Page 1 of 1

Ndeshjet Miqesore te Kombetares

Posted: Tue, 17 Apr 2007 , 14:44
by Edmond-Cela
Anglia: Shqiptarë prisni, jeni në listë

MireC'kaKeq



Dje Federata Shqiptare e Futbollit ka pasur një tjetër komunikim me Anglinë në lidhje me miqësoren që është në plan në datën 25 maj. FSHF-ja ka dërguar një faks ku kërkon të dijë nëse është apo jo në listën e Federatës Angleze, ndërkohë që kjo e fundit ka konfirmuar interesimin. "Duhet të prisni edhe pak, është duke u shqyrtuar", - kanë thënë ata. Çka do të thotë se Shqipëria ka jo pak shanse për të luajtur me Anglinë në fund të majit. Gjithsesi, britanikët kanë të drejtën e zgjedhjes, pasi kanë nisur shumë fakse.

balkanweb

Posted: Tue, 17 Apr 2007 , 20:20
by vllaznia1919
Naqe kyt teme ishte dashte me e vu te seksioni i komtares.

Posted: Tue, 17 Apr 2007 , 20:34
by kuqeblu
vllaznia1919 wrote:Naqe kyt teme ishte dashte me e vu te seksioni i komtares.
Nuk asht problem naqe, per njikyt pun jena ne :D

Posted: Tue, 17 Apr 2007 , 20:43
by kuqeblu
Angli - Shqiperi ndoshta ne horizont!
Tirane, 15 prill - Federata Shqiptare e Futbollit ka pas disa kontaktesh te vazhdueshme me disa Federata homologe ne Europe , tashme eshte në bisedime dhe ka si një opsion zhvillimin e nje ndeshjeje miqesore Angli-Shqiperi.

FSHF nuk e ka pare te arsyeshme te zyrrtarizoje kete zhvillim te fundit pa marre nje konfirmim zyrtar te federates Angleze te futbollit. Duke pare disa shkrime jo te sakta ne median e shkruar (Sporti Shqiptar ne vecanti), po bejme kete sqarim per te qene korrekt me opinion publik.

Nderkaq FSHF eshte ne bisedime per te zhvilluar ndeshje miqesore ne fund te muajit maj edhe me perfaqesuesen e Wellsit. Trajneri i ekipit kombetar Otto Baric keto dite ndodhet ne Gjermani per te vezhguar nga afer disa lojtare te cilet mund te jene kandidate per te veshur fanelen e ekipit kombetar.

Tekniku Kroat sot ka ndjekur nje ndeshje te skuadres St.Pauli ku luajne disa lojtare Shqiptare me origjine Kosovare. Baric do te udhetoje drejt Shqiperise ne date 25 prill per te vezhguar dhe ndjekur disa ndeshje te kampionatit shqiptar te futbollit.

Marre nga futbolli.com