Alarm te Vllaznia: 9 lojtarë në dyshim
21 Gusht Atmosferë e zymtë dhe aspak entuziaste ka përcjellë seancën e djeshme stërvitore të kuqebluve. Trajneri Josa ishte i dëshpëruar, pasi në prag të ndeshjes së parë të kampionatit ai nuk mund të thotë se me cilët futbollistë do të luajë në përuruesen ElbasaniVllaznia. Edhe pse të shtunën e kaluar, në katërkëndorin “Loro Boriçi” ai e ndërtoi formacionin me këta lojtarë si titullarë, në fakt ai akoma nuk i ka në dispozicion për ndeshjen ndaj verdhebluve.
Belisha, “karton i kuq” nga Bizhdili
Një nga temat më të lakuara gjatë ditës së djeshme ka qenë ajo e mesfushsorit Amarildo Belisha, i cili rrezikohet të mos lejohet nga FSHF që të luajë për Vllazninë. Edhe pse thuhet se ka nënshkruar një kontratë me presidentin Fushaj, në adresë të Belishës është shfaqur një “karton i kuq”, të cilin ia ka dërguar numri një i Besës, Nexhat Bizhdili. Nga klubi kavajas është deklaruar se Belisha ka një kontratë dyvjeçare me Besën. Vetë lojtari ka reaguar ashpër, duke thënë se nuk ka më asnjë detyrim me klubin kavajas, ngaqë kontrata zyrtare me të pati përfunduar, ndërsa pretendimet e Bizhdilit i ka vlerësuar si emocionale. Dje, zyrtarët e Vllaznisë, drejtori ekzekutiv Zaganjori dhe sekretari Medja, në zyrat e federatës janë njohur me këtë fakt, pasi presidenti Bizhdili e kishte depozituar në FSHF kontratën ka depozituar në FSHF kontratën dy vjeôare që ka të lidhur me shkodranin Belisha. Sapo kanë mbërritur në Shkodër, zyrtarët shkodranë ia kanë bërë të qartë Belishës, por ai nuk ka pranuar të jetë e vërtetë. Në këto kushte, zyrtarët e klubit do të udhëtojnë sërish në Tiranë, por këtë radhë duke patur me vete edhe Belishën.
DelainGjika, s’ka “armëpushim”
Një tjetër pengesë “e pakapërcyeshme” është ngritur edhe për kongolezin me pasaportë gjermane, Sasa Delain. Ndërsa u fol për një mirëkuptim për çështjen Leandro, me presidentin e Partizanit, Albert Xhani (të paktën kështu u tha, por drejtori ekzekutiv Zaganjori nuk e konfirmon zyrtarisht një gjë të tillë), drejtuesit shkodranë prisnin të njëjtën gjë edhe me klubin Flamurtari në lidhje me Delainin. Por këtu duke se ka ngecur “sharra në gozhdë”, sespe kryebashkiaku vlonjat, Shpëtim Gjika, nuk ka ndërmend të tolerojë. Burime pranë klubit Vllaznia bëjnë të ditur se dyshja ZaganjoriMartini, ky i dyti drejtor teknik, kanë bërë një vizitë në Vlorë, ku janë takuar personalisht me Gjikën, në përpjekje të një “zbutje të klimës” lidhur me çështjen “Delain”. Nga sa mësohet, kryebashkiaku është paraqitur tejet i revoltuar për qëndrimin e lojtarit, duke nxjerrë një “dosje” me thyerjet e dispilinës në kurriz të Flaamurtarit, dhe nuk ka lënëasnjë shteg zgjidhjeje për këtë problem.
Treshja Osja, Lici, Kotrri, të pezulluar
Pjesë e shqetësimit të kampit kuqeblu është edhe mungesa e tre futbollistëve titullarë, Osja, Lici e Kotrri, që vazhdojnë të jenë të pezulluar nga Komisioni i Disiplinës me nga tri ndeshje secili, për braktisjen e fushës në përballjen e fundit të kampionatit të kaluar, TiranaVllaznia. Drejtuesit shkodranë kanë mbetur me shpresë se, deri përpara fillimit të kampionatit, masa e marrë ndaj tyre do të zbutej, ashtu sikurse ndodhi edhe me teknikun Josa, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje pozitive. Zyrtarët e klubit kanë depozituar në FSHF një tjetër kërkesë për falje, por përgjigja ka vonuar, duke mbajtur jo pak në tension stafin teknik, që duhet të vendoës për formacionin e ndeshjes “Ruzhdi Bizhuta”.
Në pikëpyetje edhe Sinani, Nora e Kraja
“Kur të vjen e keqja, hapi derën”, thotë një fjalë e urtë popullore, çka vlen për situatat që po kalon klubi shkodran, sepse mund të ketë edhe lojtarë të tjerë, që mund të mos vihen në dispozicion të Josës për transfertën elbasanase. Duke vijuar me problemet e dokumentacionit, edhe shtatlarti Elvis Kraja nuk i ka qartësuar akoma problemet me ishskuadrën e tij greke, Iraklis. Zyrtarët e Vllaznisë thanë edhe për të se sot do të interesohen në zyrat e FSHFsë. Edhe dy lojtarë me peshë në skuadër, si Sinani e Nora, nuk janë në qindpërqindëshine tyre për të kontribuar për skuadrën. Gjirokastriti, i dëmtuar që në miqësoren përballë Sutjeskës, dhe Sinani, me një problem muskular, kanë bërë stërvitje të diferencuar dhe nuk luajtë
qa bajne kta betg**** mor