Page 1 of 10
Kupa Intertoto T2:KS Vllaznia-Trabzonspor
Posted: Sun, 01 Jul 2007 , 11:36
by Admin
Ne turin e dyte Vllaznia ka me u ndesh kunder skuadres turke Trabzonspor.
Ndeshjet luhen me 7 dhe 14 Korrik.
Morali i ekipit asht rrit jashtzakonisht e te shpresojme ne nje loje dinjitoze kunder turqve dhe pse jo kalimin e turit.
Forca Vllaznia
Trabzonspor - VLLAZNIA, VLLAZNA - Trabzonspor
Posted: Sun, 01 Jul 2007 , 11:43
by Edmond-Cela
asht pak heret me fol per kyt ndeshje. po ma qe e kalume me sukses kroatet duhet me ja vu mendjen vetem ketyne dy ndeshjve. e mendone se Vllaznia ka force me e kalu turqit me kyt skuades qe ka apo i duhet edhe na lojtare tjere se zban, dhe sa mendoni qe Vllaznia mund te hece???
une per mendimin bem tham se ka me ken shum e veshtire por nese na japim 100% dhe pak fat dhem se kena ma kalu turqit. do isht mire nese blejm duron tesh shqejt.
Posted: Sun, 01 Jul 2007 , 11:59
by futbollist
Bane mire qe e hape per anglisht te pakten ktu te flasim shqip vetem ne e ti ndajme sekretet e skuadres tone
Posted: Sun, 01 Jul 2007 , 12:05
by futbollist
Tesh per mendimin tem duhet stervitje intensive 2here ne dite deri diten e ndeshjes sepse turqit jane shum ma te nalte fizikisht se ne.Shyqyr zotit qe Josa ka disipline ne grup dhe asht profesionist me majt skuadren me kame ne toke dhe nuk jep deklarata si trajnert e tjere me pretendime te medhaja.Nji gja tjeter qe e theksova dhe ma pare eshte qe ceshtja dabulla duhet me marre fund sa ma shpejt.Shpresojme qe Dalipi,Sinani dhe Dabulla te jene gati per kyt ndeshje.
Posted: Sun, 01 Jul 2007 , 12:52
by vllaznia1919
Duhet me mujte mas me hupe thelle atje e me shpresu naj sen ne Shkoder.Megjthse fshtire e kena.
Posted: Sun, 01 Jul 2007 , 13:30
by Edmond-Cela
ne kronik e ndeshjer Trabzonspor Beshiktash
http://youtube.com/watch?v=o7G67Y7Pblw
Posted: Sun, 01 Jul 2007 , 17:55
by GoL
Dihet se ka me ken nje neshje super e veshtire. Trabzonspor jane nje ekip shume i mire dhe i forte. Na duhet me e ba te tonen. Me e marr sa ma seriozisht neshjen, me dhan maksimumin. Dhe forma e lojtareve normal do te vije ne rritje. Rezultati i neshjes se pare ka me ken shume i rendesishem.
Ishalla kena fat.
Posted: Mon, 02 Jul 2007 , 01:39
by Admin
Ndeshja normale qe asht e veshtire por ja e pamujtun, duhet me lujt me kujdes si edhe me shfrytzu rastet qe shpresojme kane me ju paraqit sulmusave tone.
Asht pozitive edhe se ndeshjen e dyte e kane mrenda.
Pashe nje gol te nji lojtari te Trabzonsporit (Yattara), qe e perdorte shume mire topin e ishte shume teknik, lojtar qe duhet me u mbulu shume mire.
Posted: Mon, 02 Jul 2007 , 09:21
by GOLDIAN
une them te luajme krejt lirshem pasi dihet se jemi komplet te pavorizuar ne krahasim me ta
kujtoni tiraen me kayserin vjet
jane me te pergatitur fizikisht por nese ne do kemi lojtar te tipit sukaj qe as shenon e as pason do e kemi tej maset te veshtire
Posted: Mon, 02 Jul 2007 , 13:27
by vllaznia1919
Plotesisht dakort me ty naqe.
Posted: Mon, 02 Jul 2007 , 14:42
by Miri
sipas mendimit tim vllaznia do e kalojne dhe turnin e dyte,
skuadra turke nuk eshte dhe aq e forte sa per tju trembur,
kete vllaznia e tregoj dhe kur luajti me gallatasarain madje ndeshjen e pare ne turqi kishte te gjitha mundesite per te marrur barazimin pastaj ndeshja e kthimit e kishte emrin hasan shash i cili e kthej rrezultatin kunder nesh kshtu qe po te pregatitemi mire do jet mjaft lehte ti thyej tyrqit.
Posted: Mon, 02 Jul 2007 , 14:46
by GOLDIAN
akaliptos wrote:sipas mendimit tim vllaznia do e kalojne dhe turnin e dyte,
skuadra turke nuk eshte dhe aq e forte sa per tju trembur,
kete vllaznia e tregoj dhe kur luajti me gallatasarain madje ndeshjen e pare ne turqi kishte te gjitha mundesite per te marrur barazimin pastaj ndeshja e kthimit e kishte emrin hasan shash i cili e kthej rrezultatin kunder nesh kshtu qe po te pregatitemi mire do jet mjaft lehte ti thyej tyrqit.
vlla me gallaten ishin kohna tjera mos harro
Posted: Mon, 02 Jul 2007 , 19:12
by Admin
Sic thet Goldi, me Gallatasarain Vllaznia ka pas ndoshta ekipin ma te mire ne 20 vitet e fundit.
Trabzonspori asht skuader e mire dhe me tradite dhe per Vllaznine ska me kene aspak e lehte. Te shpresojme ne nje loje dinjitoze dhe ishalla kena fatin n'anen tone.
Ndeshja e pare luhet me date 8 korrik ora (19:00 me oren lokale te turqise), ora 20:00 me te Shqipnise nqs nuk gabohem.
Ndeshja do te arbitrohet nga treshja hollandeze me kryesor Bas Nijhuis dhe anesore Nicky Siebert e J.F. Hans Olde Olthof. Arbiter i katert turku Adil Sinem.
Posted: Mon, 02 Jul 2007 , 19:42
by Admin
Kush është Trabzonspori?
Kundërshtari i Vllaznisë për turin e dytë të Kupës Intertoto, skuadra e Trabzonsporit, është një ndër klubet më të shquara të Turqisë, fama e të cilit i ka kaluar kufijtë vendës dhe ka arritur Europën. Historia e turqve është pak a shumë e njëjtë me Vllazninë, sepse edhe Trabzonspori ka rivalizuar gjithnjë me ekipet e njohura të qyteteve të mëdha, ashtu si shkodranët. Fama e arritur dhe themelimi i këtij klubi, ka qenë jo i lehtë. Klubi ka funksionuar në dy stade, ku në fillim janë formuar njëkohësisht tri skuadra amatore, Admanguçi, Karadenziguçi dhe Martispor, të cilat më vonë janë bashkuar në një klub të vetëm, me emrin Trabzonspor, që u themelua më 2 gusht të vitit 1967. Ngjyrat e fanellës janë kuqeblu. Nga sezoni 1966-67 deri në 1973-1974 ka marrë pjesë në kategorinë e dytë. Në sezonin 1974-1975 është ngjitur për herë të parë në kategorinë e parë dhe këtë sezon e përfundon në vendin e nëntë dhe gjithashtu fiton Kupën e Paqes së Qipros.
Rekordi historik i klubit është sezoni 1975-1976, ku fitoi titullin kampionë dhe arriti të kalonte me sukses duelin me skuadrat e Stambollit, Gallatasarai, Fenerbahçe dhe Beshiktash, gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Ky kampionat u quajt si një koincidencë, por Trabzonspori vazhdoi ta tregonte veten në vitet e ardhshme. U arritën të fitoheshin tri kampionate radhazi, në vitet 1979-1981. Titulli i fundit është në sezonin 1983-1984, kur u fitua Kupa e Turqisë. Përveç arritjeve brenda vendit, Trabzonspori nuk ka ngelur pas edhe në kompeticionet europiane, ku është ballafaquar me skuadra të njohura. Ajo ka arritur të mundë në shtëpi ekipe si Liverpuli, Interi dhe Barcelona, madje këto të fundit nuk kanë arritur të shënojnë qoftë edhe një gol në fushën e Trabzonsporit.
Sukses historik për ta në Europë mund të quhet eliminimi në Kupën UEFA i skuadrave të tilla si Olimpik Lion në sezonin 1991-1992 dhe Aston Vila në sezonin 1994-1995. Sezonin e fundit e mbylli në vendin e 4-t, me 52 pikë, dhe fitoi të drejtën e përfaqësimit në Kupën Intertoto. Presidenti i klubit është Nuri Albairak, ndërsa trajner Zija Doçan. Senjol Gynesh është një nga emrat e njohur të futbollit turk, që është aktivizuar me Trabzonsporin, madje që ka qenë për 10 vite kapiten i saj dhe kohët e fundit ka drejtuar kombëtaren turke. Me këtë skuadër ka luajtur edhe Alban Bushi, ndërkohë që në drejtim të saj ka qenë për disa kohë ish-trajneri ynë kuqezi, Brigel.
Sporti Shqiptar
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 18:06
by sportist_shkodran
Per mendimin tem lojtart duhet mi lan lirshem as mos mi fry as mos mi shti frigen,ne fund te fundit edhe ata nuk jan te ulun prej qillit.Edhe lojtaret ton nuk lozin per her te par me ekipe te huja,asht futboll gjithqa mund te ndodhin.
SUKSESE-VLLAZNIS te shtnden ne turqi.
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 18:31
by Miri
do jete nje ndeshje e veshtire por jo e pa kaluar,
vllaznia pas kalimit te turnit te pare besoj qe eshte mjaft e ngritur ne moral dhe do lozi futboll me shpirt.
VLLAZNI ole ole VLLAZNI ole ole per ty nuk do pushoj kurre te kendoj ole ole.
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 18:58
by futbollist
UEFA s’hap hetim për Vllazninë
4 Korrik Zyrtare, shkdoranët mund të luajnë të qetë në turin e dytë të Intertotos
UEFA ka vendosur t’i japë fund telenovelës “Vllaznia” në Kupën Intertoto duke mos hapur asnjë hetim zyrtar në lidhje me dyshimet, që kanë pasur të dërguarit e saj në ndeshjen Vllaznia?NK Zagreb. “Është e vërtetë, që delegatët e UEFA?s kanë pasur dyshimet e tyre për këtë ndeshje, megjithatë UEFA nuk do të ndërrmarë asnjë hetim zyrtar”, ka qënë esenca e emailit të mëbrritur në redkasinë e Sport Ekspres nga zyra e shtypit në Nion. “Vlaznia mudnt ëluajë e qetë në turin e dytë të Kupës Intertoto përballë truqve të Trabzonsporit”.
Tesh besoj mund te rrini te qete tane atyne qe po i dhimte barku
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 19:01
by futbollist
sportist_shkodran wrote:Per mendimin tem lojtart duhet mi lan lirshem as mos mi fry as mos mi shti frigen,ne fund te fundit edhe ata nuk jan te ulun prej qillit.Edhe lojtaret ton nuk lozin per her te par me ekipe te huja,asht futboll gjithqa mund te ndodhin.
SUKSESE-VLLAZNIS te shtnden ne turqi.
Lojtare si Lici,Grima,Sinani,Dalipi,Kotrri jane msu me lujt me skuadra te huja kshu qe besoj qe ska me pase frike te shumica e lojtareve.Deri tesh jane mushe gazetat me lajmet e trukimit te ndeshjes,skena ndi gja hala ku bahet Dabulla ose si asht gjendja e Dalipit ose e Sinanit?Nqs din kush gja ndonje lajm te na informojne.Shpresoj qe edhe Dalipi dhe Sinani te jene gati per kyt ndeshje decizive.
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 20:34
by Kirasjani
nji pytje kam ndeshja a asht me 7 apo me 8?se dikush thet asht twe shtunen me 7 dikush thet asht te dielen me 8.edhe a thu kena me pas mundesi me e pa ndeshjen ne internet si e pame kyt te fundit a ?
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 20:52
by Miri
ndeshja eshte me 8 korrik ora 18:00
ndersa per ta pare ne internet nuk e di.