bullgaria, nga CSKA e Sofjes dhe nje nga Rumania, por eshte edhe nje klub nga Ukraina, emrin e te cilit nuk e di as vete". "Por dua te shtoj, - vazhdoi Sinani, - se perderisa nuk kam pare kontrata me sy, dhe nuk eshte biseduar ende konkretisht, nuk mund te quhet asgje e sigurt apo e perfunduar".
Burimet nga Shkodra pohuan se klubi nga Rumania qe eshte interesuar per Sinanin eshte vete Steaua e Bukureshtit, ekipi me i njohur ne ate vend dhe nje nga dy klubet me te njohur ne Ballkan, se bashku me Crvena Zvezden e Beogradit. Steaua ka dale kampione e Europes me 1986 dhe ka fituar Superkupen e Europes, po ate vit.
Sinani vazhdon te kete dy oferta nga klubet shqiptare, si nga Partizani ne Tirane dhe Vllaznia e tij e Shkodres. Gjithnje duke u treguar i kujdesshem, Viori thote: "Nuk di c'te them ndonje gje te sakte, pasi nuk kam vendosur dhe nuk kam ndermend te vendos menjehere". Ai pohon, thuajse me siguri, se do te jete pjese perberese e perfaqesueses shqiptare qe do marre pjese ne turneun ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. "Mesa kam marre vesh do jem ne kombetare, - thote ai, - ndersa vetem pasi te kthehem nga Amerika do te vendos se per ke skuader do luaj sezonin e ardhshem". Burimet nga Shkodra thone se "Sinani do vendose per te ardhmen vetem pas mesit te korrikut, ndersa deri ne ate kohe nuk do te firmose asnje kontrate".
Xhani: Sinani larg, presim Licin
Nderkaq, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, pohoi dje se "kam degjuar se Sinani do te shkoje ne Turqi, ndaj me duket se do jete e veshtire qe te vije te Partizani, ndonese ne jemi te interesuar per te". Por vete Sinani, i pyetur dje, deklaroi se pista turke nuk ben pjese ne ofertat qe i jane paraqitur. "Nuk di asgje per Turqine", - tha ai.
Xhani, nga ana tjeter, shpreson qe Partizani te marre kapitenin e Vllaznise, Suad Licin, i cili eshte nga lojtaret me te cilet eshte biseduar, se bashku me portierin Emanuel Egbo dhe nje afrikan qe do ta sjelle Sasa Delain, kongolezi qe luajti sezonin e shkuar me te kuqte. "Per Licin kemi shprese qe te vije, - tha Xhani, - ashtu si dhe per Egbon dhe afrikanin qe do sjelle Delaini".
Posted: Fri, 24 Jun 2005 , 14:05
by vllaznia1919
Skuadra shkodrane, edhe në këtë sezon që po vjen pritet të ketë në radhët e saj futbollistë nga Mali i Zi. "Dashuria" e vjetër me futbollistët e këtij shteti fqinj ka premisa të vazhdojë sërish. Të paktën kështu mendohet pas bisedës që zhvilluam me trajnerin e Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç. Sipas tij, presidenca e klubit i ka lënë dorë të lirë në përzgjedhjen e 2-3 futbollistëve cilësorë nga ekipet malazeze. I pari në listë është, natyrisht, Igor Radusinoviç. Mbrojtësi 21-vjeçar nga Podgorica prej disa ditësh është publikuar si një nga lojtarët e mundshëm për të veshur fanellën kuqeblu. Ish-futbollisti i Komit në ligën e parë serbo-malazeze pëlqehet shumë nga ana e trajnerit Haxhiosmanoviç, prandaj dhe ai e ka marrë me vete. Ai ka disa oferta të tjera, kështu që mund të mos qëndrojë te Vllaznia. Megjithatë, trajneri Haxhiosmanoviç është duke kërkuar edhe lojtarë të tjerë në futbollin malazez. "Presidenca më ka lënë dorë të lirë në këtë drejtim. Jam duke vëzhguar 2-3 lojtarë që mund të na bëjnë punë te Vllaznia dhe shpresoj që diçka të arrij në këtë drejtim," ka thënë drejtuesi i stolit shkodran.
Posted: Fri, 24 Jun 2005 , 14:06
by vllaznia1919
Për të natyrisht që vlerësimi i bërë nga ana e trajnerit të Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, është një respekt karshi Bledar Devollit në njëfarë mënyre. Devolli është befasuar kur ka lexuar deklaratën e "Dedës", aq më tepër nga një trajner me të cilin nuk i ka rastisur asnjëherë të punojë. Vlerësimi i bërë nga malazezi ka në bazë të tij respektin për karrierën e këtij futbollisti, i cili është dalluar për lojën e tij në të gjitha ekipet ku ka luajtur. Konkluzioni i gjithë kësaj historie konsiston në atë që "Deda" e dëshiron në skuadrën e tij një lojtar të tillë. Jo më kot edhe presidenca shkodrane, pasi ka marrë edhe pëlqimin e trajnerit të tyre, ka intensifikuar lëvizjet për ta bërë të tyrin këtë lojtar. Vetë Devolli bën të ditur se është takuar me drejtuesit e lartë të klubit shkodran, nga ka marrë edhe ofertën zyrtare për t'u veshur kuqeblu në sezonin e ri. "Nëse në fillim kisha vetëm ndonjë telefonatë nga drejtues të Vllaznisë, të cilët më shprehnin dëshirën për të më pasur në skuadrën e tyre, kësaj radhe erdhi edhe oferta zyrtare. Pikërisht ditën e diel jam takuar me presidentin e kësaj skuadre, i cili më bëri dhe ofertën e tij për të më pasur te Vllaznia sezonin e ardhshëm. Kuptohet, edhe unë e prisja një ftesë të tillë, por në fund të bisedës duhet të pranoj se nuk ramë dakord përfundimisht. Ajo çfarë kërkoja unë dhe ajo çfarë më afronte Vllaznia nuk ishin larg. Vlera për të cilën nuk ramë dakord mund të konsiderohet e vogël për shumëkënd, por për mua jo, sepse për këto para po luajmë. Kështu që mund të them se pas këtij takimi asgjë nuk ka përfunduar," thotë mesfushori gjirokastrit. Nga ana tjetër, që prej së hënës, ai ka filluar stërvitjen me skuadrën e Elbasanit. Sipas vetë Devollit, është e sigurt që në ndeshjet e Kupës UEFA do të luajë me këtë skuadër, por nuk përjashtohet mundësia që një gjë të tillë ta bëjë edhe për sezonin në vazhdim. "Oferta që më bënë drejtuesit e Elbasanit për të luajtur në Kupën UEFA me ta më pëlqeu, prandaj dhe u thashë menjehërë "po". Nga ana tjetër, presidenti Laze më ka bërë një ofertë për të luajtur me skuadrën e tij edhe në vazhdim të sezonit, por ende nuk kam vendosur. Mbase pikërisht pas ndeshjeve europiane do të vendos se me cilën skuadër do të luaj në sezonin e ri,"vazhdon prononcimin e tij përmes celularit Devolli. Nga ana tjetër, ajo çfarë i ka mbetur merak atij duket se është oferta shkodrane, aq më tepër pas "ftesës" që i ka bërë edhe trajneri Haxhiosmanoviç. Për këtë qëllim, lojtari që ka luajtur me Lushnjën në sezonin e fundit, lë çdo gjë të hapur për ditët në vazhdim. "Vlerësimi që më ka bërë trajneri Haxhiosmanoviç natyrisht që më kënaq dhe më shtyn për të pranuar të rikthehem në Shkodër. Por ajo që vendos, siç e thashë, është ana financiare. Kërkesën time drejtuesit e Vllaznisë e kanë mbi tavolinë. Nëse janë dakord me të dhe i plotësojnë ato, unë ka pse të vij dhe të luaj sërish me fanellën kuqeblu,"ka thënë në fund Bledar Devolli.
Posted: Tue, 05 Jul 2005 , 14:33
by vllaznia1919
Klodian Arbri, në Shkodër për bisedime
Një nga objektivat aktualë të ekipit shkodran në merkato natyrisht që është dhe beratasi i njohur Klodian Arbri. Futbollisti që është kontaktuar ditët e fundit disa herë nga drejtues të kuqebluve, pritet që gjatë ditëve të kësaj jave të mbërrijë në Shkodër për të biseduar me drejtues të Vllaznisë. Këtë e bën të ditur vetë presidenti i saj, Agron Çela, i cili për këtë çështje është shprehur: "Arbrin e kemi kërkuar ta kemi në skuadër. Ai gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe oferta të tjera, por di që vazhdon të jetë një futbollist i lirë, prandaj dhe ne dëshirojmë ta marrim. Ai këto ditë do të vijë në Shkodër dhe me të do bisedojmë shtruar, duke i bërë edhe ofertën e duhur për të luajtur me ne në sezonin e ardhshëm". Në këtë mënyrë, duket se bie poshtë pretendimi i bluve të Dinamos, të cilët pas largimit të parë që i bënë këtij lojtari, kanë kërkuar të kenë sërish shërbimin e tij, madje duke u shprehur se kanë firmosur një kontratë 3-vjeçare me të. Fakti është që Arbri, i cili në sezonin e fundit luajti me Lushnjën, ka pranuar të hyjë në bisedime me shkodranët dhe nuk përjashtohet mundësia që të vishet kuqeblu për të dytën herë në karrierën e tij.
Dy malazezë, përforcimet e para të Vllaznisë
Posted: Wed, 06 Jul 2005 , 15:44
by Admin
Igor Radusinoviç dhe Sasha Çetkoviç tashmë janë pjesë përbërëse e skuadrës kuqeblu
Skedat e dy malazezëve të Vllaznisë:
Emri: Igor
Mbiemri: Radusinoviç
Mosha: 21 vjeç
Gjatësia: 1.85 m
Roli: Stoper
Karriera: Buduçnost, KOM
Emri: Sasha
Mbiemri: Çetkoviç
Mosha: 23 vjeç
Gjatësia: 1.90 m
Roli: Stoper, mbrojtës krahu
Karriera: Buduçnost, Zeta, Mlladost
Për skuadrën shkodrane janë bërë më në fund realitet dy blerjet e para. Kjo ka ndodhur dje, kur të parët që kanë hedhur firmë për Vllazninë kanë qenë dy malazezët Igor Radusinoviç dhe Sasha Çetkoviç. Të dy ata janë sjellë nga trajneri Haxhiosmanoviç dhe për rrjedhojë, duke u besuar verbërisht fjalëve të tij, presidenca e klubit nuk ka ngurruar të firmosë menjëherë kontratat me ta. Kjo ka ndodhur dje në drekë, rreth orës 14:00, në zyrën e noterit të klubit "Vllaznia", Arben Kopliku. Në këtë moment, prezent kanë qenë edhe sekretari i klubit, Ismet Hoxha, dhe drejtori teknik, Gëzim Mustafaraj. Dy futbollistët malazezë, pas një bisede jo shumë të gjatë me presidentin Çela, kanë dakord me të sa u takon kushteve financiare të kontratës dhe për rrjedhojë palët kanë nxituar edhe të firmosin kontratën zyrtare. Ajo do jetë njëvjeçare për të dy lojtarët, ndërkohë që në të ka pasur edhe klauzolat të veçanta sa i takon aktivizimit të tyre me fanellën kuqeblu. I kënaqur, natyrisht, është shfaqur edhe trajneri Haxhiosmanoviç, që ka qenë së bashku me të dy futbollistët dje në Shkodër. Kjo edhe për faktin se presidenca e klubit i ka besuar gjithçka atij sa i takon merkatos dhe kjo shpjegohet edhe me faktin që, si Radusinoviç, ashtu edhe Çetkoviç kanë firmosur pa pasur nevojë për provë. "Unë i njoh të dy këta futbollistë, prandaj dhe dëshiroja t'i merrja te Vllaznia. Fakti që presidenca e klubit vendosi të firmoste menjëherë kontratat me ta, tregon për dëshirën e tyre për të ndërtuar një skuadër pretendente," - ka thënë "Deda". Nga ana tjetër, bëhet e ditur se Radusinoviçi ka qenë fare pranë nënshkrimit me ekipin malazez të Zetës, që merr pjesë në Kupën UEFA dhe vetëm ndërhyrja e Haxhiosmanoviçit ka bërë që ai të lëvizë drejt Shkodrës. Ky futbollist dukej qartë që pëlqehej shumë nga ana e trajnerit të kuqebluve. Ai e ka parë duke luajtur në kampionatin malazez dhe jo më kot ka këmbëngulur për ta marrë me vete. "Jam i kënaqur me marrëveshjen e arritur me presidencën e Vllaznisë me kontratën që na është afruar, prandaj na mbetet neve të punojmë dhe të fitojmë vendin e titullarit. E rëndësishme është që sa më shpejt loja jonë të unifikohet me lojën e lojtarëve që do të gjejmë në skuadër për të krijuar atë ansambël që duhet," - ka thënë pas hedhjes së firmës Radusinoviçi. Bashkë me të, të njëjtën kënaqësi dukej se kishte edhe malazezi tjetër, Çetkoviç. Sipas Haxhiosmanoviçit, ky futbollist, përveçse mund të luajë në qendër të mbrojtjes, mund të luajë me sukses edhe në krahun e djathtë të saj. "E rëndësishme është që tani jam pjesë e Vllaznisë dhe kam filluar tashmë të mendoj për këtë skuadër. Njëkohësisht shpresoj që drejtuesit të mbesin të kënaqur nga paraqitja jonë," - ka deklaruar Çetkoviçi. Nga ana tjetër, po dje, para dy futbollistëve nga Mali i Zi ka hedhur firmë në kontratë edhe trajneri i sapoemëruar i kuqebluve, Dervish Haxhiosmanoviç. Në këtë mënyrë, shkodranët kanë filluar t'i bëjnë realitet blerjet e tyre në merkaton e verës, teksa dy të parët kanë hedhur dhe firmat. Presidenti Çela dje është shprehur mjaft i vendosur për të krijuar atë skuadër që dëshirojnë të gjithë shkodranët dhe ka theksuar që në ditët në vazhdim të kësaj jave do të firmosen edhe kontrata të tjera me lojtarët që mendohet të vijnë te Vllaznia.
Posted: Wed, 06 Jul 2005 , 23:11
by vvvllaznia
malazest ne shkoder nuk me pelqejn shum por ishalla dalin persmarit
.....
Posted: Thu, 07 Jul 2005 , 20:02
by kuqeblu4ever
ke te drejte vvllaznia, deri tesh asnjeni qe asht provu nuk ka tregu naj gja te vecante, po ngaqe kushtojne lire behen kto "blerje". Mua nuk me [pelqen qe te merren lojtare te huaj qe nuk tregojne ndonji vlere, ma mire te provohen nga ekipet zinxhir sesa me i ba nder shokeve te Haxhiosmanovicit.
Mgjths hajt te shpresojme se mos po dalin gja...
Posted: Thu, 07 Jul 2005 , 22:55
by vvvllaznia
Un me than te drejten nuk kisha marr kurr jugosllav grek e maqedonas por me qe mu nuk me ndigjojn makare kur ti marrin ti marrin persmarit.ishallan e kam gabim por per mu kan me ken lojtar kot
Posted: Fri, 08 Jul 2005 , 02:09
by Admin
Lici firmos për Bakunë e Azerbajxhanit
Vllaznia, që prej ditës së djeshme, ka mbetur pa kapitenin e saj. Po ashtu, edhe Partizani ka mbetur pa bërë realitet një nga blerjet më të bujshme të parashikuara prej presidentit të tij. Kjo sepse Suad Lici ka firmosur një kontratë njëvjeçare me ekipin azerbajxhanas të Bakusë. Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti që dje ka qenë në Shkodër për të tërhequr dokumentacionin përkatës pranë klubit shkodran. Informacioni që vjen për këtë skuadër, nga më të mirat e këtij vendi, është se ajo sezonin e fundit ka fituar kupën e vendit dhe është renditur në vendin e katërt në kampionat. Duke qenë kështu, ata kanë siguruar të drejtën për të marrë pjesë në Kupën UEFA. Për këtë arsye, presidenca e klubit ka shpejtuar të ndërhyjë në merkato, duke shënjestruar futbollistin shkodran, i cili është pëlqyer menjëherë nga ish-trajneri i kombëtares së Azerbajxhanit, Asker Abdullajev që e drejton këtë skuadër. Me përfundimin e sezonin të kaluar ka mbaruar edhe kontrata që mesfushori me tipare mbrojtëse ka pasur me kuqeblutë. Për rrjedhojë, duke qenë i lirë, ai është vënë në kërkim të një klubi të ri. Dukej se Lici në moshën 31-vjeçare nuk kishte ndër mend të udhëtonte jashtë vendit, megjithëse në adresë të tij kishte mbërritur ndonjë ofertë. Dy ishin mundësitë për të, te Partizani, ku presidenti Xhani i kishte bërë gati një kontratë të leverdishme, dhe lojtari kishte rënë parimisht dakord, si dhe te Vllaznia, ku të qenit shkodran, dashje pa dashje, e ngacmonte për të mbetur sërish kuqeblu. Por në këtë dilemë ka dalë në skenë një ofertë shumë e mirë nga Azerbajxhani i largët. Ndërmjetësi i kësaj lëvizjeje ka qenë Edi Martini, futbollisti tjetër i njohur shkodran, që edhe vetë është duke çuar ndër mend të nisë një aventurë në këtë vend. Lidhjet e ngushta të Martinit me menaxherin kosovar Nexhmedin Haxhiu bënë që në planet e këtij të fundit të hynte edhe Suad Lici. Për pasojë, duke shfrytëzuar lidhjet e fundit me futbollin azerbajxhanas, Haxhiu i ka propozuar shkodranit, që bën pjesë në kombëtaren shqiptare, të mendonte edhe një lëvizje drejt këtij vendi. Duhet pranuar se fillimisht Suadi ka hezituar, por në fund ka vendosur të udhëtojë drejt këtij vendi për të bërë një provë të shkurtër dhe për të parë kushtet e kontratës. Prandaj edhe në ditët e para të korrikut ai ka fluturuar drejt ish-republikës sovjetike dhe është stërvitur 2?3 ditë me skuadrën e Bakusë. Kjo e fundit është duke bërë përgatitjet e saj të fundit për pjesëmarrjen në Kupën UEFA. Në këto ditë të qëndrimit të Licit në Azerbajxhan, ai ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me këtë skuadër, ndeshje në të cilën thuhet se ai ka shkëlqyer, duke shënuar edhe një gol, duke dhënë asiste dhe duke zhvilluar një lojë në nivel të lartë. Kaq ka mjaftuar dhe drejtuesit e Bakusë kanë nxituar t'i afrojnë firmosjen e një kontrate njëvjeçare. Ish-kapiteni i Vllaznisë nuk ka mundur t'i thotë "jo" ofertës tunduese financiare të azerbajxhanasve dhe për rrjedhojë mbrëmjen e së martës, së bashku me presidentin e K.F "Baku", Hafiz Mamadov, kanë firmosur kontratën njëvjeçare. Pas këtij veprimi, dje në mëngjes, Lici ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të tërhequr leje?kalimin dhe dokumentacionin e nevojshëm që nevojitet për këtë lëvizje, ngaqë kjo gjë duhet bërë sa më parë, pasi drejtuesit e skuadrës së re e duan shkodranin ta kenë të gatshëm që për ndeshjet e Kupës UEFA, më 14 korrik. "Kam firmosur për një vit me këtë skuadër, pasi vetë oferta financiare që më bënë drejtuesit e saj ishte e kënaqshme," - ka thënë dje Suadi. Në këtë mënyrë, pas Ilir Qorrit, futbollisti shkodran bëhet i dyti shqiptar që do të luajë në Azerbajxhanin e largët. Për Licin, kjo do jetë e para përvojë serioze jashtë Shqipërisë, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur me ekipet e Vllaznisë, Teutës, Luftëtarit dhe Tiranës.
Posted: Fri, 08 Jul 2005 , 10:28
by futbollist
as une si kam qefe qe marrin malazez,ma mire te shkojne ne Kosove e ti blejne nja 3-4lojtaret ma te mirt ku ti kene te Prishtina e Drita se sa me marre kshi lojtaresh qe kane pastru banjot e Podgorices.