Page 1 of 2

Elvin Beqiri

Posted: Fri, 14 Mar 2008 , 18:19
by Miri
Sa emocione! Si te ishte hera e pare ne Shkoder’

Elvin Beqiri u kthye ne fushe ndaj Beses, pas 10 muajsh mungese



Ashtu sic edhe kishte premtuar ne takimin me Besen per t’u rikthyer ne fushen e lojes, ashtu edhe ka vepruar ish-mbrojtesi i Kombetares shqiptare, Elvin Beqiri. Ka qene minuta e 69-te e takimit dhe ne vendin e mbrojtesit Sasha Delain eshte aktivizuar pikerisht mbrojtesi Beqiri dhe per te, duartrokitjet e tifozerise shkodrane kane qene te shumta. Ka qene nje shkeputje e gjate e shkodranit nga ekipi i tij i zemres dhe pas 5 vitesh ai mban perseri fanellen e ekipit kuqeblu. Per futbollistin qe ka pasur nje periudhe te gjate shkeputjeje nga fusha e blerte per shkak te demtimit, ky takim i pare pas 5 vitesh me fanellen e Vllaznise, por ky rikthim pas me shume se 10 muajsh ne fushen e blerte ka qene nje emocion ne vete.

Emocionet
“Te jem i sinqerte ka qene nje emocion i madh per mua, kjo ndoshta per dy arsye. Jam kthyer pas nje kohe te gjate ne fushen e stadiumit qe me ka dhene gjithcka, dhe per me teper, jam kthyer kur kisha nje periudhe te gjate pa luajtur ne cdo fushe loje. Emocionet e mija kane qene sikur te isha per te paren here ne fushen e lojes. Kam pasur shume emocione ne minutat e para te aktivizimit, dhe ato m’i shtuan me shume edhe duartrokitjet e tifozerise, qe prisnin te me shihnin ne fushen e lojes, por ishin po keto duartrokitje qe m’i lehtesuan”, thote Beqiri. Nderkohe qe duket se keto emocione per mbrojtesin tani kane kaluar, per me teper qe ai ka qene pjesetar i atij ekipi fitues ne perballjen te dyte te turit ηerekfinal te Kupes se Shqiperise me kavajasit. Nje fakt i tille duket se i jep optimizem mbrojtesit per vazhdimesine e tij dhe te ekipit, si ne Kupe dhe ne kampionat. “Ndihem mire qe u ktheva me fitore, pasi per me teper ishte nje fitore qe vinte perballe nje ekipi si Besa, i cili kishte ardhur ne Shkoder jo per turizem, por per te marre kualifikim. Ekipi mendoj se do te jete ndryshe nga ai ekip me shume lekundje, sidomos ne kete pjese te sezonit te vitit 2008. Kualifikimi do te na ndihmoje per te ecur me tej si ne Kupe, edhe ne kampionat, keshtu te pakten e mendoj une ekipin dhe rezultatet e tij ne te ardhmen”, thekson Beqiri.

Aspekti personal
Ndryshe nga optimizmi qe ka per ekipin tij Vllaznia, “Muci”, sic edhe thirret Beqiri nga shumica e tifozerise, por edhe nga vete tekniku i sapoardhur Haxhiosmanoviη, tregohet i kujdesshem me deklaratat ne aspektin personal. “Ne aspektin personal shpresoj qe nga takimi ne takim te jem me i vlefshem per ekipin. Une kam kaluar nje periudhe jo shume pozitive dhe per kete me duhet kohe per ta marre veten. Une i falenderoj te gjithe per perkrahjen qe po me japin, por deshiroj qe te jem i sinqerte me ta, pasi une nuk kam si te jem pernjehere ai i pari. Shpresoj qe sa me shpejt qe te jete e mundur, fale edhe punes do te bej te jem ne gjendje per t’iu pergjigjur ekipit dhe tifozerise sime”, perfundon Beqiri.

Posted: Fri, 14 Mar 2008 , 22:05
by vllaznia1919
TA PRIFTE ZOTI SA MA MARE ELVIN.
Se e meriton.Je nderi i tane SHKODRES!

Posted: Mon, 17 Mar 2008 , 13:11
by Admin
Ishalla rekuperohet ashtu sic duhet edhe na nderon, sic ka ba gjithmone.
Suksese.

Posted: Mon, 17 Mar 2008 , 15:35
by rai
une kam shume besim se Elvini ka me e gjet formen ma te mire, ai gjendet ne familjen e vet te Vllaznia e do e ket tan mshtetjen qe i duhet per tu rikuperu. Zoti te ndihmofte e ta baft si a ma mire naqe !

Posted: Sat, 17 May 2008 , 19:09
by GOLDIAN
a mundet kush me na dhan nej informacion ma te zjgerum ne lidhje me beqirin
a asht tu lujt apo thjesht figuron emri i tij ne skuader

Posted: Sun, 18 May 2008 , 15:07
by vllaznia1919
Ka lujte naqe por pak.Mesa kuptoj un hala nuk asht ne formen e tij ma te mire.

Re:

Posted: Tue, 26 May 2009 , 00:41
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Ka lujte naqe por pak.Mesa kuptoj un hala nuk asht ne formen e tij ma te mire.
kete sezon per mu ka ken skandal krejt

Re: Elvin Beqiri

Posted: Tue, 26 May 2009 , 20:59
by vllaznia1919
Ka shku me rrymen e ekipit.Por ishalla po ike sa ma shpejt te nej ekip jashte.

Re: Elvin Beqiri

Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 11:47
by GOLDIAN
ku ka shku beqiri te cili ekip

Re: Elvin Beqiri

Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 22:23
by vllaznia1919
Hala kerkun naqe.

Re: Elvin Beqiri

Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 20:26
by GOLDIAN
cil klub i bundesliges e kerkon beqirin a dini gja

Re: Elvin Beqiri

Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 22:06
by Admin
Mas mor burr ku ban per bundeslige Beqiri....
Me kete forme qe asht tu tregu nuk asht as per kategorine ZH te Gjermanise!!!

Re: Elvin Beqiri

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 02:32
by fpjalmi
nuk e di si ra beqiri kaq shum .

kur erdhi te vllaznia ishte ne nje forme te shkelqyeshme ,kurse tash asht 0.

Re: Elvin Beqiri

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 09:39
by Ujku
fpjalmi wrote:nuk e di si ra beqiri kaq shum .

kur erdhi te vllaznia ishte ne nje forme te shkelqyeshme ,kurse tash asht 0.
Beqiri kur erdhi ishte ne form te mir fizike edhe si lojtar komplet mir ke than Fpjalm
bile ne kampionatin e kalum kena nja 3 fitore vetem prej tij,mirpo erdhi tuj ra
pra faji asht i stafit teknik,qe s'kan dit me menaxhu si lojtar dhe ktu kuptohet se
cfar stervitjet jo profesionale bahet atje shkatrrohen lojtart se nuk sterviten
te ne mungojn teknikt e vertet edhe Lika din vec me dal me fol ne emisione tv
se ne nji nivel te ult asht si teknik, megjithse justifikohet kta lojtar kam ne dispozicion.

Re: Elvin Beqiri

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 12:21
by Miri
Per mendimin tem Beqiri nuk e meriton nje vend ne kombetaren Shqiptare biles mund te them qe edhe Vllaznia do kete shum probleme ne krah te tij.

Re: Elvin Beqiri

Posted: Sun, 26 Jul 2009 , 11:49
by Ujku
Po niset drejt Frances me vazhdu karrieren me ekipin Bulonja
nji ekip i nivelit mesatar ne futbollin frances,e pra doli fjala e jeme
qe Beqira esht nji lojtar i mir se atje nuk mund te shkojn kushdo nga futbolli shqiptar
ta prift zoti mar Elvin BEQIRI.

Re: Elvin Beqiri

Posted: Sun, 26 Jul 2009 , 15:06
by Skodrinon
me vjen keq qi nuk e kena provu ne mesfush perpara mrojtjes. ka dhane rezultate te mira ne at pozicion ne komtare e gabimet qi ban qi na kan hup kampionatin(bashke me gabimet e bashiç) do te kishin kene ma pak te damshme
gjithsesi i uroj fat ne france.

ps
ishalla ka perfitu edhe klubi nei lek prej kti trasferim, tu kene se beqiri ka pase edhe 6 muj kontrate

Re: Elvin Beqiri

Posted: Sun, 26 Jul 2009 , 15:20
by GOLDIAN
ju prifte e mara
kjo skuandra asht ne te dyten kategori apo te paren???
edhe une jam kurioz a thu klubi ka perfitu nej gja

Re: Elvin Beqiri

Posted: Sun, 26 Jul 2009 , 15:37
by vllaznia1919
Klubi asht ne kategori te pare meqa mora vesht e me duket se asht njite simjet.Klubi sma merr menja se ka perfitu gja se me duket se ka pase klauzole per jashte.Per mendimin tem ramja e Beqirit vjen prej faktit qe ekiupet shqiptare e kan zero pergatitjen fizike e Beqiri asht msu me lujte jashte ku sterviten mire.Ne France besoj se ka me u rrikthy aj qe ka ken.
Tu prifte mare Eli!

Re: Elvin Beqiri

Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 17:09
by Admin
Fajin e ka vete Beqiri nqs nuk ka ndej ne formen, nuk e ka nalu kush me ba stervitje shtese per me ndej gjthmone ne forme optimale.
Sdq Beqiri kur ka ardh tek Vllaznia ne mas u gabosha ka ken i demtum biles nji demtim teper serioz.... e masandej avash avash e morri vedin.