Page 1 of 5

Vllaznia - Partizani

Posted: Thu, 06 Dec 2007 , 13:27
by PARTIZANI
te shpresojme te jete nje ndeshje e bukur dhe le te fitoje me i miri

Posted: Thu, 06 Dec 2007 , 14:39
by vllaznia1919
Te lumte goja.
DMTH NA! :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Vllaznia - Partizani

Posted: Thu, 06 Dec 2007 , 15:58
by Miri
PARTIZANI wrote:te shpresojme te jete nje ndeshje e bukur dhe le te fitoje me i miri
nese nuk fiton vllaznia do hash nje denim te mire se vete e hape temen.
ai qe hap temen merr persiper fitoren e Vllaznis :lol: :lol: :lol:

Posted: Thu, 06 Dec 2007 , 20:25
by julianos
TAMAM PO THU MEQE VET E HAPI TEMEN KA ME HUP .
SINANI NESHJEN ME DINAMON CENE SE SKA LUJT HIQ ME PARTIZANIN KA ME SHPARTALLU EDHE KRAJA KEKA NE FORM SKA KU ME SHKU NRYSH VEQ FITORES EDHE KOMPANIT E BASTEVE E FAVORIZOJN VLLAZNIN HAJT ISHALLA EDHE ME RREZULTAT TE MIR.

Posted: Thu, 06 Dec 2007 , 20:56
by vllaznia1919
Naqe mas pij shum se te ban dam. :lol: :lol: :lol: :lol:
E kam per avatarin.

Posted: Fri, 07 Dec 2007 , 00:11
by Edmond-Cela
per zoten ma burra se skishte ken mire me fitu kishte ken shum, se do te fut direkt ne valle.

per mendimin tem nese shenojm gol heret tham se kena me e fitu por ishalla edhe fati asht me ne dhe i kena sulmuaset ne form, se partizani po luan shum mire ita kohet e fundit.

Posted: Fri, 07 Dec 2007 , 00:14
by Edmond-Cela
Vllaznia gati festa, tifozet duan fitoren
Konsiderohet vertete si nje finale. Kuptohet ngaqe nje trepikesh ndaj Partizanit do ta fuste Vllaznine direkt ne vallen per titull por nderkohe çdo rezultat tjeter do te prishte shume pune. Si rrjedhoje parashikimet kane flluar te behen kudo ne Shkoder dhe shumica e njerezve besojne tek fitorja. Megjithate kete nuk mund ta thote me kaq siguri trajneri Mirel Josa. Njeriu qe stervit çdo dite kuqeblute kerkon te jete i matur ne çdo deklarate te tij dhe si rrjedhoje flet qarte dhe shume pak: “Nje ndeshje shume e rendesishme ku objektivi jone ashtu si ne çdo ndeshje tjeter do jete vetem fitorja.
Per ta fituar kete ndeshje do te duhet te derdhim shume djerse sepse kemi te bejme me nje kundershtar te veshtire megjithate asgje nuk eshte e pamundur aq me teper nisur nga seria e rezultateve pozitive qe ka bere skuadra javet e fundit”. Sakaq gjithe te tjeret jane vene pikerisht ne dispozicion te skuadres. Duke nisur nga presidenti Fushaj qe duket shume i vendosur per te bere me te miren per ekipin qe sponsorizon e kjo duket qe nga premioja e vendosur, grumbullimi i skuadres etj. Po ashtu edhe stafi tjeter i klubit me sekretarin Medja, drejtorin ekzekutiv Zaganjori, ate te marketingut Lohja, jane gjate gjithe dites ne levizje. Duan qe ndeshja me Partizanin te kthehet ne nje feste te vertete sa i takon organizimit por kuptohet qe deshira eshte qe kjo feste te shoqerohet me fitoren e Vllaznise. Skuadra nderkohe dje pasdite ka qene e plote ne stervitje dhe tek te gjithe futbollistet duket nje angazhim maksimal per kete ndeshje. Trajneri Josa do t’i kete ne dispozicion te gjithe futbollistet dhe nisur nga ky fakt me shume siguri qe formacionin me te cilin ai do luaje ndaj Partizanit, do jete i njejte me ate te ndeshjeve te fundit. Pra duke filluar me Grimen ne porte, me treshen e mbrojtjes Teli, Lici e Kapaj. Per te vazhduar me mesfushen ku pritet te luaje Hoti, Kotrri, Osja e Lika, nderkohe qe sulmi do t’i besohet treshes Kaçi-Sukaj-Sinani. Ky mendohet pra te jete 11-shja e cila do luaje ndaj te kuqve dhe synimi i tyre eshte padyshim fitorja. Kete e duan te gjithe, me se shumti tifozet kuqeblu. Nje perfaqesi e tyre dje pasdite ka patur nje takim me presidentin Fushaj dhe drejtuesit e tjeter te klubit me qellim mireorganizimine puneve ne menyte qe ndeshjes se neserme te mos i mungoje asgje. Qellimi dhe deshira e te gjitheve kuptohet qe eshte nje e vetme: fitorja e Vllaznise. Kete jgje do kerkojne edhe djemte e Joses ne fushe por mbetet per t’u pare sesi do interpretohet ndeshja nga ana e tyre. Kjo ngaqe kete edicion ata kane gabuar jo pak pikerisht aty ku nuk duhet te gabonin, ne “Loro Bori[I”.

Posted: Fri, 07 Dec 2007 , 00:16
by Edmond-Cela
Fushaj, 3 mije dollare plus per fitoren
Numri 1 i klubit shkodran e ka mbajtur serish fjalen e tij. Ashtu si edhe para ndeshjes se javes te kaluar me Dinamon, edhe kete here, presidenti Valter Fushaj i ka premtuar ekipit te tij shumen e 3 mije dollareve ne rast fitoreje me Partizanin. Siç dihet kjo premio e akorduar prej tij eshte plus asaj qe klubi Vllaznia eshte duke aplikuar sivjet dhe qe konsiston ne dhenien e vlerave te caktuara financiare per sportistet per piket qe ata grumbullojne pas 4 ndeshjesh rradhazi.

Kuqeblute, te grumbulluar serish ne “Meteor”
Njelloj si ne ndeshjet e fundit q eka zhviluar ne Shkoder, ekipi i Vllaznise edhe ne pragndeshjen me Partizanin do jete i grumbulluar nje nate perpara ketij takimi. Ky eshte vendimi qe kane marre drejtuesit e klubit ne bashkepunim me trajnerin Josa dhe si rrjedhoje e kesaj pasditen e sotme ne oren 17.00 lojtaret kuqeblu do grumbullohen ne hotel “Meteor” ne periferi te qytetit ku do qendrojne deri dy ore para fillimir te ndeshjes se neserme ndaj ekipit te kuq.

Posted: Fri, 07 Dec 2007 , 09:49
by PARTIZANI
vllaznia1919 wrote:Te lumte goja.
DMTH NA! :lol: :lol: :lol: :lol:
jo, ne
:lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 07 Dec 2007 , 15:03
by Miri
VLLAZNIA 3-1 Partizani
ky eshte parashikimi ime per kyt ndeshje.
PARA VLLAZNIAAAAAAA.

Posted: Fri, 07 Dec 2007 , 18:41
by PARTIZANI
akaliptos wrote:VLLAZNIA 3-1 Partizani
ky eshte parashikimi ime per kyt ndeshje.
PARA VLLAZNIAAAAAAA.
sipas meje e ke gabim :D

Posted: Fri, 07 Dec 2007 , 18:43
by PARTIZANI
[SKA KU ME SHKU NRYSH VEQ FITORES EDHE KOMPANIT E BASTEVE E FAVORIZOJN VLLAZNIN HAJT ISHALLA EDHE ME RREZULTAT TE MIR.[/quote]

duke njoh presidentet tane s'do e merrja per faktor pozitiv favorizimin nga kompanite e basteve

Posted: Fri, 07 Dec 2007 , 18:52
by LuAnIBarDhEKalTer
Java 14/ Bilanci Vllaznia-Partizani

Vllaznia-Partizani

8.12.2007, 15:30

Stadiumi: “Loro Boriçi”, Shkodër

Gjyqtarë: S.Jareci, E.Doda-D.Rexha

Bilanci: 128 ndeshje; 38 fitore Vllaznia, 32 barazime, 58 fitore Partizani. Golat: 131-181

Faza e parë:

Partizani-Vllaznia 1-0

Posted: Fri, 07 Dec 2007 , 18:55
by LuAnIBarDhEKalTer
Vllaznia-Partizani, bast për tri rezultatet


Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, Vioresin Sinani (23 gola) shënoi një gol me fanellën e Tiranës në tri takimet kundër Partizanit në edicionin 2006-2007, por dështoi të shënonte në kryeqytet me fanellën e Vllaznisë kur shkodranët u mundën nga Partizani me rezultatin e ngushtë 1-0 në javën e 3-të të sezonit aktual. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi lojtari më i ri i Kombëtares shqiptare, Elis Bakaj.

KËPUCA E ARTË - Vioresin Sinani, tri herë kampion i Shqipërisë (2 me Vllazninë, 1 me Tiranën) është i bindur se ndaj Partizanit do të shënojë (dëshiron golin e fitores) dhe do të marrë edhe kryesimin e listës së golashënuesve të këtij kampionati. Dy herë “këpuca e artë” e Shqipërisë (2003-2004, 2006-2007) nuk do ta ketë të lehtë përballë mbrojtjes së tretë më të mirë të kampionatit të përbërë nga lojtarë me përvojë si ish-lojtarët e Kombëtares shqiptare: Tefik Osmani, Aridit Beqiri e Luan Pinari, por dhe nga portieri cilësor si Orges Shehi, dikur në radhët e Vllaznisë në sezonin 2004-2005.

“2-2-2” - Ky kod numrash nuk shpreh asgjë tjetër por bilancin e Partizanit në gjashtë ndeshjet e zhvilluara jashtë kryeqytetit” dy fitore, dy barazime dhe dy humbje, duke pësuar 6 gola, nga shtatë që kanë pësuar të kuqtë gjatë 13 javëve të zhvilluara. Partizani mbërrin në Shkodër si bashkëkryesues me Dinamon (nga 25 pikë) me 4 pikë më shumë se Vllaznia vendase. Trajneri Lika pas fitores së bujshme me Besëlidhjen (4-0) një javë më parë dhe kualifikimin modest me Skraparin (dy fitore) në Kupën e Shqipërisë, ku dhe përdori “ushtrinë” rezervë, është i bindur se e pret një ndeshje e vështirë. “Vllaznia është një kundërshtar i fortë dhe këtë po e tregon javë pas jave”, - thotë tekniku Lika për kundërshtarin. “Ne jemi kryesues dhe do të kërkojmë në Shkodër fitoren”.

“LORO BORIÇI” - Vllaznia ka humbur një nga gjashtë takimet e deritanishme të luajtura në mitikun “Loro Boriçi”, një emër legjendar që lidh me një nyje fituesi 9 herë kampionët me 15-herë kampionët e Shqipërisë. Është interesant fakti se tri titujt e vetëm kampion të fituara si lojtar nga Loro, një i përket Vllaznisë (kampionati i vitit 1945) dhe dy Partizanit (1949, 1954). Si trajner Loro Boriçi fitoi 2 tituj me Partizanin (1962-1963, 1963-1964). Në ndeshjen e fundit në shtëpi, të nisur në të njëjtën orë 15:30, skuadra e Mirel Josës përmbysi disavantazhin me Elbasanin duke fituar 2-1 në dritat e projektorëve. Drejtuesit e klubit shkodran shpresojnë të arrijnë të njëjtën gjë edhe me të kuqtë duke u mbështetur te lojtari i 12-të. Edhe në vizitën e fundit të kuqve në Shkodër (java 20 e sezonit të kaluar), Vllaznia fitoi 1-0 falë golit të elbasanasit Klevis Dalipi, tashmë të larguar te Shkumbini. Por, të “kuqtë” do të kenë në “Loro Boriçi” të paktën mbi 500 tifozë, të cilët do të frymëzojnë “demat” për arritjen e fitores së dytë sezonale ndaj shkodranëve.

TONE PORTOKALLI – Ndërkombëtari Sokol Jareci ka qenë shpesh në listën e “zezë” të dy klubeve, madje gjyqtari tiranas është akuzuar jo rallë nga ish-presidentët e Vllaznisë, Myftar Çela e Agron Çela, ndërkohë që akuza e presidentit të Partizanit, Albert Xhani, ndaj Jarecit ka qenë shumë e ashpër: “Jareci është pjesë e sistemit dhe futbolli shqiptar duhet të shpëtojë nga ‘jarecëria’ dhe soji i tij”. Tashmë tonet ndaj gjyqtarit të FIFA-s si në Shkodër ashtu dhe në Tiranë janë të moderuara “portokalli”, madje Jareci është pranuar si “bilbili” më i pranueshëm për një supersfidë si Vllaznia-Partizani.

Posted: Fri, 07 Dec 2007 , 20:06
by Miri
PARTIZANI wrote:
akaliptos wrote:VLLAZNIA 3-1 Partizani
ky eshte parashikimi ime per kyt ndeshje.
PARA VLLAZNIAAAAAAA.
sipas meje e ke gabim :D
ca din ti mar :lol:
une jap rezultate te sakta :wink:
edhe te loja 1x2 te zura gadi :D

Posted: Fri, 07 Dec 2007 , 20:40
by forri
Partizano!!!!..3-1!!! dhe mos e diskuto më tashti! :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 07 Dec 2007 , 21:01
by iliriny
Meqenese kekan vu baste te shumta per fitoren e Vllaznise, kam frike se ndonji prej ekipit tone ka me na ba ndonji puc.
A DINI GJA A KENA MUNDESI ME EPA NDOKUND NDESHJEN. KISHTE KEN DICKA FANTASTIKE NESE NDOKUSH PREJ VLLEZENVE TONE NA E KRIJON KETE MUNDESI. SIDOQOFTE EDHE ME RADIO S'KISHTE KEN KEQ. HAJT FITORE ISHALLA.

Posted: Fri, 07 Dec 2007 , 22:14
by Edmond-Cela
15:25-17:15 Vllaznia-Partizani LIVE NE SUPERSPORT 5
Futboll, Kategoria Superiore, sezoni 2007-08, java 14 direkt nga Stadiumi Loro Borici ne Shkoder, kuqeblute presin miqte nga kryeqyteti ne nje klasike te futbollit shqiptar

Posted: Sat, 08 Dec 2007 , 13:38
by Miri
djema u mundova ta lidhi ndeshjen ne tv por nuk mujta tani presim nese vjen admini per ndryshe ne radio prap.

Posted: Sat, 08 Dec 2007 , 14:33
by vllaznia1919
Ma mire ne radio se hiq.
Puna e basteve edhe premioja e majme qe ka vu presidenti jone me lajne shum skeptik.Megjithate ishalla me i fitore sot.