Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares
Posted: Wed, 26 Dec 2007 , 15:58
Zyrtare. Holandezi Ari Haan trajneri i ri Kombetares
Komiteti Ekzutiv i FSHF-se ne mbledhjen e rradhes pasi eshte informuar me kanditaturat per postine trajnerit te ekipit kombetar ka marre vendimin se per sezonin e ndeshjeve eleminatore te Kupes se Botes 2010 trajner i perfaqsueses se Shqiperise do te jete z.Ari Haan. Trajneri Holandez do te kete nje kontrate 2 vjecare me Federaten Shqiptare te Futbollit.Ne ditet e para te muajit Janar trajneri i kombetares Shqiptare do te mberrije ne Tirane per te firmosur zyrtarisht kontraten me Presidentin e FSHF-se z.Armand Duka dhe per te bere prezantimin me mediat.
Marre nga fshf.org
* * *
Kush eshte trajneri i gjashte i huaj i Shqiperise
Trajneri i pritshëm i Shqipërisë e festoi 59-vjetorin më 16 nëntor si i papunë, por 60-vjetorin nuk ka asnjë dyshim se do ta festojë si trajner i Shqipërisë. Sa për kujtesë, gjermani Hans Peter Brigel festoi si teknik i kuqezinjve 50-vjetorin dhe kroati Oto Bariç 75-vjetorin.
Holandezi kaloi 15 vjet si futbollist profesionist në vendin e tij të lindjes, pikërisht në një nga skuadrat më të famshme në botë, Ajaksin, me të cilin luajti në nivel të lartë në vitin 1969 në pozicionin e tij të preferuar, në mesfushë, por ai shprehej gjithashtu mirë në qendër të mbrojtjes.
Me Ajaksin, Ari fitoi thuajse gjithçka: tre tituj kampionë të Holandës, tri kupa të Holandës, tre trofe në Ligën e Kampioneve, një Kupë Interkontinentale dhe dy superkupa të Europës.
Në vitin 1974, ai vendosi të largohej nga Ajaksi për të kaluar te Fejenordi, ku arriti të fitojë edhe një Kupë UEFA.
Eksperienca e madhe si futbollist i dha atij dimensione të jashtëzakomshme dhe ai kërkoi të provonte një tjetër eksperiencë janë kufijve holandezë, duke shkuar në Mbretërinë e Belgjikës, te Anderlehti, me të cilën fitoi tituj dhe trofe si në planin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Në Belgjikë, Haan luajti edhe për fanellën e Standardit të Liezhit. Mosha filloi t’i rëndojë këmbët dhe Ari Haan vendosi të kthehej në atdhe në vitin 1983, për t’u aktivizuar me PSV Eindhoven derisa vendosi të varë “këpucët në gozhdë” në vitin 1984.
Në përfundim të karrierës së tij, Ari Haan shënoi 47 gola (shumë prej tyre nga goditje standarde) në 246 ndeshje të luajtura. Haan bënte pjesë në formacionin “portokalli” që diskutoi dy finalet e humbura në Kupën e Botës në vitin 1974 në Gjermani dhe në vitin 1978 në Argjentinë. Me Holandën, Haan zhvilloi 35 ndeshje, ku shënoi 6 gola. Goli i tij më i famshëm është ai i shënuar kundër Italisë nga 36 metra në Kupën e Botës së vitit 1978.
Disa vjet më pas, Haan nisi karrierën e tij si trajner, ku ka drejtuar në gjashtë vende të ndryshme një numër klubesh. Në Holandë: Fejenordin; në Belgjikë: Antverp, Anderleht, Standart; në Gjermani: Shtutgart, Nuremberg; në Greqi: PAOK-un, Paniliakos; në Austri: Austria e Vienës. Kontrata e tij e fundit me një klub ishte ajo me skuadrën iraniane të Persepolis në Teheran.
Eksperienca e tij më e suksesshme mbetet ajo aziatike, kur në drejtimin e Kombëtares së Kinës humbi finalen e Kupës së Azisë në vitin 2004. Ngushëllimi ishte kualifikimi në Botërorin e vitit 2006, por fatkeqësisht Ari Haan nuk e drejtoi Kinën në finalet e Gjermanisë. Në vitin 2006, Ari Haan mori drejtimin e Kamerunit, ku përçoi idetë e tij mbi futbollin “total”.
Karriera si trajner
Korrik 1984-dhjetor 1985, Antverp (Belgjikë)
Janar 1986-qershor 1987, Anderleht (Belgjikë)
Korrik 1987-mars 1990, Shtutgard (Gjermani)
Korrik 1990-qershor 1991, Nuremberg (Gjermani)
Korrik 1991-dhjetor 1993, Standard Liezh (Belgjikë)
Korrik 1995-tetor 1995, PAOK (Greqi)
Tetor 1995-tetor 1997, Fejenord (Holandë)
Dhjetor 1997-shtator 1998, Anderleht (Belgjikë)
Shkurt 1999-dhjetor 1999, PAOK (Greqi)
Nëntor 2000-dhjetor 2000, Omonia (Qipro)
Mars 2001-gusht 2001, Austria Vienë (Austri)
Dhjetor 2002-nëntor 2004, Kombëtarja e Kinës
Shkurt 2006-gusht 2006, Persepolis (Iran)
Gusht 2006-shkurt 2007, Kombëtarja e Kamerunit
Gjashte trajnerët e huaj qe kane drejtuar Shqiperine
Ari Haan (holandez) 01.01.2008-31.12.2010
Oto Bariç (kroat) 01.07.2006 01.06.2007
Hans Peter Brigel (gjerman) 29.03.2003 30.05.2006
Xhuzepe Dosena (italian) 12.10.2002 16.12.2002
Miklos Vadas (hungarez) 29.11.1953
Ljubisha Broshiç (serb) 22.09.1946 13.10.1946