Page 1 of 1
Otto Baric
Posted: Wed, 31 Oct 2007 , 00:53
by Edmond-Cela
po e hapi kyt tem vetem per tranjerin Otto Bariç.
si mendoni ju per drejtimin e kombetares ton qe ka ba, a ka ken i sukseshem apo jo, dhe e keni qef qe ai te drejtoj shqiperin edhe pas euro 2008 apo jo?
Fjalët e presidentit afrojnë shumë firmën e kroatit
Presidenti i FSHF-së, Z.Armando Duka ka deklaruar se “ Ne e kemi një trajner e nuk jemi duke kërkuar tjetër dhe duam të vazhdojmë punën e nisur me trajnerin që kemi”. Fjalët e thëna nga presidenti Duka afrojnë më shumë firmën e kroatit me kombëtaren Shqiptare. Në rast se gjithçka realizohet, atehere do plotësohet dhe dëshira e tifozëve të cilët janë pro rinovimit të Bariçit, këtë gjë e shprehen hapur dhe në takimin e fundit me Bullgarinë, ku një banderolë i dedikohej atij. Të dy palët janë dukur të gatshme për të bërë rinovimin, por ende asgjë nuk ështe hedhur në letër të bardhë.
Posted: Wed, 31 Oct 2007 , 21:45
by Edmond-Cela
Bariç, trajneri i 18-të i Shqipërisë
Kroati 75-vjeçar Oto Bariç është rizyrtarizuar si trajneri i 18-të i Kombëtares shqiptare, duke qenë kështu tekniku i tretë i huaj radhazi që drejton përfaqësuesen kuqezi, pas italianit Xhuzepe Dosena dhe gjermanit Hans Peter Brigel. Bariç, një ish-trajner i disa klubeve me emër në Europë, pranoi kontratën e reduktuar finaciare të ofruar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Bariç është trajneri më i vjetër në moshë në Europë që drejton një skuadër Kombëtare. Pas tij për nga mosha vjen trajneri i Spanjës, Luis Aragone (69 vjeç). Bariç, ish-trajner i kombëtareve të Austrisë dhe Kroacisë, bëhet kështu trajneri i pestë i huaj në historinë 61-vjeçare të Kombëtares. I pari i huaj që ka drejtuar përfaqësuesen kuqezi ka qenë serbi Ljubisha Broshiç (22.09.1946-13.10.1946, kampion i Ballkanit me Shqipërinë), hungarezi Miklosh Vadas, italiani Xhuzepe Dosena (12.10.2002-16.12.2002) dhe gjermani Hans Peter Brigel (29.03.2003-30.06.2006). Nga ana tjetër Bariç bëhet trajneri i tretë kroat që drejton një skuadër futbolli në Shqipëri pas Luka Bonaçiç dhe Ivan Kataliniç që drejtuan gjatë sezonit 2005-2006 Dinamon për disa javë.
Posted: Wed, 31 Oct 2007 , 21:45
by Edmond-Cela
Bariç, trajneri i 18-të i Shqipërisë
Kroati 75-vjeçar Oto Bariç është rizyrtarizuar si trajneri i 18-të i Kombëtares shqiptare, duke qenë kështu tekniku i tretë i huaj radhazi që drejton përfaqësuesen kuqezi, pas italianit Xhuzepe Dosena dhe gjermanit Hans Peter Brigel. Bariç, një ish-trajner i disa klubeve me emër në Europë, pranoi kontratën e reduktuar finaciare të ofruar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Bariç është trajneri më i vjetër në moshë në Europë që drejton një skuadër Kombëtare. Pas tij për nga mosha vjen trajneri i Spanjës, Luis Aragone (69 vjeç). Bariç, ish-trajner i kombëtareve të Austrisë dhe Kroacisë, bëhet kështu trajneri i pestë i huaj në historinë 61-vjeçare të Kombëtares. I pari i huaj që ka drejtuar përfaqësuesen kuqezi ka qenë serbi Ljubisha Broshiç (22.09.1946-13.10.1946, kampion i Ballkanit me Shqipërinë), hungarezi Miklosh Vadas, italiani Xhuzepe Dosena (12.10.2002-16.12.2002) dhe gjermani Hans Peter Brigel (29.03.2003-30.06.2006). Nga ana tjetër Bariç bëhet trajneri i tretë kroat që drejton një skuadër futbolli në Shqipëri pas Luka Bonaçiç dhe Ivan Kataliniç që drejtuan gjatë sezonit 2005-2006 Dinamon për disa javë.
Posted: Wed, 31 Oct 2007 , 22:51
by Man in Redblue
[img]PER%20HAJR[/img]
Posted: Thu, 01 Nov 2007 , 12:24
by vllaznia1919
Hajt ishalla po vazhdon punen e mire qe ka ba deri tesh.Ne fillim kam ken ner te part qe kam tham se nuk na duhet gja nji trajner 80 vjeq por tuj pa rezultatet e lojnat e mira qe ka ba komtarja mendoj se asht trajner i mire.
Posted: Thu, 01 Nov 2007 , 13:39
by Miri
ene kut te bie rat do e sjellim me krevat ne stadium per me stervit lojtart ton
Posted: Sat, 03 Nov 2007 , 13:03
by Admin
Po me bahet qejfi qe Baric ka nenshkru edhe per 2 vjet te tjera.
Deri tesh ka ba nji pune te mire duke fut ne loje lojtaret qe e kan meritu ma shume.
Posted: Thu, 08 Nov 2007 , 02:23
by luankerlle
une mendoj se osht trajner edhe per kto dy vjet e ardhshme ka me kriju ni skuader te forte
Posted: Thu, 15 Nov 2007 , 21:57
by Edmond-Cela
Kur Bariçi shikonte filma pornografikë
Bledar KUKA
Nuk ka parë një film të plotë, në asnjë mënyrë, të paktën publikisht aspak. Por disa vite më parë Oto Bariçi ka pranuar një propozim “pikant” të një fotoreporteri kroat që të shikonin një disketë me një film të famshëm pornografik të një ylli kroat, mbiquajtur Severina (Era e Veriut). “Si e pa Bariçi Severinën” është titulli i shkrimit të gazetës kroate “Sllobodna Dalmacija”, botuar në qershor të vitit 2004.
Ishte periudha kur trajneri me përvojë drejtonte kombëtaren e Kroacisë në finalet e Kampionatit Europian në Portugali. Gazetarët e kishin “mësyer”, pasi drejtuesit e përfaqësueses kroate pranuan që të hanin drekë së bashku me ta dhe fotoreporterët. Mes shkrepjeve të bliceve dhe tavolinave që po shtroheshin, në sallë hyri edhe Bariçi që deklaroi se “erdha që të mos thoni se nuk doja t’ju takoja”.
Më pas, veterani pozoi me një gotë lëng frutash në dorë, ndërsa gjithçka po shkonte në atmosferë të qetë dhe miqësore. Me kalimin e minutave, atmosfera u bë jo vetëm miqësore, por edhe intime dhe, pikërisht në një moment të tillë, dikush prej fotoreporterëve lëshoi “bombën”.
“A mund ta vendosim një disketë me filmin e famshëm pornografik të Severinës, - pyeti ai, - ju e dini se gjella e ndaluar të pëlqen më shumë …”. Këto fjalë e kapën në çast të mirë Bariçin, që nuk refuzoi. “Nuk është se më pëlqen propozimi, - tha me gjysmë zemre ai, - por, hajde, kur të doni, që të mos thoni pastaj se nuk jam i shoqërueshëm”.
Më e bukura ishte se filmi porno u shfaq në ekran, por Bariçi u kthye “në origjinë” si trajner i kombëtares së Kroacisë, duke ia prerë “mjaft, edhe për kaq duhet të më falenderoni”. Nga “Sllobodna Dalmacija”, në “taborin e përfaqësueses kroate” ishin dy fotoreporterë, Tom Dubravec e Bozho Vukiçeviq si dhe dy gazetarë, Mladen Barisha e Slaven Alfireviq. Nuk dihet se cili prej fotoreporterëve ia bëri propozimin djegës Bariçin …
Çudi e madhe, por në bisedën që katër të dërguarit e “Sllododnës” bënë me shoferin e tyre portugez, Korushin (Coruche), u përmend edhe emri i Shqipërisë. “Kush janë vendet më të varfër në Europë?”, - ishte një pyetje mes tyre dhe përgjigja vijoi: “Shqipëria dhe Portugalia”.
E Enjte, 15 Nentor 2007
Posted: Thu, 15 Nov 2007 , 23:12
by Man in Redblue
nuk me pelqejne kto zigzaget e dukes, baric asht tranieri ma i mire i mundshme
Posted: Thu, 15 Nov 2007 , 23:28
by vllaznia1919
Artikull teper i dobte.Nuk ka lidhje me futbollin kja marri,per menimin tem.
Posted: Thu, 15 Nov 2007 , 23:40
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:Artikull teper i dobte.Nuk ka lidhje me futbollin kja marri,per menimin tem.
si rralle her kto kohet e fundit
bashkohem me mendimin tend, me te vertet marri fund e maje.
Ky gazetari qi e ka shkru me siguri nuk ka pa asnji her vete kshi filmash dhe asht evlija
Posted: Fri, 16 Nov 2007 , 00:49
by Edmond-Cela
NUK DIN CA ME SHKRU. MARRE ME I THAN KUJT. ISHTU ASHT KUR KA GAZETAR PA TE KUALIFIKUM PER ME SHKRU ARTIKUJ.
Posted: Fri, 16 Nov 2007 , 14:46
by vllaznia1919
Man in Redblue wrote:vllaznia1919 wrote:Artikull teper i dobte.Nuk ka lidhje me futbollin kja marri,per menimin tem.
si rralle her kto kohet e fundit
bashkohem me mendimin tend, me te vertet marri fund e maje.
Ky gazetari qe e ka shkru me siguri nuk ka pa asnji her vete kshi filmash dhe asht evlija
Ma mire rralle se hiç!Po ba me ba at qe duhet jena dakort krejt manej.
Posted: Sat, 17 Nov 2007 , 17:51
by Admin
O kta skan ca bajne edhe shkrujn kot!!!!
Se marr vesht se ca ka dasht me tregu me ket gja gazetari....
Eh rroft gazetaria ne Shqipni.
Posted: Tue, 20 Nov 2007 , 09:07
by tironsi_tr
per nder te gazetarise ne shqiperi jom tu zi dy koqe veze!!!
ka mor fund cdo gje. besnik dizdari pat shkru nji artikull shume te bukur para kampionatit te 69, ene thoshte "cfare t'i urojme kampionatit kombetar te 69?" pergjigja qe: GAZETARI PROFESIONISTE!!!! Ketu fillon mangesia numer 1.